Adem Demaçi me bust në Amerikë

Amerika

Adem Demaçi me bust në Amerikë

Nga: Beqir Sina Më: 29 shtator 2018 Në ora: 21:58
Të dielën e kaluar në Nju Jork, një grup i cili ka iniciuar idenë e ngritjes së një shtatore ose busti të Adem Demaçit në Nju Jork, mbajti një tubim për të shpalosur idenë e ngritjes së veprës së Adem Demaçit në Amerikë

YONKERS NY: Të dielën e kaluar në Nju Jork, një grup i cili ka iniciuar idenë e ngritjes së një shtatore ose busti të Adem Demaçit në Nju Jork, mbajti një tubim për të shpalosur idenë e ngritjes së veprës së Adem Demaçit në Amerikë.
Adem Demaçi fituesi i çmimit Saharov- (Çmimi Saharov është çmim për lirinë e mendimit, i pagëzuar sipas disidentit dhe shkencëtarit nga ish - Bashkimi Sovjetik Andrej Saharov (Andrei Sakharov), u nda nga jeta në moshën 82 vjeç. 

Tubimi për të jetësuar dhe për të nderuar jetën e Adem Demaçit, u mbajtë në të njëjtin vend - lokalin Royal Regency Hotel, në Tuckahoe Rd, në Yonkers, të Nju Jorkut, vendin ku 19 vjet më parë, djem e vajza nga Amerika, veshen uniformat e UÇK-së, dhe kapën armët duke lënë Amerikën, dhe duke shkuar për të luftuar në çlirimin e Kosovës.

Ky tubim u mbajt nën organizimin dhe kujdesin e grupit që dha i pari idenë dhe po inicion vënjen në jet të ngritjes së kësaj vepre, dhe janë  anëtarët e Këshillit Inicus : Gjek Gjonlekaj, Shefki Mexhuani, Gani Shehu, Naim Qelaj dhe Veton Grajqevci.

Ndërsa, morën pjesë anëtar të Shoqatës Atlantiku, drejtuesve të saj, dhe veprimtar të komunitetit shqiptar nga zona e Tri-Shtetshit , Nju Jork, Nju Xhersi, dhe Kenektiket.

Simbas njoftimeve në uebfaqen e tyre, organizatorët, thanë se tubimin e drejtojë zoti Shefki Mexhuani, i cili mbasi foli për jetën dhe veprën në këtë takim, kërkoi për të nderuar Adem Demaqin, me nji minut heshtje.
 Me pas drejtuesi i këtij tubimi, zoti Mexhuani i dha fjalën zotit Gjek Gjonlekaj.

Image

I cili, në një bised duke folur rreth kësaj inisiative, i pohoi gazetës Bota sot, se Idenë i pari për ngritjen e një shtatore në Nju Jork për Adem Demaçin, e dha i pari Shefki Mexhuani, më 19 shtator takimin përkujtimor. 

Gjonlekaj, u shpreh në fjalimin e tij, se Mexhuani, hodhi iden, duke menduar se do të ishte një nder për komunitetin tonë të kishim një shtatore a mundësisht një bust,  të Adem Demaçit, në një nga vendbanimet më të mëdha të shqiptarve në Amerikë, siç është edhe qyteti i Bronxit në Nju Jork, i konsideruar si kryeqendra shqiptar e dekadave të fundit.

Më tej duke folur rreth kësaj ideje Gjonlekaj, u shpreh se :" Është, më se e vërtet dhe me vend pasi që Demaçin e kishim symbol të qendresës ose ma mirë me thënë të përpjekjeve tona, për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Dhe, është e vërtet se pothuajse në të gjtiha demostratat që u bën për lirinë e pavarësisnë e Kosovës, në Shtetet e Bashkuara ishin të pranishme thirrjet e shqiptarve Free Kosova – Free Adem Demaçi – Duam Kosovën e Lirë dhe Kosovën e Pavarur. Këto kan qenë thirrjet e shqiptarvë të Amerikës, që frymëzuan brezat e shqiptarve në Amerikë”, tha ai duke shtuar se “Ky emër ishte më i nderuari më i dashuri te shqiptarët kudo për qendresën, sakrificën, çlirimin e Kosovës”.

Gjek Gjonlekaj, i cili si e cekem më lart është edhe ai në grupin iniciator,  mendon se shtatorja ose busti, do të ishte një dëshmi historike për brezat e ardhëshëm shqiptar amerikan të cilët do të shkonin për t’a nderuar për çdo vjet, dhe në çdo ngjarje duke marr parasyshë edhe çdo shqiptar që vjen nga vendlindja jonë, duke  nderuar heroin tonë, njeriun e veçantë të qëndresës shqiptare Adem Demaçin.

“Ky do të ishte nder edhe për komunitetin shqiptar të Amerikës, që ka zgjedhur t'a nderojë në këtë mynyrë me ngritjen e një shtatore, e cila do të ketë edhe mbishkrimin e gëdhendur disa fragmente huazuar nga një shkrim I gazetës Nju Jork Times në vitin 1999, me titullin “Kampioni i Lirisë së Kosovës – Champion of the Freedom of Kosova ”, tha ai.
Andaj për Gjonlekajn, : "Kjo, që natyrisht do të ishte  edhe një rilindje, për të kujtuar të kaluarën e tij, për t’u treguar brezave të ardhëshëm të Kosovës, se duhet të jenë më të kujdesshëm për të nderuar të gjitha figurat e mëdha historike, të popullit shqiptar, që kan bërë aq shumë për lirinë e kombit shqiptar."

Image

Ndërkohë, duke folur për qëllimin e ngritjes së kësaj shtatorje në Amerikë, Gjonalekaj, tha se "Është, për të treguar edhe një herë se Adem Demaçi, është shqiptari që është folur më shumë për lirin dhe vuajtjet e Kosovës, mbasi ai do mbetet edhe si një symbol i rezistencës sonë kombëtare”.
 
Në këtë takim inicues foli edhe ish komandati i Batalionit Atlantiku, Gani Shehu, i cili po ashtu është në grupin iniciator për iden dhe propozimin për ngritjen e Shtatores ose bustit dhe foli për figurën dhe sakrificën e Adem Demaqit.
Naim Qelaj mbajti nji fjalim mjaft domethënës për veprën dhe jetën e Baces Adem, si e quajti ai Heroin e Kosovës Adem Demaçin.

Më pastai ka folur Veton Grajqevci i cili përqendrua rreth idesë së zoti Shefki Mexhuani që ishin me mjaft për interes për të pranishmit.

Adrian Grajqevci sekretar i Shoqatës Atlantiku përpos fjalimit të tij rreth veprës së Adem Demaçit, u ndal tek fakti se ekzistoin Dokumentet Zyrtare në Prishtin për Veprimtarin e Bacit Adem, që duhen dorzuar zyrtarve të lart të shettit të Nju Jorkut.

Po ashtu në këtë tubim e morën fjalën : Hamid Alaj që përfaqësoi Shoqatën Kraja, veprimtarët Haxhi Zeneli, Alush Shala Sami Gashi, Jeton Rama, dhe Ali Ahmetaj,  ku të gjithë të pranishmit kan folur rreth veprimtaris së Adem Demaqit të cilët e përkrahën bashkërisht këtë iniciativë të hedhur për her të parë nga zoti Shefki Mexuani.

Z. Mexhuani i njoftoi të pranishmit  se në pamundësi për të marr pjes në takim për shkak të largësis, Harun Ceka i cili përfaqson shqiptarët në Dallas, Luigj Gjoka, po ashtu nga Detroidi, Niazi Musliu nga Alaska, dhe Gani Ahmetaj nga Wisconsin e kan përkrahur fuqimisht inciativën .

Takimin e percolli televizioni Albanian Culture me  Adem Belliun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat