69 vite pas vdekjes eshtrat e Mit’hat Frashërit, nga Nju Jorku, dërgohen në Shqipëri - Bota Sot
69 vite pas vdekjes eshtrat e Mit’hat Frashërit, nga Nju Jorku, dërgohen në Shqipëri

Amerika

69 vite pas vdekjes eshtrat e Mit’hat Frashërit, nga Nju Jorku, dërgohen në Shqipëri

Nga: Beqir Sina Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 07:52
Mit’hat Frashëri

"Më në fund përmbushet amaneti i mendimtarit të Kombit Mit’hat Frashëri, për t’u prehur në atdhe. 110 vjetori i Kongresit të Manastirit drejtuar prej Mit'hat Frashërit, përmbush edhe amanetin e një prej mendimtarëve të mëdhenj të Kombit Shqiptar, për t’u prehur në vendin e tij pas 69 vitesh që ai u nda nga jeta në mënyrë misterioze në shtëpinë e tij në Nju Jork” 

HARTSADALE NY : Ceremonia zyrtare për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, u zhvillua jo shumë larg vendit ku preheshin eshtrat e Mithat Frashërit, në të njëjtin kanton në Hartsdale të Nju Jorkut, dhe folësit e trajtuan atë si një figurë shumë dimensionale, i cili ka qenë pjesëmarrës aktiv në disa periudha me rëndësi kritike të kombit shqiptar.
Mid’hat Frashëri, i njohur me emrin e penës Lumo Skëndo, u nda nga jeta papritur më 3 tetor 1949 në Nju Jork, ku kishte ardhur nga Evropa për të organizuar Komitetin Shqipëria e Lirë në Amerikë dhe trupi i tij deri tani prehej në varrezën Ferncliff të qarkut Weschester.
Verimtaria e përcjelljes së eshtrave në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”, Qendren e saj Kulturore “Nëna Tereze” , dhe në të morën pjesë qindra bashkëatdhetar.

Për të marrë pjesë në këtë ceremony zyrtare kishin ardhur shumë personalitete shqiptaro-amerikane, nga Nju Jorku, dhe zona e Tri-Shteshit, si dhe veprimtar të komunitetit nga shtetet të largta: Detroiti, Çikago, Los Angelos, Uashingtoni, Florida, Bostoni, Filadelfia, Dallasi, e tjer, si dhe një delegacion nga Shqipëria, me përfaqësues nga qeveria Kryetari i komisionit qeveritar të “Të Vitit Mbarkombëtar të Skenderbeut”, Thomas Frashëri, dhe nga Instituti i Studimeve Historike në Tiranë, Lumo Skëndo, Profesor Uran Butka dhe deputeti i Partisë Demokratiek Agron Shehaj, si dhe anëtar të familjes së Mithat Frashërit, Najada Petrela.
Ceremonia për përcjelljen e eshtrave të Mithat Frashërit, nisi me një fjalë hapse të “Master of Ceremony”, Visar Tasimi, përfaqësues i Komunitetit Shqiptar në Kenektikët.
Baritoni Riad Ymeri - këndoi hymnet kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Në emër të mikpritësit të kësaj ceremonie, foli Famullitari i Kishës Katolike , “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj
Më pas u shfaq filmi dokumentar “Servant of the Nation” , i cili është me skenar të Uran Butkës, dhe regjisor Saimir Kumbaro. 

Historiani Butka, tha se ky është një dokumentar ku ai ka gjetur për të përdorur materiale nga arkivat, e disa kryeqendrave botërore, të cilat fillojnë prej Athinës, Stambollit, Beogradit, Romës, Parisit, Londrës, përfshirë edhe Nju Jorkun e Uashingtonin, dhe ato të Shqipërisë. 
Ndërkohë, që gjatë dokumentarit me metrazh të gjatë folën dhe vlerësuan nga Tirana, historian e studiues të njohur shqiptar, si Aurel Plasari, Bardhyl Londo e të tjer.

Mbas shfaqjes së këtij filmi dokumentar një skuadër u uniformave blu të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, shoqëruan me automjetet e policies NYPD, në rrugët e qytetit arkivolin me eshtrat e Mitahat Frashërit, deri sa e sollën atë në ceremoninë që po mbahej në Qendren Kulturore “Nëna Tereza”, ku një skuadër e uniformave blu, duke nderuar këtë figure të madhe kombëtare shqiptare, e vendosi në mesin e qendres kulturore “Nëna Tereza” arkivolin e mbuluar me flamurin tonë kombëtar – flamurin kuq e zi .
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës SH.S. Floreta Faber, e cila udhëhoqi këtë ceremony, dhe e cila ka qenë sit ha ajo e angazhuar qysh nga dita e pare për përcjelljen e eshtrave të Mithat Frashërit, në fjalën e saj tha se : “Pas një pritjeje të gjatë, amaneti i tij do të shkojë ne vend: Ai do të varroset në Shqipëri. Ku shteti shqiptar vendosi sjelljen e eshtrave të tij në atdhe, me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit mbasi ai u zgjodh dhe kryetar i tij dhe së fundmi mësojmë se do të varroset pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës, në kodrat e Liqenit”. 

Përfaqësuesja e diplomacisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorja Floreta Faber, tregoi edhe për procedurat e ndjekura për të përmbushur këtë nismë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare dhe për të çuar në vend amanetin e Mid’hat Frashërit.

Ajo tregojë se interesimi dhe mbështetja nga ana e diasporës ka qenë e jashtëzakonshme, dhe faleminderojë në mënyrë të veçantë, Këshilltarin e Bashiksë së Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj, filnatropistin Richard Lukaj, dhe kryetarin e Këshillit Shqiptar Amerikan zotin Haxhi Dauti e të tjer.
Ndërkohë, gjatë fjalës së saj ajo kujtoj mikpritjen që kishte pasur nga znj. Barie Aliko dhe familja e saj ne Detroit, kur i vizitoi për të marrë informacionet e para dhe bashkëpunimin e tyre aq të vyer gjatë gjithë këtij procesi. 
“Bashkëshorti i zonjës Aliko, bashkëpunëtor dhe mik i afërt i Mid’hat Frashërit, kishte lënë një porosi, që zonja Bahrie, tha ambasadorja e Shqipërisë, në Uashington, deri në fund të jetës së saj të punonte për të çuar në fund amanetin e Mid’hat Frashërit. Ajo tashmë ndihej e çliruar që më në fund kjo porosi po realizohej.”
Kurse, duke folur për ata që kanë ndihmuar me procesin e dërgimit në atdhe, Ajo tha se :”  Një ndihmë të madhe ka dhënë avokati Edward Toptani nga Nju Jorku, i cili kishte ofruar gjithë bashkëpunimin e tij dhe punoi vullnetarisht deri në plotësimin e të gjitha kërkesave ligjore për dërgimin e eshtrave drejt Tiranës, simbas saj. 
Procedurat u kryen në kohë rekord! Vazhdoi ajo, duke thënë  se për këtë ndihmojë avokati Ardian Neritani, Por, i një rëndësie thelbësore për realizimin e këtij procesi është kontributi dhe bashkëpunimi me familjarët dhe veçanërisht me stërmbesën e tij, znj. Najada Petrela, e cila ka punuar bashkë me ne në çdo hap dhe na kanë dhënë një besim të madh gjatë gjithë procesit. 
“Ajo tregoi vullnetin dhe besimin e plotë që të ndiqnim së bashku të gjithë hapat e nevojshme, që t’i afroheshim kësaj dite të kthimit në Shqipëri të eshtrave të Mid’hat Frashërit. Në këtë fazë do doja të përmendja se, pavarësisht se autoritet amerikane ku ne u drejtuam për bashkëpunim nuk ishin në dijeni të përmasave, të vlerave të personalitetit që ne po bënim gati procedurën zyrtare, na kanë pritur me një frymë tejet bashkëpunuese. Ky bashkëpunim bëri të mundur që gjithë procedurat, përfshirë ato ligjore, të kryhen në kohë rekord dhe krejtësisht në përshtatje me afatet e vendosura nga Vendimi i Këshillit të Ministrave” theksojë ambasadorja Floreta Faber.
Më pas me një përshëndetje në emër të familjes ishte znj. Najada Petrela dhe nga Familja Frashëri, z. Tomi Frashëri, Drejtues i Komisionit Shtetëror për organizimin e veprimtarive në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Z. Uran Butka dhe Instituti i Kërkimeve HIitorike “Lumo Skëndo”, erdhi në këtë ceremony me një kumtes e cila I kushtohej figures markante të Mitahat Frashërit.
Drejtori i Insitutit Lumo Skëndo, Uran Butka, i cili kishte udhëtuar nga Tirana në Nju Jork, enkas  për përcjelljen e eshtrave të tij, i tha se në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, bëri që eshtrat e Mit 'hat Frashërit, dërgohen në Tiranë më 14 nëntor. 
 
Butka, tha se ceremoniali  shtetëror në nder të  Mit'hat Frashërit do të jetë madhështor, e ku do të bashkojë personalitete nga vende të ndryshme europiane dhe nga Nju Jorku. Ku së fundmi në kujtim të tij muajin e kaluar në Tiranë, figura e Mit'hat Frashërit erdhi e plotë, pasi Insituti Lumo Skëndon ka botuar 3 vepra nga korpusi i plotë, me një parathënie në tre faqe nga shkrimtari I madh Ismail Kadare, që do të përmbledh gjithë veprimtarinë e plotë në 13 vepra. Ndërkohë që edhe Biblioteka Kombëtare botoi pak kohë me parë revistën “Diturija” të themeluar nga Mit’hat Frashëri në një botim të posaçëm.
Dr. Skender Myrtezani, i cili ka hulumtuar vazhdimisht për figuren e Mithat Frashërit, nxorri edhe një her në pah vdekjen e mistershme të Mithat Frashërit, në një hotel të Nju Jorkut.
Veprimtari i njohur, dhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë, në Detroit, zoti Ekrem Bradha tha se  “ Jo vetëm në kohën kur u përfshi në përpjekjet e mëdha të Rilindjes kombëtare për emancipimin kombëtar dhe individual të shqiptarëve, por edhe në çdo moment tjetër të veprimtarisë së tij publicistike, diplomatike dhe politike, Mid’hat Frashëri spikati prej orientimit të tij pro-perendimor dhe qasjes vizionare ndaj marrëdhënieve të privilegjuara me aleatët tanë të çdo kohe, sot, partnerët kryesorë strategjikë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë kontekst, atdhesimi i eshtrave të këtij patrioti të shquar, lipset të jetë një moment përbashkimi, solemniteti dhe krenarie për të gjithë diasporën shqiptare në SHBA, sikundër duhet të kthehet në një shprehje dinjitoze mirënjohje për tokën e bekuar amerikane që i qe banesë e fundit për 69 vjet dhe një moment kremtimi të marrëdhënieve historike shqiptaro-amerikane, tha ai.
Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Tiranë, dhe Kryetari i Bektashinjve të Maqedonisë, Arben Sulejmani I vetmi përfaqësues shqiptar nga Maqedonia, nderuan me pjesmarrjen e tyre në emër të besimit fetar të Mithat Frashërit.
 
 Një vlerësim të madh për Mithat Frashërin bëri edhe Famullitari I Kishës “Zoja Pajtore” në Michigan Dom Nue Gjergji, tha se :”Është jubileu i 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, të cilit Mid’hat Frashëri ju bë kryetar dhe udhërrëfyes, së bashku me At Gjergj Fishtën, dhe shumë atdhetarë të tjerë, që mundëson në kuadrin më të denjë të mundshëm, dërgimin në atdhe të eshtrave të tij. Kjo ngjarje është një nga më të rëndësishmet e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.
Në ceremoninë që shënojnë këtë ngjarje, të zhvilluar në New York , për dergimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit  që të prehen në varrezat monumentale të vëllezërve Frashëri, në kodrat e liqenit në Tiranë, pranë babait dhe xhaxhait të tij, jo larg vendit ku prehen edhe eshtrat e personalitetit tjetër të shquar, Faik Konicës, foli Imam Tahir Kukaj nga Qendra Islame në Staten Island – Nju Jork.
Në emër të kishës ortodokse të Shën Nikollës në Kuins – NY, përshëndeti këtë ceremony Prifti Nathan Preston .
Në fund bashkëkombasit tanë , përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA, pas bekimit dhe lutjes fetare nga të katër klerikët, Baba Edmond Brahimaj, nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Tiranë, Famullitari i Kishës “Zoja Pajtore” në Michigan Dom Nue Gjergji, Imam Tahir Kukaj nga Qendra Islame në Staten Island – Nju Jork, Prifti Nathan Preston i Kishës ortodokse të Shën Nikollës në Kuins – NY, bënë nderimet e fundit pranë arkivolit të eshtrave të Mithat Frashërit, mbuluar me flamurin kuq e zi, të shoqëruar me një frymë vëllazërie, qytetarie, dinjiteti dhe atdhedashurie, virtute që karakterizuan në shkallën më të lartë edhe figurën Mid’hat Frashërit, dhe kthimin e tij në atdhe.
Uk Lushi, nga Kosova shkruajti në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, se :”Mëmëdheu shqiptar po e heq edhe një njollë të zezë nga fytyra. Sot, nën kujdesin e qeverisë shqiptare dhe në përcjellje madhështore nga shqiptarët e Amerikës, u nis për në banesën e fundit eternale në atdhe njëri nga misionarët më të merituar të shqiptarizmës-- Mid'hat Frashëri. 
Kur njeriu bën vepra të mira, ndonjëherë, historia mund të vonojë të jep vlerësimin e duhur, por vlera e veprave nuk mund të mbahet e fshehtë përgjithmonë dhe dikur do të shkëlqejë me krejt dritën e saj. 
Veprat e Mid'hat Frashërit do të jenë llampa ndriçuese për gjeneratat e tashme dhe të ardhme shqiptare.
Unë e di që na e ke falur gabimin me ty dhe plot bashkatdhetarë si ti. Uroj që të kemi mësuar nga gabimet.”
Lamtumirë dhe pusho i qetë në dheun e bekuar të Shqipërisë, patriot!, shkruan Uk Lushi.
"Mid’hat Frashëri, i njohur edhe me emrin e letrave Lumo Skëndo, lindi në Janinë më 25 mars 1880 dhe vdiq në Nju Jork më 3 tetor 1949. Ai la gjurmë të pashlyera si diplomat, shkrimtar dhe politikan, në disa nga periudhat më kritike për kombin shqiptar, tha Ilir Ikonomi i Zërit të Amerikës, i cili dy ditë më parë përgatiti edhe një vështrim mbi jetën e Mid’hat Frashërit, dhe erdhi enkas për ceremoninë e zhvilluar sot në New York

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera