17-të vjetori i 9/11 u përkujtua nga klerikët, punonjësit e rendit, dhe diplomatet shqiptar në New York

Amerika

17-të vjetori i 9/11 u përkujtua nga klerikët, punonjësit e rendit, dhe diplomatet shqiptar në New York

Nga: Beqir Sina Më: 12 shtator 2018 Në ora: 18:21
17-të vjetori i 9/11 u përkujtua nga klerikët, punonjësit e rendit, dhe diplomatët shqiptarë në New York

STATEN ISLAND NEW YORK CITY : Ishulli i Staten Island, në New York , Shtatëmbëdhjetë vjet pas 11 shtatorit të vitit 2001, nën një qiell me shi, ishullorët e lagjes gjysmë milon banorve “Staten Island”, përfshirë edhe komunitetin shqiptar, u mblodhën dje në mesdrek për përkujtimin vjetor të 9 shtatorit 2001, në një ceremony përkujtimore të mbajtur në Memorialin “Rrethi i Engjëllit” në sheshin Grasmere.

Udhëheqësit, e Ishullit, Majori , senator, kongresman, senatrot shteti dhe asambleist Oficerët e FDNY dhe NYPD, klerikët, banorë të ishullit, dhe anëtar të familjeve që humbën të dashurit në sulmet terroriste, ishin të pranishëm në këtë ceremony, përfshirë edhe Imam Dr. Tahir Kukaj i Qendrës Kulturore Islame Shqiptare në Tompkinsville në Staten Island, me përfaqësues të komunitetit mysliman në këtë ishull që ka edhe nje nga xhamitë më të mëdha në SHBA.
"Është shumë e rëndësishme të kujtojmë ata që kanë vdekur," tha Imam Kukaj, "Por është gjithashtu e rëndësishme të bashkohemi me anëtarët e familjeve – dhe gjithe komunitetin është shumë e rëndësishme, të I japim një nderim e respect kësaj dite së bashku me popullin Amerikan"

Në mesazhin e tij, përkujtimor në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ishte Presidenti i Shoqatës Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane – “Illyrian Society of Law Enforcement”, Sargent Ylli Dautaj, i pikelluar thellë për kolegët e tyre që humbën jetën nga uniformat blu të New yorkut, dhe zjarrfiksit, postojë fotografitë e ceremonies së mbajtur dje në stacionin e policisë me shënimin: “Sot, po shënojm 17 vjet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit që shkatërruan Nju Jorkun dhe tronditën pjesën tjetër të botës”.

Ndërkaq të ndodhur dje në New York, në kuadër të vizitës së Kryeministrit të Kosovës, anëtar të Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës H.E. Z.RamushHaradinaj, i shoqëruar nga diplomatët e Kosovës në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, shprehen ngushëllimet në emër të Kryeministrit në Memorialilin 9/11, në Gorund Zero në Nju Jork, duke vedosur edhe një kurorë me lule të freskta. “Zoti i bekoftë United States Of America - WeRemember 9/11 - NeverForget” shkruajti në Facebook, Konsullata e Përgjithshme të Kosovës në New York.

Wendy Pellegrino, themeluesi i Memoralit “Rrethi i Engjelit” në Staten Island New York, dhe organizatori i ngjarjes, tha: "Kemi bërë një premtim që nuk do ta harrojmë kurrë, prandaj ne po bëjmë këtu sonte. Vazhdojmë çdo vit për ceremoninë tonë për të kujtuar botën të asaj që ndodhi. Ne të gjithë jemi këtu për të nderuar ata që kanë vdekur më 9 shtator ".

"Ne duhet të kujtojmë se çfarë urrejtjeje bëri dhe të përpiqemi ta mbushim botën me dashuri dhe dhembshuri", tha një fjalim emocionuese Pellegrino. "Mendoj se është shumë e rëndësishme ta përcjellim këtë në gjeneratën e ardhshme" tha ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat