Shqiptarët në SHBA dhe Kanada festojnë me madhështi Pavarësinë e Shqipërisë - Ditën e Flamurit - Bota Sot
Shqiptarët në SHBA dhe Kanada festojnë me madhështi Pavarësinë e Shqipërisë - Ditën e Flamurit

Amerika

Shqiptarët në SHBA dhe Kanada festojnë me madhështi Pavarësinë e Shqipërisë - Ditën e Flamurit

Nga: Beqir Sina Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 19:21
Shqiptarët në SHBA dhe Kanada festojnë me madhështi Pavarësinë e Shqipërisë - Ditën e Flamurit

NEW YORK CITY : Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e vende të tjera në Ballkan, SHBA dhe në Kanada, gjithë diasporën tonë, kudo që është sot e festojnë Ditën e Flamurit - Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo ditë shënohet për nder të 28 Nëntorit 1912, kur në Vlorë është ngritur Flamuri Kuq e zi dhe është shpallur Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë

Festimet për 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë kan nsiur te kremtohen deri në SHBA dhe Kanada.
Shqiptaret e Amerikes, i kanë nisur festimet e Pavarësisë që në datën 24 nëntor e i zgjasin ato për 5 ditë, me festime madheshore, hijeshim e shesheve, rrugve, isntitucionve dhe shtetpive te tyre me vendojes e flamujeve kuq e zi, ceremoni dhe koncerte festive.
Per Shqiptarët e Amerikes dhe Kanadas, ajo qe te bie ne sy me njeher se festa ka nisur heret eshte se kudo ata kanë vendosur flamurin tone kombëtar, në ballkonet e shtepive ose catit e ndertesave te larta, neper makina e lokale e tyre dhe qytete të medha sheshet kryesore te tyre behet ngritja e flamurit kuq e zi.

Shumë shqiptar ne Amerike e Kanada jane veshur ne menyre simbolike me veshje kuq e zi , për 28 Nëntorin, sidomos femijet e vegjel duke qe po shfaqin nje ndenje te madhe krenarie se jane shqiptar e per me shumë te gjithe shqiptaret ne SHBA e Kanada, e kanë merituar të quhen patriot e atdhedashës të pamasë, sepse ne kete atmosfer, edhe ne kohen e sundimit sllavo komunist, e kan festuar per 106 vjet Diten e Flamurit Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise.

Image

Lokalet keto dite neper qendra e banuara me shqiptar organizojne mbremje festive te mbushur me dhjetëra e mijëra shqiptar qe shkojne ne menyre te organizuar se bashku me familjet e tyre per te festuar me këngë e valle popullore,ne cdo shtet.
Ndersa fëmijët e tyre jan të veshur me veshje kombëtare dhe mbajn me flamuj në duar, per te festuar Ditën e Flamurit dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeqendra e shqiptarve Nju Jorku, eshte veshur e gjitha e veshur kuq e zi.

Në Nju, Jork shqiptaro-amerikanët neser kanë per te ngritur flamurin shqiptar në zemer te qytetit dhe pese lagjet e Nju jorkut.
Aqsa dhe interesimi eshte shume i madh i shqiptarëve të Amerikës për të festuar të përbashkuar 106 Vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë së Shtetit Shqipëtarë në Vlorë më 28 Nëntorë 1912.

Duke iu rikthyer historisë bashkësia shqiptare në Amerikë këto 106 – Vjetë të Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë, kudo në qëndrat më të populluara me shqiptarë në Amerikë, këtë ditë të shejtë – 28 Nandori – 1912-, është përgatitur për t’a shënuar me një madhështi të pashoqe.
Në Amerikë ka ditë që kan filluar përgatitjet e medha – ato i sheh me një interesim të jashtëzakonshëm kudo në klubet shqiptare, shoqatat dhe organizatat shqiptare në Amerikë.

Kudo dhe për çdo ditë në vigjilje të festës ka lajme se janë mbajtur ose jane per tu mbajtur aktivitete në nderë të këtij 106 vjetori.
Të cilat janë paraparë të kulmojnë në 28 Nëntorë në zemër të Nju Jorkut – me ngritjen e flamurit dhe një koncert të madh festivë në qendër të qytetit dhe pes lagjet e saj.

Image

Nju Jorku eshte i mbuluar i gjithe kuq e zi të çdo rruge dhe sheshi , shtëpie apo biznesi , veture apo lokalet shqiptare ku jetotojnë e punojnë shqiptarët e Amerikës.

Përkujtimi i ngritjes së Flamurit Kuq e Zi me shkabën dy krenare,,me dinjitet e krenari të lart kombëtare, po festohen edhe në Toronto – Kanada
Bashkëatdhetarët tanë atje shoqatat, organizatat dhe grupe të tjera kanë përgatitur një koncert të madh festivë me disa nga këngëtarët, aktorët, dhe personalitetet më të shquara nga komuniteti dhe nga vendlindja.

Njëhereshit, ne disa vende ka filluar ngritja e flamurit si ne Kenektiket - Stamford dhe Waterbury, por jane bere gati per neser për ngritjen e flamurit shqiptarë në shtizën e Bashkisë së Torontos si në New York, dhe në Boston – Uster Massachusetts , dhe qytetet e tjera në SHBA.

Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Kumbonën e saj sipas traditës bënë ngritjen e flamurit kuq e zi dhe do të mbaj meshën e Pavarësisë. Sikurse, edhe Kisha Katolike Shqiptare Zoja Pajtore dhe Shën Palit, në Michigan do të mbajë meshë të veçantë me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë.
Edhe Teqeja Bektashiane dhe Xhamitë ne Staten Island, Brooklyn dhe Nju Xhersi do të kenë veprimtari me rastin e Pavarësisë.

Padyshim, që kulmi i këtyre festimeve mendohet se do të jetë kryeqendra e re shqiptarëve të Amerikës, Tre- Shtetshi, New Yorku, New Jersey, Connecticut – zona ku mendohet se jetojnë rreth 150 mijë shqiptarë.

Në Boston dhe Uster Massachusetts në Stamford dhe Waterbury të Connecticut do të ketë darka, koncerte dhe pjesë teatrale si dhe do të bëhet ngritja e Flamurit Kuq e Zi me shkabën dy krenare në majën e shtizës së bashkisive të këtyre qyteteve.

Në New York, “kryeqyteti” i Shqiptarëve të Amerikës, shqiptarët do të jenë të përbashkuar nga të gjitha trojet, Shqipëria, Kosova, Kraja Ulqini, Plavë – Gucia, Presheva, Bujanovci e Medvegja, Tetova e Gostivari, Struga, Kumanova e Dibra, Preveza, Filati – Çamëria, të përbashkuar rreth shoqatave dhe organizatatve të tyre do të festojnë në mënyrën më madhështore.

Në çdo shoqat, organizat dhe grupe shqiptarësh ka një interesim të jashtëzakonshëm në mesin e shqiptarëve këtu. Kudo ndihet atmosfera e festës së 106 vjetorit të Shtetit Shqiptarë i lirë, sovranë dhe i pavarur.

Image

Anëtari i Keshillit te Bashkise së New Yorkut, bashkëatdhetari ynë Mark Gjonaj i dalluar si veprimtarë dhe aktivist i komunitetit në këtë zonë, dhe një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptar në këtë lagje të qytetit Bronx-it, i cili ka popullsinë më të madhe të emigrantëve shqiptarë, nga Kosova, Shqipëria, dhe viset shqiptare, e dyta ose e treta për nga numëri në shetin e New Yorkut, për 28 Nëntorin Ditën e Flamurit tonë Kombëtarë,, me shpenzimet e tij e zbukuron qytetin e Bronxit me flamujt kuq e zi, duke bërë që që flamuri ynë kombëtarë të valvitet në çdo rrugë e shesh të këtij qyteti me dy milion banorë.

Ndersa sot ne mbremje Mark Gjonaj organizon ne Bashkin e Nju Jorkut nje ceremoni zyrtare me anetaret e Bashkise dhe veprimtaret e komunitetit shqiptar ne Nju Jork.

Në Michigan – Detroit, duket se çdo gjë do të kulmojë në festimete dites se sotme dhe neser ne lokalet e prenotuara per festne e flamurit.
Sipas tyre në këtë “dasmë” të madhe shqiptare do të kete fjalime të rastit si dhe do të marrin pjesë, përfaqesues nga shteti i Michiganit,drejtues te qyetit.Grupe me kengetarë dhe valletar,të ftuar nga Shqiperia do të krijojnë një atmosferë festive” shkruajn protalet shqiptare nga Michagani.
Në Michigan po ashtu nga pamundësia për të mbledhur të gjithë shqiptarët bashkë ngaqë ka një interesim të jashtëzakonëshëm në këtë komunitet ashtu si dhe në vëndbanimet e tjera me shqiptarë në Amerikë, shoqatat, organizatat dhe grupe të tjera do të organizojnë manifestime të mëdha në kudarin e 106 Vejtorit të Shtetit Shqiptarë, me koncerte, fjalime dhe darka argëtuese.

Në Atlanta të Gjorgjisë, Grinsboro të Karolinës së Veriut dhe Roanoke të Virxhinisë, Bashkësitë shqiptaro-amerikanë të këtyre tri shteteve Ditën Pavarësisë dhe të Flamurit tonë kombëtar, do t’a shënojnë përmes manifestimeve kulturore artisitke, që do të organizohen me këtë rast.
106 Vjet Pavarësi është titulluar manifestimi i madh me shqiptaret që do të mbahet në Madison Wisconsin- Kremtimi i 106 Vjetorit të pavarësisë!!!! Kryesia e komunitetit shqiptaro amerikan për Madison, Wisconsin do të organizoje manifestimin madhështor, thontë ky komunitet shqiptarësh.
106 Vjet Pavarësi edhe në Florida me muzikë nga Shqipëria dhe Kosova e të gjitha trevat shqiptare.

Darke Festive për 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Massachusetts organizon edhe Shoqata shqiptaro-amerikane e Masaçusetsit “Besa”, e cila ka ftuar në festimin e madh të 106 vjetorit të Pavarësisë të gjithë shqiptarët.

Mbremje Madheshtore per 100 Vjetorin e Pavarsise edhe në shtetin e New Jerseyit – nga shoqatat dhe organizatat atje të gjitha janë bërë gati për festimin madheshtor me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë për komunitetin shqiptarë, në shtetin e New Jersey-it.
Festa madhështore thuhet se ka mbrritur edhe në Los Angelos të Kalifornnisë me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë thuhet në një njoftim të këtij komuniteti. Komuniteti shqiptarë ka “hapur” dyert e festës edhe për shqiptarët atje.

Festa e Flamurit 106 vjet Pavarësi do të kremtohet edhe në Pennsylvania nen organizimine e Shoqates “Bijt e Shqipes” .
Mbremje e Madhe Shqipetare në Tennessee e kan quajtur manfestimin e tyre komuniteti shqiptarë në Nashville ku njëjta madhështi mbizotronë edhe në të gjitha mjediset shqiptare në Illinoi shtetin fqinjë .Organizatorët atje kanë disa festime të përbashkëta në baza shoqatash, organizatash dhe grupeve të ndryshme në komunitet, Ndërkohë që njëri prej festime të shumta mbahet në nder të 106 vjetorit të pavarësis së Shqipëris me orkester dhe kengetar Shqipetar ka organizuar edhe komuniteti shqiptar nga Chicago.

Kremtim i 28 Nëntorit-, priten neser me gëzim të madh edhe në North dhe South Carolina, Washington, Dallas – Texas, Feniks – Arizona, dhe deri në Alaskën e largët – ku ka njoftime se grupe shqiptarësh kan lajmëruar se me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërise do të organizoin një manifestëim madhështor dhe që do të mbahet mend gjatë, në Alaskën e largët dhe ku jeton një komunitet i vogël shqiptarësh kryesisht i ardhur nga Dibra e Madhe.

E njëjta atmosfer festive ndihet në çdo mjedis në mesin e shqiptarëve në New York, Çikago, Nju Jersi, Miçingan, Florida, Arizona, Teksas, Kaliforni, Karolina e Jugut dhe e Veriut, Uashington , Pensillvenia e Kenektiket, ku janë më të përqendruar shqiptarët.

Të gjithë janë bashkuar dhe do t’a festojnë këtë festë të bashkimit me moton: Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, vazhdim i natyrshëm i Bashkimit tonë Kombëtarë, ëndrrës së kahëmotshme të të gjithë shqiptarëve – deri në bashkimin me të gjitha trojet tona Etnike.

Shqiptaret e Amerikes në bazë grupesh të ndryshme, klubesh, shoqatash, organizatash, dhe shoqërive, do ti japin të kësaj feste kombëtare, e cila mbahet si një arritje e madhe në bashkësinë shqiptare në Amerikë, një madhështi të pa parë ndonjëherë në historinë e shqiptarëve të Amerikës.
Kudo kësaj feste është duke iu kushtuar një rëndësi e madhe, dhe intersim i jashtëzakonëshëm e cila padyshim është e vetmja festë kombëtare, që i bashkon shqiptarët ngado, pa dallime fetare, krahinore apo ideologjike, e partiake. Dita e Pavarësisë, në bashksinë shqiptare në Amerikë, shënohet në mbarë vendbanimet shiptare, me darka solemne, koncerte festive, mafistime të ndryshme festive dhe me aktivitete të tjera.

Aqsa dhe intersim i madh i shqiptarëve të Amerikës për të festuar të përbashkuar 106 Vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë së Shtetit Shqipëtarë në Vlorë më 28 Nëntorë 1912, ndihet kudo keto dite edhe ne SHBA dhe Kanada.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera