Ambasadorja Çitaku merr pjesë në forumin “Womens Economic Empowerment”, me Ivanka Trump - Bota Sot
Ambasadorja Çitaku merr pjesë në forumin “Womens Economic Empowerment”, me Ivanka Trump

Amerika

Ambasadorja Çitaku merr pjesë në forumin “Womens Economic Empowerment”, me Ivanka Trump

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 16 nëntor 2018 Në ora: 16:13
Vlora Çitaku merr pjesë në forumin “Womens Economic Empowerment”, me Ivanka Trump

Ivana "Ivanka" Trump, është pjesë e kësaj administrate, në Shtëpin e Bardh, ajo është një biznesmene amerikane, stiliste, autore dhe personalitet televiziv ne realite show, është e bija e Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

WASHINGTON D.C.: Ivanka Trump një punonjëse e administratës së Shtëpis së Bardh, e bija e Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte e ftuar - dhe person kyç (key note speker) e forumit “Womens Economic Empowerment”, mbajtur mbrëm në Uashington.

Ivanka Trump shkruajti në Tweeter, se : “Angazhimi global i gruas, sot në botë është bërë thelbësor për avancimin e rolit të gruas në fuqizimin ekonomik të Botës, dhe këtë e dëshmon edhe forumi “Womens Economic Empowerment”. Faleminderit Ambasadorit Lawler për ftesën e Korpusit Diplomatik dhe për promovimin e një dialogu të pasur dhe më të pasur në mënyrën se si ne vet gratë e gjith botes, mund të garantojmë kolektivisht pjesëmarrjen e lirë dhe të plotë të grave në ekonominë globale”, shkruajti ajo.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, që ishte mbrëm e pranishme pjese e Korpusit Diplomatik, në mesin e shumë ambasadorëve të tjerë nga e mbarë bota në forumin ku u fol për rolit të gruas në fuqizimin ekonomik të Botës, “Womens Economic Empowerment”, duke marr fjalën ka faleminderuar Ivanka Trump.

Kështu të paktën ka shkruar mbrëm Ambasadorja e Kosovës Çitaku, në llogarinë e saj në Facebook teksa thote:

“Ishte nder që pata mundësinë të ndaj me Ivanka Trump dhe kolegët e mi ambasadorë të akredituar në Washington DC, punën e jashtëzakonshme që USAID dhe MCC janë duke bërë për fuqizimin e grave dhe shtyrjen përpara të pjesëmarrjes së grave në ekonominë e Kosovës”, ka shkruar ajo.

Kush është Ivanka Trump

Ivana "Ivanka" Trump, është pjesë e kësaj administrate, në Shtëpin e Bardh. Ajo është një biznesmene amerikane, stiliste, autore dhe personalitet televiziv i realite show. Dhe, është e bija e Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ivanka, është këshilltare e lartë e babait të saj, dhe është gjithashtu e para anëtare e një familje hebreje në Shtëpinë e Bardhë, pasi ajo u konvertua përpara se të martohej me bashkëshortin e saj hebre Jared Kushner.

Ivanka ishte nënkryetare ekzekutiv e organizatës Trump, në pronësi të familjes së saj. Ajo ishte gjithashtu një gjyqtare e bordit në emisionin televiziv të babait të saj “The Apprentice”. Ajo u shpërngul në Uashington, D.C në janar 2017, pasi burri i saj u emërua Këshilltar i Lartë i Presidentit Donald Trump.

Duke filluar në mars të vitit 2017, ajo filloi të shërbente në administratën presidenciale të babait të saj. Ajo mori këtë pozicion zyrtar, të papaguar, pasi shqetësimet etike u ngritën rreth asaj se kishte qasje në material të klasifikuar, ndërkohë që nuk mbaheshin në të njëjtat kufizime si një punonjës federal.
Ajo u konsiderua pjesë e rrethit të brendshëm të presidentit madje përpara se të bëhej një punonjëse zyrtare në administratën e tij.

Invanka Trump duke iu përgjigjur spekulimeve të shtypit amerikan, muajin e kaluar se sjo do të zvëndësonte Ambasadoren Nikki Haley në Kombet e Bashkuara, ka thënë : “Është nder të shërbej në Shtëpin e Bardh, së bashku me kolegët e mi kaq të mëdhenj. Unë e di që Presidenti do të propozojë një zëvendësim të fort për Kombet e Bashkuara për te zene vendin e Ambasadores Haley. Ju sigurojë që ky zëvendësim nuk do të jemë unë”, ka deklaruar Ivnaka Trump, e bija e Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera