Festivali i 28-të Shqiptar në Nju Jork - “550 Vjetori i Vdekjes së Skënderbeut: “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut” - Bota Sot
Festivali i 28-të Shqiptar në Nju Jork - “550 Vjetori i Vdekjes së Skënderbeut: “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut”

Amerika

Festivali i 28-të Shqiptar në Nju Jork - “550 Vjetori i Vdekjes së Skënderbeut: “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut”

Nga: Beqir SINA Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 22:39
Foto nga festivali

(Bota sot - Lehman Center for Performing Arts - 11 Nëntor 2018) - Këngë e valle shqiptare, të interpretuara nga artisë profesionist dhe amatorë të komunitetit shqiptar nga diaspora, Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare, erdhën edhe në këtë festival, i cili është dhe aktiviteti më i madh kulturorë Shqiptar në Amerikë - organizuar nga Famullia “Zoja e Shkodrës” , Qendra Kulturore "Nëna Terezë", në edicionin e saj të 28të.

Festivali Shqiptar në Nju Jork, e cila është ngjarja më e madhe dhe më  jet-gjatë kulturore shqiptare në Shtetet e Bashkuara, e ndjekin për cdo vjet me mijëra të pranishëm, ndërsa e nderojën më pjesmarrjen e tyre, veprimtar e personalitet të njohura nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, të cilit mbrëmë, kremtuan historinë dhe traditat tona përmes muzikës, valleve, veshjeve dhe instrumenteve historike, për cka është dhe misioni që ky festival të ruajë traditat kulturore shqiptare për gjeneratat, që do të vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Famullitari Dom Pjetër Popaj - duke hapur mbrem këtë festival, tha se “ Ky është shpalluar përvjetor Jubilar kushtuar Heroit tonë të lavdishëm Gjergj Kastrioti Skënderbe me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së tij, andaj në mënyrë të vecantë ky festival i dedikohet Atij si figurë lavdiplote, që qëndron si nji permendore vigane e njërës nga periudhat më të egra të historisë sonë shqiptare, por dhe zë një vend të shquar nderi edhe në fletët e historisë botërore,” tha ai dike shtuar se : “ Ai me dhjetra vjet me rradhë luftoi kundër osmanve për mbrojtjen e tokës së Arbërit për liri e pavarësi duke u bërë një ledh mbrjotës për të ndaluar vërshimin shkatërrues të agresionit të Sulltaneve osman në Shekullin e XV.” 

Ne e falënderojmë Zotin për këtë njeri të madh si themelues e mbrojtës i kombit tonë,  sepse, tha Dom Pjetri, po mos të ishte Ai nuk do të kishim Shqipërinë, gjuhën, kulturën e traditat tona : “Prandaj edhe për këtë festival shqiptar duhet faleminderuar atë, që me flamurin e tij indetifikohemi me gjuhë e kulturë që ne i kemi trashëguar e krenohemi sot , me këtë pasuri si kurse është edhe ky festival që sot ka rradhën e 28-të” tha ai.

Festivali i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë – cili është një urë e fortë lidhëse midis vendlindjes dhe diasporë, erdhi në mbrëmjen e së dielës ( 11 Nëntor) me këngët, vallet, kostumet dhe traditat nga të gjitha trevat shqiptare, në Amerikë, nën kujdesin shembullorë të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës. 

Festa më e madhe shqiptare e kulturës tonë në diasporë, Festivali gjithëshqiptar! është dita kur shqiptarët e Amerikës, festojnë së bashku kulturën tonë, festojnë trashëgiminë tonë, festojnë atë që na sjell dhe na bënë së bashku ne si një popull edhe në mërgim, prej nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët nga Mali i Zi, nga Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria, Arbëreshët dhe Diaspora –Festivali organizohet për të njëzetënetetën herë nën patronazhin e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Qendrës Kulturore “Nëna Tereze”.

Kështu në kulmin e aktiviteteve që po zhvillohen në kuadrin 550 Vjetorit te vdekjes se Heroit tone kombetar  “Viti Mbarkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut”, dhe   28 Nëntorit 1912 – Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, mbrëm për tre orë u zhvillua edhe festivali që u bë vendtakimi i kulturave të të gjitha trevave shqiptare – brenda dhe jashtë trojeve etnike.

Këngëtarë, muzikantë dhe valltarë “pikturuan” ngjyrat e kulturës së tyre para syve të mërgimtarve shqiptarë në Amerikë, në Festivalin e XXVIII-të Shqiptar, që u zhvillua të djelën në mbrëmje në” Lehman Center for the Performing Arts” në Bedford Park Boulevrad, Bronx, New York, dhe e ndoqën më shumë se 3000 vetë, nga Nju Jorku dhe zona e “Tre Shtetshit”.

Përveç këngëve dhe valleve, kostumeve plot ngjyra, programi i festivalit përfshinte dhe shkollën e këngëve dhe valleve shqiptare, nga Bostoni, Detroiti, Nju Jorku, Nju Xhersi e tjer. Me valle dhe veshje popullore u prezantuan traditat dhe anët folklorike nga të gjitha trevat prej Grupit “Rozafati”, Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills - Deroit, Michigan, Grupi “Bashkimi” Boston, Massachusetts, Shoqëria kulturore “Kelmendi”, nga Nju Jorku, e tjer.

Në festivalin e XXVIII morën pjesë edhe shumë presonalitete, veprimtar dhe lider të komunitetit, afaristë, gazetar, artistë, muzikantë dhe studnetë e stduente. Ky festival Shqiptarë, prezantoi folklorin e bukur shqiptarë, duke u bërë një urë lidhje e fortë me Shqipërinë e të gjitha trevat dhe që në diasporë, që të ruhet muzika, vallja dhe kënga shqiptare në Amerikë.

Në skenë dolën grupe vallëtarësh, këngëtarësh e instrumentistësh nga të gjitha trevat, duke interpretuar sipas programit më se 50 pika të ndryeshme, përfishirë këngë e valle, humor e pjes instrumentale, skeçe e parodi, valle e melodi të zgjedhura shqiptare, të të gjitha krahinave dhe trevave shqiptare.

Hapjen e Festivalit të XXVIII-të, Shqiptar, në Nju Jork, e bën konferencierët Esterina Frangaj dhe Fran Narkaj  

Ndërsa përshëndetja tradicionale, dhe bekimi i festivalit u krye nga famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, i cili ndër të tjera tha se :” Ju sigurojmë se sonte keni për tu ndar shumë të kënaqur me programin e pasur përgaditur për ju. Këngët e vallet tha Popaj në fjalën përshëndetëse, prej trevave të ndryshme shqiptare nga veriu e deri në jug kan për t’ju sjellur shmallim në shijen e këndëshme të arttit tonë muzikor shqiptarë. Çka e bën festivalin edhe më të vlefëshëm dhe domëthënëse dhe është më shumë prej këtyre argëtuese nga të rinj që kanë lindur këtu në Amerikë”

Famullitari i dalluar duke folur për festivalin shqiptar, falënderojë edhe Komisionin organizativ të këtij festivali, të cilët tha ai, kanë dedikuar kohë e talent për të përgaditur një program të shkëlqyeshëm për komuntetin shqiptar në zonën e “Tri-Shteshit” dhe gjithë diasporën tonë në Amerikë.

“Eshtë kënaqësi kur shohim të rinjët e të rejat që kan lindur këtu, duke kënduar e vallëzuar këngë e valle shqiptare, duke treguan se jan krenar se janë shqiptar. Gjithashtu, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mal i Zi dhe Camëria, kemi këngëtar, muzikant, instrumentalista të talentuar e të shquar të ftuar të marrin pjesë në këtë festival më i madhi dhe më jet gjati në diasporën shqiptare në Amerikë, që së bashku me pjesëmarrësit janë të mirëseardhuar dhe të mirësedëshiruar mes mysafirëve të shquar nga lamitë e ndryshme, fetare, politike, shoqërore për pjesmarrjen e tyre, mbasi edhe pjesëmarrja e të gjithë të pranishëmëve është një përkrahje e këtij festivali që ndihmon dhe nxitë brezin e ri, sidomos ata që kan lindur këtu në Amerikë”, thekësojë famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj,

Festivali i XXVIII-të Shqiptar, u nderu me një Proklamat të veçantë nga Këshilli Bashkisë së  Nju Jorkut, këshilltari  Mark Gjonaj i cili nderojë me kete rast edhe Qëndren Kulturore  “Nëna Tereze”, Drejtorin Marijan Cubi,  dhe Drejtorin e  Revisët “Jeta Katolike”, z Mark Shkreli, si dhe Kolegjin Lehman se bashku me disa veprimtar të këtij komuniteti.

Festivalin e hapi fragmenti poetik; “Këngë për Skënderbeun”, monolog nga Gjelosh Narkaj, dhe Grupi i Qëndres Kulturore “Nëna “Tereze” 

Më pas skena e festivali u hap me  me një valle festive e titulluar “Lulet e Festivalit”, lujtur nga Grupi “Rozafati”, i Qëndrës Kulturore “Nëna Tereze’, me udhëheqëse artistike koreografen e njohur Agelina Nika.

Ky festival ishte i ndarë në dy pjesë, ku në pjesa e parë, dolën në skenë e festivalit Grupi “Rozafati”, Hartsdale, New York, koreografia nga Angelina Nika, dhe shoqeruar me një kolazh kengesh popullore. 

Të mos harrojmë dhe një ansambël tjetër shqiptarë në Amerikë – i cili po vjen nga dita ditës nga festivali në festival duke u rritur, dhe ai ishte Grupi i Valleve “Shqiponjat e Vogla”, me koreograf Ramazan Këllëzin me vallen “Kur bjen fyelli e ciftelia” i cili ngriti me interpretimin e tyre virtuoz ne kembe sallen e cila e duartrokiti gjate kete grup simpatik qe vjen nga Toronto - Kanada .

Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills- Detroit, Michigan, i cili është një ndër mysafirët e dëshiruar dhe pjesëmarrëse e rregullt e çdo festivali, pranë Kishës Katolike Shqiptare Shën Pali,” dhe drejtohet nga koreografe Joli Paparisto, erdhi në skenën e festivalit me potpurinë “ Drenusha” kesaj rradhe.

“Mora testin me mbush ujë” ndoshta ishte dhe kënga që korri një shumë durtrokitje , dhe fitoi buqetat me lule nga spektatorët , kënduar nga këngëtarja e njohur Valbona Peraj.
Ansambli “Bashkimi” nga Bostoni me koreograf mjeshtrin Bashkim Braho, po ashtu sjell pakëz folklor të Çamërisë, në Amerikë ne cdo festival.

Grupi “Bashkimi” Boston, Massachusetts, megjithse kësaj radhe erdhi në këtë festival me “Valle me motive të Tiranës” me koreografi nga Bashkim Braho, në cdo festival ka qene ai qe sjell pakëz folklor nga Camëria në diasporë. 

“Potpuri këngësh të Shqipërisë së Mesme dhe Instrumentale”, ishte edhe interpretimi i mrekullueshem i Studentëve të Montclair State University , një grup ky i krijuar dhe udhëhequr nga mjeshtri i madh i fisarmonikës Raif Hyseni dhe “Mbretëresha e Këngës së Shqipërisë së Mesme “ Merita Halili dhe qe po interpetojne cdo here mes sukses te madh.

Humori dhe interpretimi i këngëve të Frederik Nocit, i entusiasmuan jashtëzakonisht të tre mijët pjesëmarrësit dhe krjiuan një atmosferë mjaft emocionante, ne sallen e festivalit te 28-te.

Shoqëria kulturore artistike Kelmendi, Nju Jork, erdhi në këtë festival , me një tuf interpretimesh të cilët dolën në skenën e festivalit mes një “breshërie” duartrokitjesh dhe thirrjesh entusiaste të adhuruesve te kengeve dhe interpretimeve te tyre.

Ky grup i dalluar për repertorin e tyre të pasur burimor nga kjo krahinë ishte grupi që mori më shumë duartroktitje, nga salla duke interpretuar pjesë të tilla si “Këngë maje krahu”, nga Pashk Bujaj, dhe Këngë e Valle me Klemnt Bujaj, Samuel Pllumaj, Denis Vukaj, shoqëruar nga grupi. “Valle Tradicionale” Gjok Rexhaj, Vera Preldakaj, Rronald dhe Matilda Kocaj, “Cka ka zogu që po qan” Lisa Bujaj, dhe “Pa Bilbila s’ka Pranverë” nga Drita Tinaj, Klaudia Hysaj, Artoneta Bujaj, Kristina Shqutaj, Mikela Nonaj dhe Aleksandra Hysaj me instrumentistë Kol Vuashaj, Luigji Tinaj,  Alfonse Rexhaj dhe Juli Vucaj u mbyll pjesa e parë festivalit të XXVIII- të.

Ndërkohë, që më pasë në skenë dolën këngëtarët Pellumb Vatnika, Pashuk Bujaj, Lisa Bujaj, Gerona Hyskaj, dhe Vitore Rusha me këngën “I kam thanë Bilbilit”, u luajt edhe një montazh muziko letrar për “Gjergj Kastriotin Skënderbeun” nga Tom Gjergji, Shaban Lajci dhe Agim Rugova, si dhe një pikë thumbuese humoristike nga “Gomari spiun” nga Gjelosh Narkaj dhe Sebastian Tinaj. 

Pjesa e dytë vazhdoi me nga një kolazh nga Grupi “Bashkimi”, nga Bostoni, i cili solli një valle karakteristike të Shqipërisë së Jugut : “ Gjama e Burrave”, me koreografi të Donald Brahos, dhe Grupi “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Detroiti, me koreografe Joli Paparisto e cila solli kolazhin “Dua Shqipërinë”,  ndërsa në fund festivali u mbyll me “Trimat e Jutbinës”, nga Grupi i Valleve “Etnos” me koreograf Eurgen Gjoka .

Këngën e bukur nga treva me veriore e Shqipërisë, me një kolazh me motive nga Shkodra dhe Ulqini e sollën në këtë festival këngëtarët Dionis Delia,Nikoleta Vokrri dhe Vitore Rusha.

 Sikurse, me valle nga të gjitha krahinat, ku banojnë shqiptarët erdhi në këtë festival si gjithmon Grupi “Rozafati”, nga Hartsdale, Nju Jork, prane Qendres Kulturore Nena Tereze e Kishes Katolike “Zoja Shkodres”, i cili vijojë daljen në skenë me “Valle me motive nga e gjithe Shqiperia”, me koreografi nga Angelina Nika.

Kurse e mbylli Festivalin e XXVIII-të Shqiptarë, me daljen në skenën e festivalit të gjithë këngëtarët e grupet e vallëtarëve.

Festivali XXVIII krijoi një urë të fortë midis shqiptarëve të Amerikës, Shqipërisë , Kosovës dhe të gjitha trevave shqiptare. Kështu edhe sivjet Festivali Shqiptarë në Nju Jork, dha kontributin e vet për ruajtjen e shumëllojshmërisë së kulturës shqiptare në Amerikë, dhe si tha Dom Pjetër Popaj “ Ky ishte dhe festivali më i bukur deri tani “.

Festivali i XXVIII-të Shqiptarë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një festival madhështor kulturor mbarëkombëtar, në rang komunitar. Festivali, është manifestimi më i madh kulturorë i botës shqiptare, i organizuar për çdo vit, nga Qendra ” “Nënë Tereza” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”. Qysh nga edicioni i tij i parë në vitin 1990 e deri tani janë organizuar 28 edicione në radhë. Duke ushtruar një ndikim të madh si brenda dhe jashtë Amerikës, tek shqiptarët. Krahas përhapjes së emrit të këtij festivali në botën shqiptare, në këtë festival janë tërhequr çdo vit më shumë trupa të njohura vallëtarësh, muzikanësh, këngëtarësh e recituesish, edhe nga më të njohurit në bashkësinë shqiptare në Amerikë, por edhe në vendlindjen e tyre.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...