Vazhdon jehona e Konferencës së parë ndërkombëtare : "Çështja e Çamërisë: Perspektivat ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje paqësore" - Bota Sot
Vazhdon jehona e Konferencës së parë ndërkombëtare : "Çështja e Çamërisë: Perspektivat ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje paqësore"

Amerika

Vazhdon jehona e Konferencës së parë ndërkombëtare : "Çështja e Çamërisë: Perspektivat ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje paqësore"

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 18:36
Konferenca

NEW JERSEY : Presidenti i P.D.I.U -së zoti Tahir Muhedini ish pjesëmarrës në atë konfrencë e ka rikujtuar me një set të fotografive “Konferencën e Parë Ndërkombëtare : ‘’ Çështja e Çamërisë ‘’, duke thënë se “Organizimi i kësaj konference ka qenë një arritje e madhe për cështjen e Çamërisë , pasi vendi ishte një nga tempujt e diturisë në SHBA, Universiteti Kean i Neë Jerseyt ndësa pjesëmarres ishin : lideri i cështjes came në Amerikë, inxh. Sali Bollati, veprimtari Endri Merxhushi , shkrimtari dhe studiuesi britanik Prof. James Pettifer , presidenti i universitetit Kean ne New Jersey dr: Drawood Farahi , dhe ish kryetari i Vatres Gjon Buçaj, vatrani Uk Gjonbalaj etj…”

Kjo konferencë, u mbajt në nëntor 2011 si sot shtatë vjet më parë. Gazeta jonë e përcolli drejtpërsëdrejti . Dhe më poshtë po risjellim me fotografi këtë raport të gazetës Bota sot, nga Nju Xhersi ku thuhej se në hollin"Salla e Lirisë - Liberty Hall" të Kean Universitetit, për studentë e Universitetit Kean, atë ditë u çelë një Ekspozitë me fotografi "Çamëria gjatë shekujve", dhe u ekspozuan libra të autorve shqiptar e të huaj për Çamërinë.

 Ngjarja u zhvilluan në Universitetin Kean në Neë Jersey, i cili është një ndër tre universitetet më të mëdha këtë shtet federal, dhe një ndër 10 universitetet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara.

Konferenca e Parë Ndërkombëtare, për Çamërinë, është organizuar nga Organizata Shqiptaro - Amerikane Çamëria (AAOC) e harmonizuar me Institutin e të Drejtave të Njeriut,(HRIKU) dhe Universitetin Kean në Neë Jersey, ku me atë rast u çelë edhe një ekspozitë me fotografi "Çamëria gjatë Shekujve".

Konferenca e mbajtur në Kean University, i cili shërben studentëve të saj në artet liberale, shkencat, dhe profesioneve me një përkushtim për rritjen intelektuale dhe kulturore dhe është i njohur mirë për programet e saj në shkencat humane, njihet si më i madh në shtetin e Nju Jersey, u shfrytëzua nga studentët e profosrët e këtij tempulli të dijës për të patur më shumë informacion rreth cështjes së pa zgjidhur dhe lënë pas dore të Camërisë.

Kean University, thuhet se ka disa Qendra të shumta kërkimore, për këtë çështje, ndoshta më të dukshëmet në Neë Jersey, siç janë Qendra për Shkencë, Teknologji dhe dallohet për Institutin e të Drejtave të Njeriut, dhe Qendra Burimet e Holokaustit, Qendra e Studimeve Etnike Lipman, dhe Salla e Lirisë - Liberty Hall,  dhe natyrishtë që tani pas konferencës për çështjen e Çamërisë : "Konfrenca e parë ndërkombëtare - Çështja e Çamërisë: Perspektivat ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje paqësore" do të merren edhe me këtë cështje, të anashkaluar dhe injoruar nga Greqia e Tirana, e cila është një plagë e pashërueshme deri tani për shqiptarët.

Organizimi i kësaj konference, është thënë se ka qenë  një arritje per çështjen e Çamërisë, pasi pjesëmarres ishin drejtuesit e më të lart të çështjes çame, në SHBA, kryetari i AAOC inxhinier Sali Bollati, dhe Presidenti i saj Endri Merxhushi, Presidenti i Nderit i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, zoti Tahir Muhedini, Publicisti dhe analisti britanik, gazetari i njohur professor James Pettifer nga Akademia e Mbrojtjes se Mbreterise se Bashkuar(CSRC) dhe lektori i disa Akademive te Mbrojtjes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, si dhe Dr. Daëood Farahi Presidenti i Universitetit Kean në Neë Jersey.

Pjesë e kësaj konference, e para e këtij lloji në SHBA për çështjen e Çamërisë ishin edhe personalitete të njohura nga vendlindja dhe diaspora si : Dr. Ibrahim Gashi kryetar i Instituti i Integrimit të kulturës shqiptare, publicisti dhe gazetari Frank G. Shkreli, ish Drejtor i seksionit shqip në Zërin e Amerikës, dhe ish Drejtor programi për EuroAzinë, Professor Agron Fico, shkrimtar e publicist, nën/kryetar i Akademis së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, me qendër në Neë-York, ish- kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon Buçaj, shkrimtari i njohur professor Nuam Prifti, dhe veterani patriot Qemal Lepenica, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit në SHBA, zoti Hakik Mena, Professor Sevdai Kastrati, të cilët ose ishin të pranishëm e mbajtën kumtesa, me fjalime, ose i dërguan kumtesat e tyre, në lidhje me çështjen e Çamërisë.

Ky eveniment u shfrytëzua për prezantimin e çështjes së Çamërisë ndër vite, problematika e zgjidhejes së kësaj çështje, si dhe puna e bërë deri tani në këtë drejtim nga shqiptarët, sensabilizimi i çështjes çame në SHBA, dhe rruga drejt zgjidhjes së kësaj çështje, me vështrim nga Uashingtoni. Konferenca e parë ndërkombëtare Çështja e Çamërisë: "Perspektivat ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje paqësore", ishte hapi i parë, në këtë drejtim në SHBA, i hedhur nga Organizata Shqiptaro-Amerikane Çamëria, e cila, është një organizatë jofitimprurëse e shqiptaro- amerikane .

Në gjirin e saj janë anëtarë që sot janë qytetarë amerikanë, të cilët kanë lindur në Çamëri (pjesën veriperëndimore në Greqi) dhe individë me prejardhje nga Çamëria, që kanë si mision kryesor zgjidhjen paqësore të çështjes së Çamërisë. Në këtë konfrencë, panelistët, thanë se mbas-Luftës së Dytë Botërore dhe pas periudhës së Luftës së Ftohtë, në Ballkan, ky gadishull i trazuar ka qenë i përfshirë në një periudhë konfliktesh dhe luftëra të përgjakshme etnike, të cilat, nga mos zgjidha e çështjeve etnike, sollën disa luftra ku humbën jetën mbi 300 mijë njerëz, si në Kroaci, Bosnje, Maqedoni dhe Kosovë, të cilat sollën shpërbërjen e të ashtuquajturës ish Jugosllavisë. Ndër të tjera popujt e Ballkanit , që luftuan për liri dhe që kan manifestuar zgjidhjen e saj në rrugët e luftërave dhe tensionet e vazhdueshme, ishin sidomos shqiptarët, të cilët e fituan lirinë e tyre vetëm me gjakun e derdhur për liri e pavarësi .

Shqiptarët pas çlirimit, lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, iu afruan gjithnjë e më shumë çështjes së Çamërisë, duke e sjellur atë me rrrugë paqësore në pranin e vazhdueshme, në kancelarit e botës, qendrat akademike në botë, institucionet e larta ndërkombëtare, të cilat merren me këto çështje, Neë Yorku, ëashingtoni dhe Brukseli. Çështja e Çamërisë tani mbas rënjes së komunizmit në Shqipëri, mbas sundimit të egër komunist gjysmë shekullor të diktaturës së vendosur në vend prej Enver Hoxhës, është më e prekur, më e ndjeshme, ajo është kthyer si faktor paqe rajonale në rajon dhe më gjerë, në se zgjedhet. Për këtë shqiptarët, si në Shqiptari, me partin PDIU parti e cila mbron dhe përfaqëson të drejtat e çamëve, shoqatat dhe organizatat, por edhe shqiptarët jashtë saj - janë duke punuar vazhdimisht përë këtë çështje, për atë se çfarë mund të bëhet për të arritur një zgjidhje paqësore për çështje etnike shqiptarëve në Ballkan, e pa zgjedhur për shumë dekada.

Fjala e hapjes, në Konferencën e parë ndërkombëtare Çështja e Çamërisë: "Perspektivat ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje paqësore", u mbajt nga zonjusha Janine Rivera, Asistente e diplomuar në Institutin e të Drejtave të Njeriut, e cila tha se foli në nderim të Dr Henry - Drejtor i Institutit të Drejtave të Njeriut - “Kaploëitz”.

 Ndërkohë, që Dr Dawoo Farahi, Presidenti i Kean Universitetit, mbajti një ligjeratë të thuktë, duke e paralelizuar disa herë çështjen e Çamërisë me ato në vende të ndryshme të botës.

Dr Daëoo Farahi, tha me sa ka studiuar, ai "Çështja e Çamëris mund të zgjidhet njësojë si janë zgjedhur nëpër botë, çështje me kulturë dhe histori të njëjtë me atë të Çamërisë - duke thënë se bota ka shembuj plotë, që mund t'a zgjedhë shumë lehtë këtë çështje bazuar në kartat ndërkombëtare, pa e lënë atë të "mavioset" edhe më shumë".

Panelin e parë e hapi Endri Merxhushi Presidenti i AAOC :

Endri Merxhushi mbajti kumtesën me titull : Interesat Kombëtare të Greqisë dhe zgjedhja e konfliketeve greko-shqiptar - Çështje gjeopolitike dhe Ndikimi Ndërkombëtar i Ballkanit. Mbas tij referoi inxhinier Sali Bollati, (i cili mban një BA dhe MS në Inxhinieri Kimike, të marrë dekada më parë në Universitetin Teknik Bratislavë-së -Sllovaki. Ai ka qenë një lektor e Kimisë Analitike në Universitetin e Tiranës për mbi 20 vjet ).

Zoti Bollati u prezantua në atë konferencë me temën mjaft të prekshme :" Gjenocidi i Çamërisë: Dëshmia e një dëshmitar okular dhe një të mbijetuari, që pa me sytë tij masakrën e grekërve të Zevros .

Në kumtesën e tij aktivisti i palodhur i çështjes Çame në Amerikë, biri i Çamërisë, ai që si fëmijë e pa me sytë e tij - masakrën e gjenocidin ndaj popullsisë çame, përkujtojë : “Unë isha vetëm 7 vjec, kur u zgjuam në mëngjes nga krisma e armëve; nëna na ngriti dhe mbasi mblodhi disa plaçka u nisëm për në shtëpinë e Daj-Muhametit që ishte ngjitur me sahatin, në qendër të qytetit. Shtëpia e jonë ngjitur me kullën Mesjetare të Bollatatëve ndodhet në krye të Paramithisë dhe sot është transformuar në Muze.

Vëllai I madh 13 vjecar, Ferhati u largua me vrap për në shtëpine e Halla-Shazos për të qenë si gjithëmonë me kushuririn dhe bashkëmoshatarin e tijë, Avniun, por rrugës e vranë të fshehur në një kaçube. Kur mbritëm në shtëpinë e Dajës, djali I xhaxhait të nënës, Qazimi Bako,i thotë babait tim që hajde te ikim se greket do na vrasin (ai ne fakt u largua dhe vdiq në Tiranë më 1982); babai im I mjerë e kundërshtoi largimin, duke I thënë se nuk mund ti lejë vetëm fëmijtë dhe gruan, nuk kam bërë asnjëherë ndonjë veprim kundër grekëve, përkundrazi I kam përkrahur e ndihmuar në çdo rast nevoje; kështu që nuk mund të largohem vetëm.

Por fatëkeqësisht,mbas gjysëm ore, hynë zervistat në dhomë dhe e rrëmbyen me forcë babain e shkretë duke mos e lenë as këpucët ti mbathte. Fjalët e babait shumë të dashur, që na rriste dhe edukonte dhe rrëmbimin e tijë kur neve qanim e bërtisnim nuk mund ti heq nga mendja as edhe sot. Babain bashkê me dhjetra të tjerë të pafajshëm I masakruan dhe pushkatuan në oborrin e shkollës. Mbasi rrëmbyen Babain, nëna na ngriti dhe u nisëm përsëri për në shtëpi. Kur hymë në oborrin e madh të shtëpisë u tmeruam , aty gjetëm kufomën e gjakosur të gjyshit 82 vjeçar, të cilin mbasi e kishin tërhequr zvarrë nëpër shkallët e gurta e kishin pushkatuar. Mbas kësaj skene të tmerrshme, nëna e dashur, na morri dhe na çoi në ish Ndërtesën e Medresës. Aty gjetëm të strehuar edhe shumë familje të tjera.Mbas pakë kohe na nxorrën përjashta në oborr për të na pushaktuar. Tek dera e madhe e oborrit pranë mitrolozit të ngrehur, qëndronte një ushtar zervist. Nëna e shkretë na mblodhi rreth vehtes si pula zogjet e vetë duke ju falur Zotit për mëshirë.

Faktikisht, mbas pakë kohe arriti nje zervist tjeter dhe e urdhëroi atë që ta ngrinte mitrolozin për në një vënd tjetër. Për një moment kujtuam se shpëtuam. Por Jo. Një oficer zervist erdhi dhe morri nënën time shumë të dashur; ajo nxorri nga gjoksi të vetmen fotografi të babait tashmë të pushkatuar dhe më porositi që ta rruaj si gjë të shenjtë. Mbas pakë morrëm lajmin e keq se edhe nënën 36 vjeçare, e kishin pushkatuan brenda në xhaminë e Bollatatëve. Kjo është një pjesë jetuar me tmerr në kalvarin e Paramithisë ku masskruan në mënyrën gjakatare nje kushurire e imja Sanije Bollati te cilën e dogjën me benzinë, ndërsa 56 vjeçarit Omer Muratit I rropën një pjesë të lëkurës dhe mbasi ja lyen me kripë ja ngjitën përsëri. Jani Sharra, në librin e tije "Istoria tis Periohis Igumenitsa", botuar në Athinë më 1985,shkruan: "...Familja e Muharem Bollatit që u masakrua në mënyrë shtazarake, nuk ka pasur as fajin më të vogël."

Më tej Bollati ka theksuar se vetëm brenda dy ditësh mbi 600 shqiptarë të pafajshëm u torturuan dhe u vranê nga monarkofashistat grekë," theksoi, në fund të kumtesë së tij kryetari i AAOC inxhinier Sali Bollati, James Pettifer, mbajti kumtesën me titull: "Historia e Çamërisë - Hapësira Gjeografike dhe Koha Shqiptare" Ilir Ademaj, mbajti kumtesën e tij Shqiptarët çam: Trashëgimia kulturore dhe gjuhësore e shqiptarëve në Çamëri . Me kumtes të dërguar u prezantua Sevdai Kastrati. "Gjenocidi kulturor" ishte kumtesa e profesor Sevdai Kastrati, me titull:" Faik Konica dhe Çështja Çamërinë".

Zoti Luan Isufi, një veprimtari i dalluar në komunitet, mbajti kumtesën:" Ngjarjet historike dhe të jashtme më me ndikimin në Rajon për çështjen e Çamërisë". Ndërsa dërgoi kumtesën e tij publicisti Rasim Bebo me titull " Fakte të pabesë - Gjenocidi i Çamërisë - Peshkopi Dorotheus ". Arben Llalla, gazetar dhe publicist, nuk mori pjesë por u prezantua nga të pranishimit me referatin " Akuzat për Bashkëpunimin me EDES - Bashkëpunimi me nazistët gjermanë."

Dhe poetja nga Kosova Rita Saliu, lexoi poezinë "Vargje për Çamërinë", marrë nga libri i saj. Prof. Dr. Agron Fico, Nën/Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, paraqiti për konferencën essen me titull :"Vlera Universale e Çështjes Çame".

Ndërkohë që zoti Hakik Mena mbajti kumtesën e tij me titull "Çështja çame dhe Mbreti Zog ka qënë e vetmeja zgjedhje për bashkimin e të gjitha trojeve Shqiptare - Shqipëria Etnike".

 

Ish-Kryetari i Vatrës doktor Gjon Buçaj, foli në mënyrë të detajuar për lidhjet e hershme të çështjes së Çamërisë me federatën Vatra, çamëve që ishin vatran të kulluar, në diasporë, gjatë regjimit komunistë.

I ftuar në këtë Konferencë nga Shqipëria,shatë vjet më parë ishte Presidenti i Nderit i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, zoti Tahir Muhedini, i cili përshëndeti organizmin e një aktiviteti kaq të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët dhe shprehu vleresimin për atë çfarë është bërë nga çamët deri tani për këtë çështje, dhe rolin e rëndësishëm që luan në këtë çështje Organizata Shqiptaro - Amerikane Çamëria (AAOC), komuniteti çamë këtu në SHBA, dhe i gjithë komuniteti shqiptarë në promovimin e sensabilizmin e vazhdueshme të nivelit të çështjes së Çamërisë në Shtetet e Bashkuara . Ai e quajti një pervilegje që shqiptarët jetojnë në këtë vend të madh kampioni i lirisë, demokracisë dhe të të drejtave të njeriut anembanë botës.

“Ne, shqiptarët, tha zoti Muhedini që ishim dhe jemi në zemër të Europës, por që ndamë në të shkuarën tonë, një nga historitë më të hidhura, por gjithmonë sot mbas 20 vjetësh të demokracisë, renjen e komunizmit, i them vetes që jemi një komb i bekuar. Sepse ne jemi një komb i bekuar, ngaqë në çdo moment vendimtar të ekzistencës sonë, të lirisë sonë, kemi pasur mbështetjen, ndihmën e këtij vendi e kombi të madh dhe ia kemi dalë mbanë falë saj - ashtu si i a dolëm me rrëzimin e komunizmit që sundoi egërsisht për 50 vjet shqiptarët, dhe solli demokratizmin e Shqipërisë, e cila sot ka bërë shumë përpara, por edhe për çlirmin, lirinë dhe pavarasinë e Kosovës martire, dhe më shumë të drejta të fituara për Shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Bujanovc, e Medvegje."

Në mbyllje ka qenë Ilir Ademi moderatoi i kësaj konference - Konferencës së parë ndërkombëtare "Çështja e Çamërisë: Perspektivat ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje paqësore", mbasi vleresoi maksimalisht nivelin e lartë të organizimit të bërë nga Organizata Shqiptaro - Amerikane Çamëria (AAOC) dhe Instituti i të Drejtave të Njeriut,(HRIKU), që ka falenderuar pjesmarrësit, oratorët penalistë si dhe ata që dërguan, referate, kumtesa, esse, dhe studime, stafin e Universitetit Kean për mikpritjen.

Zoti Ademi prezantoi një video grafik të hartave historke të Çamërisë në shekuj vizatuar ose fotografuar nga hartograf të njohur botëror, francez, britanik dhe amerikan me titull : Trashëgimia Kulturore e Çamërisë dhe Hartografia e saj nga të Jashtmit".

Konferenca për Çamërinë: "Konferenca e parë ndërkombëtare Çështja e Çamërisë: Perspektivat ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje paqësore", mbajtur shtatë vjet më parë ka pasur jenonë të madhe në qarqet akadamike në Shtetet e Bashkuara, universitetet e biblotekat amerikane, një përmbëledhje e saj i është dërguar edhe Librarisë së kongresit.

Ai ka qenë  eventi më i rëndësishëm i çështjes së Çamërisë në SHBA, si një tregues së një të vërtete historike mbi çështjen çame, gjenocidin ndaj kësaj popullsie shqiptare, e shpërngulur me forcë nga shtëpitë dhe tokat e tyre në Greqi. Mbi të gjitha kjo konferencë u tha se tregoi se i ka ardhur koha i zgjidhjes së kësaj çështje në mënyrë paqësore dhe sipas standarteve Europiane.

Konferenca dallohej për nivelin e lartë të kumtesave, referatve, dhe studimeve, mbajtur ose dërguar nga penalistët dhe ekspozimit të kësaj çështje në nivel ndërkombëtar në mjediset e këtij universiteti prestigjoz amerikan Universitetit Kean, me anë të një ekspozite fotografike dhe librave të autorve shqiptar dhe të huaj për Çamërinë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera