Kryeministri Haradinaj priti në Prishtinë drejtuesin e lartë të VOA-s, prof. Elez Biberaj - Bota Sot
Kryeministri Haradinaj priti në Prishtinë drejtuesin e lartë të VOA-s, prof. Elez Biberaj

Amerika

Kryeministri Haradinaj priti në Prishtinë drejtuesin e lartë të VOA-s, prof. Elez Biberaj

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:46
Ramush Haradinaj, priti Prishtine drejtuesin e lart te VOA-s, Profesor Elez Biberaj, Drejtor

Sot paradite,12 Tetor 2018, Kryeministri i Republikës së Kosoves, Ramush Haradinaj, priti Prishtine drejtuesin e lart te VOA-s, Profesor Elez Biberaj, Drejtor i Divizionit Euro-Azi në “Zërin e Amerikës” dhe e nderoi ate me kete rast me titullin e lart te qeverise se Republikes se Kosoves. 

Ne kete pritje moren pjese Profesor Elez Biberaj dhe bashkeshortja e tij Kadirja, si dhe korespondetet e Zerit te Amerikes ne Prishtine Besim Abazi dhe Leonat Shehu.
Kryeministri i Kosoves zoti Ramush Haradinaj shkroi menjeher pas takimit ne uebfaqen e tij ne rrjetin social Facebook, se Elez Biberaj, Drejtor i Divizionit Euro-Azi në “Zërin e Amerikës” ka qenë me dekada zë i fuqishëm i të drejtës sonë. Kënaqësi të evokonim kujtime nga vitet ‘90 dhe të bashkëbisedojmë për aktualitetin politik në hapësirat shqiptare. “Mediumi i fuqishëm ndërkombëtar “Zëri i Amerikës” ka pasur rol të pazëvendësueshëm në pasqyrimin e realitetit tonë në tri dekadat e fundit dhe vazhdon të mbetet dritare e të vërtetës për Kosovën dhe shqiptarët.” shkruan Kryeministri Haradinaj.” raporton gazeta Bota sot nga Prishtina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera