Këshilli i Qarkut i jep titullin “Mirënjohje e Qarkut” të Tiranës Veprimtarit Haxhi Dauti nga SHBA

Amerika

Këshilli i Qarkut i jep titullin “Mirënjohje e Qarkut” të Tiranës Veprimtarit Haxhi Dauti nga SHBA

Nga: Beqir SINA Më: 10 tetor 2018 Në ora: 10:51
Haxhi Dauti

Këshilli i Qarkut të Tiranës vlerësoi veprimtarin strugan në SHBA me titullin “Mirënjohje e Qarkut” me motivacionin “Për kontributin dhe ndihmën që ka dhënë për Tiranën gjatë periudhës së tranzicionit demokratik - Dalluar për ndihmat e mëdha humanitare me veshmbathje dhe një kontributi në vazhdimësi për çështjen shqiptare”
Ky është titulli më i lartë që jepet nga Qarku i Tiranës - iu dorëzua Haxhi Dauti Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan nga kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi dhe stafi i tij.

Titulli iu dha gjatë vizitës që i bëri këto ditë Tiranës Haxhi Dauti i shoqëruar dhe nga Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi dhe përfaqësuesi për Shqipërin i KSHA Arben Tafili.

Kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi tha se: “Ky është një simbol i hapur i Qarkut të Tiranës - dhe që do të thotë se ju do ta keni për cdo her "derën e hapur" në Tiranë.”

Ju faleminderojmë me këtë rast për gjithcka keni bërë për cështjen shqiptare në SHBA, lobimin e cështjes shqiptare por edhe ndihmat humanitare në vitet më të vështira kur Shqipëria sapo kishte dalë nga sistemi i kaluar dhe hyri në demokraci.Ky është një vlerësim për ju ndaj kontributit që keni dhënë dhe vazhdoni të jepni nga SHBA së bashku me komunitetin shqiptar në Amerikë, tha Dalipi.

Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan Haxhi Dauti veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në Amerikë, duke marre këtë mirënjohje nga Qarku i Tiranës u shpreh se ndjehej shumë i vlerësuar.

“Edhe për mua kjo Mirënjohje është dicka e vecantë dhe një vlerësim i dytë ka atdheu ynë, andaj jam shumë i nderuar dhe i perviligjuar ta pranojë këtë Mirënjohje nga Qarku i Tiranës më i madhi në vendin tonë.Nuk gjejë fjalë të shpreh kënaqësin e madhe për këtë nder që po më bëhet - Ju faleminderit shumë !", tha Dauti duke pranuar mirënjohjen e Qarkut të Tiranës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat