Shteti i Nju Jorkut, me Proklamat, dhe Presidenti i Bronksit Ruben Diaz nderojnë Ditën e Flamurit Pavarësinë e Shqiprisë

Amerika

Shteti i Nju Jorkut, me Proklamat, dhe Presidenti i Bronksit Ruben Diaz nderojnë Ditën e Flamurit Pavarësinë e Shqiprisë

Beqir SINA – Bronx New York  Nga Beqir SINA – Bronx New York  Më 30 nëntor 2018 Në ora: 16:25
Festimi i Ditësë Flamurit në Nju Jork

BRONX NYC: Të mërkurën, më 28 nëntor 2018, Presidenti I Qytetit të Bronksit në Nju Jork, Ruben Diaz Jr, ishte mikpritës i festës zyrtare të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në njohjen e 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Festa e flamurit në ndërtesën e Bashkisë së Bornxit “The Bronx County Building” kulmoi me ngritjen e flamurit kuq e zi në shtizën e lart të oborrit të kësaj bashkie më dy million banorë, përfshirë edhe komunitetin shqiptar.

Veprimtaria e kësaj dite, për të disatën vit po organizohet dhe sponsorizohet nga Fondacioni Shoqëria Shqiptaro-Amerikane, “Bijtë e Bijat e Shqipërisë në Amerikë” dhe Qendra e Bashkësisë Shqiptare.

Presidenti i qytetit të Bronksit zoti Ruben Diaz Jr, një mik i dalluar shqiptarve në New York, pranojë me këtë rast Çmimin e dhënë nga themeluesi dhe Kryetari i Shoqatës së “Fondacionit i Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane”, gjatë ceremonies për kremtimin e 106-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Bronks.

"Komuniteti shqiptar gjithmonë ka pasur një lidhje të fortë me Bronksin dhe me zyrën time. Jam krenar për të qenë bashkë me ju më shumë se nji dekad të cilën unë do t’a quaja dekada e partneritetit dhe mbështetjes, suaj gjithmonë ashtu si dhe të sotmes, ngritjes zyrtare të flamurit kuq e zi me shkabën me dy krena” tha Presidenti i qytetit të Bronksit zoti Ruben Diaz Jr. .

Më pas ai përcolli një faleminderim të veçantë për përfaqësuesen e lart të qeverisë së shtetit federal të Nju Jorkut, zonjën Kathy Hochul dhe senatores shtetërore Alessandra Biaggi për pjesëmarrje në kremtimin e festës së flamurit shqiptar në qytetin e Broksit. Dhe një falemindrim tjetër tha Presidenti I Bronksit, shkon në këtë festë për sposorin - Fondacioni Shoqëria Shqiptaro-Amerikane, “Bijtë dhe Bijat e Shqipërisë në Amerikë” dhe Qendrën Komunitare Shqiptare - për të ndihmuar që kjo ngjarje të jetë e mundur ".

Avokati Stephen Kaufman, ish-senator i Shtetit të NYS, moderoi këtë ngjarje dhe gjithashtu ai foli shumë për Ditën e Flamurit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, luftën për mbrojtjen e trojeve të shqiptarve prej nga nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe deri ditën për të ngritur flamurin në nëntor 2018, në qytetin i Vlorës nga Ismail bej Qemali.

Ngjarja filloi me këndimin e dy himneve kombëtare atij amerikanë dhe shqiptarë nga këngëtarja e famshme shqiptare Merita Halili nga Tirana me bashkëshortin e saj Maestro Raif Hyseni nga Mitrovica - Kosova.

"Bashkësia shqiptare ka pasur gjithmonë lidhje të forta me Bronksin", tha Presidenti i Bronks Borough Ruben Diaz Jr. "Ndërsa e festojmë Ditën e Pavarësisë, unë jam krenar që vlerësojmë me Çertifikat Mirënjohje nga Bashkia e Bronksit – NYC, disa individë me prejardhje shqiptare, të cilët kanë kontribuar në suksesin e vazhdueshëm të bashkis dhe qytetit tonë ".

Gjatë kësaj ngjarjeje, Presidenti Borough Diaz nderoi ter individë - Hajdin Alijaj dhe Mimoza Dajci - për kontributin e tyre në jetën qytetare të Bronksit. Përveç kësaj, dy çmime u pranuan pas vdekjes nga familjet dhe miqtë e Ali Hadrit dhe Idriz Seferit, të cilët konsiderohen si heronj në Shqipëri.

Presidenti i Bronks Borough Ruben Diaz Jr. tha se do të promovoi dhe do të vazhdoj të punoj ngushtë me komunitetin shqiptar, “ndërsa punojmë së bashku për ta bërë Bronksin dhe gjithë Nju Jorkun një vend edhe më të mirë për të jetuar, punuar dhe rritur një familje, kremtojmë e gëzojmë së bashku cdo arritje dhe festë të komuniteve në qytetin e Bronksit".

Përveç kësaj, në këtë ceremony zyrtare festive për nder të Ditës së Flamurit Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë , përfaqësuesja e guvernatorit ë shtetit të Nju Jorkut, Adrew Cuomo, Letuente Kathy Hochul, paraqiti një deklaratë nga guvernatori Andrew Cuomo në këtë event, duke shpallur 28 Nëtorin Ditën e Flamurit kuq e zi, një festë zyrtare që njeh pavarësinë e Shqipërisë, në shtetin e Nju Jorkut.

"Një ditë e veçantë me një komunitet të veçantë", tha artisti I njohur, Maestro Raif Hyseni, duke shtuar : "Nuk ka më bukur për festimin e Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe Ditën e Pavarësisë në Bashkinë e Qytetit të Bronksit, New York City, dhe Faleminderit zotit Esad A. Rizai për organizmin dhe sponsorizimin në këtë ngjarje të mrekullueshme!"

Veprimtaria u sponsorizua nga Fondacioni “Shoqëria Shqiptaro-Amerikane”, dhe “Bijtë e Bijat e Shqipërisë në Amerikë” si dhe Qendra e Bashkësisë Shqiptare.

Ngjarja zyrtare e festimit të Ditës së Flamurit, kulmoi me ngritjen në shtizën e lart të Bashkisë së Qytetit të Bronksit – NY, të flamurit shqiptar në 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë .

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat