Besnik Tahiri: Kurrë Kosova s’do të ishte këtu pa diasporën e Amerikës - Bota Sot
Besnik Tahiri: Kurrë Kosova s’do të ishte këtu pa diasporën e Amerikës

Amerika

Besnik Tahiri: Kurrë Kosova s’do të ishte këtu pa diasporën e Amerikës

Nga: Beqir Sina Më: 5 tetor 2018 Në ora: 17:16
Besnik Tahiri së bashku me kryeministrin në Amerikë

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka thënë se pa diasporën shqiptare në Amerikë, Kosova kurrë nuk do të ishte e pavarësuar.

Këto komente Tahiri i ka bërë pasi kthimit nga Amerika ku kanë marrë pjesë bashkë me Kryeministrin Ramush Haradinaj në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara.

Tahiri ka thënë se gjatë qëndrimit njëjavor në Amerikë kanë konfirmuar partneritetin strategjik të Kosovës me amerikënt.
“Kosova është e bekuar me miqësinë me SHBA-në. Duhet ta ruajmë, ta nderojmë dhe kultivojmë atë. Miqësia me SHBA-në është dhe do të mbetet e shenjtë për Kosovën dhe popullin e saj. Këtë miqësi e mundësoi Diaspora shqiptare në Amerikë që nuk kurseu asgjë për të ngritur çështjen kombëtare. Aferim të gjithëve, se pa ju kurrë Kosova nuk do të ishte këtu”, ka shkruar Tahiri, në FB.

Ai ka kërkuar seriozitet dhe profesionalizëm si dhe punë ekipore për të pasur sukses Shteti i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ka thënë se një qasje të tillë kanë pasur edhe gjatë takimeve me zyrtarët amerikanë gjatë qëndrimit në SHBA.

“Tregimin për vendin duhet ta bëjmë NE, pasi që si vend dhe shoqëri pa asnjë dyshim jemi para shumë shteteve anëtare të OKB-së e të barabartë me shumë shtete që pavarësinë e tyre e kanë shpallur para më shumë se 100 vitesh. Andaj, nuk duhet të ngurrojmë, kursejmë e as të njihemi inferior. Gjithmonë, kur e përshkruajmë tregimin duhet të jemi përmbajtësor, të flasim me argumente, dokumente të shkruara dhe rezultate faktike.

Fatmirësisht e drejta është me popullin dhe shtetin tonë, dhe këtë duhet ta dëshmojmë. Për ta arritur këtë duhet seriozitet e profesionalizëm dhe se puna ekipore është çelësi i saj. Ju siguroj që këtë çasje e kemi pasur gjatë gjithë vizitës dhe në secilin takim”, ka shtuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera