Aksidentohet për vdekje shqiptari në SHBA, la pas bashkëshorten dhe djalin 12 vjeç - Bota Sot
Aksidentohet për vdekje shqiptari në SHBA, la pas bashkëshorten dhe djalin 12 vjeç

Amerika

Aksidentohet për vdekje shqiptari në SHBA, la pas bashkëshorten dhe djalin 12 vjeç

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 22:07
Viktima, sipas mediave lokale është 36-vjeçari Mitildit Lako, i cili jetonte në Illinois.

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur të dielën në Baker City, në shtetin amerikan Oregon. Viktima, sipas mediave lokale është 36-vjeçari Mitildit Lako, i cili jetonte në Illinois.

Lako ishte në pasagjer në një furgon tip “Ford”, që drejtohej nga një 53-vjeçar shqiptar, me banim po në Illinois. Mjeti u godit nga pas nga një tjetër automjet mbrëmjen e 12 gushtit. Lako, i cili raportohet se e kishte vendosur rripin e sigurimit, mbeti i vdekur për përplasja. Ndërsa shqiptari tjetër u dërgua në spital. Edhe drejtuesi i automjetet tjetër të përfshirë në aksident bashkë me një fëmijë që ishte pasagjer në të, mbetën të plagosur lehtë dhe u transportuan në spital, raporton media lokale “Argus Observer“.

Në faqen online “GoFundMe”, një platformë për mbledhjen e fondeve në rast fatkeqësisht apo ngjarje të rëndësishme të jetës, është kërkuar ndihmë për funeralin e shqiptarit. Aty, synohet të mblidhen 30,000 dollarë për të ndihmuar bashkëshorten dhe djalin 12-vjeçar të viktimës.

“Mitilditi ka lindur në Pogradec, Shqipëri më 5 maj 1982 dhe ka ardhur në Çikago (Elmwood Park, IL) për një jetë më të mirë”, lexohet në njoftimin në GoFundMe.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...