Liga Qytetare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dënojnë vrasjen e hebrejeve amerikanë ne Pittsburgh - Bota Sot
Liga Qytetare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dënojnë vrasjen e hebrejeve amerikanë ne Pittsburgh

Amerika

Liga Qytetare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dënojnë vrasjen e hebrejeve amerikanë ne Pittsburgh

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

New York, NY—11 Nëntor 2018—Liga Qytetare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan denojnë vrasjen e 11 hebre-amerikanëve nga një vrasës I armatosur që shpërfaqëte nacionalizëm të bardhe dhe I cili goditi Sinagogën Tree of Life në Pittsburgh gjatë shërbimeve të Shabbat më 27 tetor, duke bërtitur “të gjithë hebrejtë duhet të vdesin.”

Ne jemi tmerrësisht të pikëlluar dhe të trishtuar nga ky krim ndaj vëllezërve dhe motrave tona hebreje, dhe ne besojmë se të gjithë Shqiptaro-Amerikanët I bashkangjiten zërave të shumtë nga të gjitha fetë dhe besimet nëpër gjithë Shtetet e Bashkuara dhe të cilët bashkërisht qëndrojnë në kundërshtim të kësaj tragjedie dhe në kundërshtim të anti-semetizmit në SHBA.

Ne besojmë se shqiptaro-amerikanët mund të luanë një rol të vecantë në këtë kohë të krizës nacionale sepse diversiteti dhe tolerance—vlerat kyce të demokracisë amerikane—po ashtu janë vlera të thellësisë së zemrës së shqiptarëve.

Shqiptarët janë myslimanë secularë, ortodoksë, katolikë, si dhe hebrejë, të cilët kanë jetuar pranë njëri-tjetrit në harmoni për shekuj të tërë. Përgjerësa pjesa dërmuese e Evropës dhe SHBA-ve kishin kthyer shpindën ndaj shfarosjes të hebrejëve evropiane gjatë Holokaustit, ishin shqiptarët ata që shpëtuan secilin hebre që jetonte apo kishte kerkuar strehim në Shqipëri. Ky shpëtim ishte përkrahur fuqishëm gna shqiptarët që jetonin në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe në Serbinë jugore, e në Greqinë veriore.

Rrënjët e tolerancës shqitpare, dhe themeli i shpëtimit të hebrejëve evropianë, është Besa – një kod i përcjellur ndër gjenerata që I detyron shqiptarët të nderojnë dhe mbrojnë mikun edhe me vet jetën e tyre po qe nevoja.  Nuk kishte “të huaj” hebrejë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, por vetëm herbejë miqë të cilët po strehoheshin dhe mbroheshin aty. Sot, më shumë se 750,000 shqiptarë jetojnë në SHBA dhe ata e bartin ende këtë traditë.

Edhepse keni bërë përparime të mëdha në avansimin teknologjik në shekullin 21, vrasja mizore e 11 amerikanëve në Sinagogën Tree of Life vetëm se ata ishin hebrejë demostron se ne kemi mbetur shumë mbrapa në aspektin e avansimit moral dhe shpirtëror. Liga Qytetare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan beson se kjo tragjedi nuk do harrohet, dhe se elementet e empatisë, tolerancës, dhe vetsakrificës, si dhe kurajos do të integrohen në të gjitha nivelet e arsimimit nëpër gjithë SHBA-të, ashtu që diferencat racore, religjioze, apo etnike asnjëherë më të mos shpiejnë në dhunë dhe vdekje, sic ndodhi në këtë ditë tragjike të muajit të kaluar në Pittsburgh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera