Shqiptarët festuan të përbashkuar 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Amerika

Shqiptarët festuan të përbashkuar 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Beqir Sina Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 16:07
Pamje nga festa

Mbi mijë shqiptarë amerikanë dhe rreth pesëmbëdhjetë organizata shqiptare u bënë së bashku në këtë festë në festën e organizuar nga anëtari i Këshillit të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj dhe komuniteti shqiptar

Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e vende të tjera në Ballkan, SHBA dhe në Kanada, gjithë diasporën tonë, kudo festuan me një madhështi Ditën e Flamurit - Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, për nder të 28 Nëntorit 1912, kur në Vlorë është ngritur Flamuri Kuq e zi dhe është shpallur Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë

Festimet për 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, për më shumë se një shekull nga shqiptarët në SHBA dhe Kanada, kan një trashgmni mjaft të bukur, dhe, që ka lënë gjurmë në festimin e tyre të kësaj feste të madhe, e cila ka nisur me kolonit dhe klubet e para të shqiptarëve në mërgim.

Shqiptaret e Amerikës, gjithmon i kan festuar së bashku datat e shënuara kombëtare me festime madheshore, me hijeshim e shesheve, rrugve, isntitucionve dhe shtetpive te tyre me vendojes e flamujeve kuq e zi, me ceremoni, mbrëmje dhe koncerte festive.

Image

Shumë shqiptar ne Amerike e Kanada, në mënyrë simbolike gjatë këtyre festave veshen kuq e zi , për të shënuar 28 Nëntorin, sidomos femijët e vegjel - që tregojnë një ndenjë të madhe krenarie e trashgëmnie se janë shqiptar. Dhe, për më shumë te gjithe shqiptarët në SHBA e Kanada, duke u nisur nga shqiptarët e parë, dhe diaspora e vjetër, e kanë merituar të quhen patriot e atdhedashës të pamasë, sepse, ishin ata që po në këtë atmosfer, me të njëjtën krenari dhe gëzim e festuan së bashku edhe në kohën e sundimit sllavo komunist.

Keshtu, e kan festuar për 106 vjet Ditën e Flamurit Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, duke na e lënë trashgmni të pashoq edhe te ne shqiptarëve brezit të ri, që erdhëm në Amerikë, keto dy tre dekadat e fundit .

Lokalet dhe mjediset këto ditë, nëpër qendrat e banuara me shqiptar, organizuan ngado që të shikoje mbrëmje dhe ceremoni festive, plot e përplot me shqiptar të të gjitha moshave, në mënyrë të organizuar së bashku me familjet e tyre, u ben se bashku për të festuar me këngë e valle popullore, ne cdo vend.

Ditën e Flamurit dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, e festuan së bashku të shtunën më 30 Nëntor, mbi mijë shqiptarë amerikanë, thotë organizatori i kësaj feste, anëtari i Këshillit të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj - i cili bëri bashkë rreth pesëmbëdhjet organizata shqiptare në këtë festë. 

Image

Në këtë festë morën pjesë autoritetet lokale, përfaqësues të zgjedhur nga qyteti i Bronxit, aktivistë të këtij komuniteti dhe udhëheqës fetarë, biznesman të suskseshëm, shqiptarë të sukseshëm nga të gjitha sferat e jetës, u bashkuan në mbërmjen e madhe festive festive të shtunën më 30 nëntor, për të festuar Ditën e Flamurit - 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në një aktivitet festiv dhe solemn në lokalin e njohur në qytetin e Bronxit “Marina Del Rey” - ku prej vitesh jeton dhe komuniteti më i madh i shqiptarve në SHBA. . 

Këshilltari i NYC Mark Gjonaj, shkruajti në llogarinë e tij në rrjetin social facebook se kjo ka qene: "Një festë e madhe duke kremtuar Diten e Flamurit Shqiptar të Pavarësisë Shqiptare, me mbi mijë amerikanë shqiptarë, ndërsa ne festuam jo vetëm ditën e flamurit, por edhe trashëgiminë, kulturën dhe kontributet Faleminderit organizatave pritëse, sponsorëve, artistëve, vullnetarët, si dhe zyrtarët e zgjedhur që morën pjesë: Presidenti i Bronks Borough Ruben Diaz Jr., Presidenti i Brooklyn Borough, Eric Adams, Këshilltarja e NYC Juma ëilliams, Nys Assemblyëoman Nathalia Fernandez, Kryetari i Kuvendit të NYS Michael Blake dhe të tjerë” shkruan Gjonaj.

Këshilltari Mark Gjonaj dhe komuniteti shqiptar me këtë rast nderuan organizatat dhe individin për angazhimin e tyre ndaj komunitetit, etikës dhe angazhimit të tyre për të gjithë. Gjonaj më pas falenderoi të gjithë nderuesit për kontributin dhe angazhimin e tyre për cështjen tonë kombëtare dhe komunitetin shqiptar në SHBA .

Kjo mbrëmje e madhe festive - për Ditën e Flamurit - 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, është festuar me një atmosferë të mrekullueshme nga artistë të shquar si Nikoll Nikprelaj, Arif Vladi, Lirie Dedvukaj dhe shumë artistë të tjerë të kësaj mbrëmje festive dhe solmne.

Image

Festa kuq e zi - pavarësisë së Shqipërisë, në lokalin e njohur në qytetin e Bronxit “Marina Del Rey” - organizuar nga anëtari i Këshillit të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj dhe komuniteti shqiptar vazhdoi, me ushqim, vallëzim dhe shfaqje kulturore.

Gjatë këtyre ditëve Komuniteti Shqiptaro-Amerikan të përbashkuar rreth Flamurit kuq e zi, me këto festime në të gjitha mjediset në SHBA, po tregon se është krenar për të parë një ditë së bashku të gjithë shqiptarët të bëhen një ditë së bashku organizata dhe shoqata të komunitetit shqiptar në SHBA, dhe të vazhdojnë traditën e shqiptarve të Amerikës. Traditë kjo e për më shumë se një shekulli në diasporë : “ Tashmë ka ardhur koha që një ditë të festojmë së bashku këtë ditë të rëndësishme në historinë tonë kombëtare”.

Ngaqë, kjo ditë e shënuar 28 Nëntori 2018, është simbol i përbashkimit të, të gjithë shqiptarëve rreth flamurit kuq e zi, dhe tregon se sa krenarë janë të gjithë shqiptarët, të gjitha organizatat e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe anëtarët e tyre, festuan se bashku këtë ngjarje të madhe. Dhe treguan se kur shqiptaret e Amerikes behen së bashku, eshte edhe ajo që mund të bëjnë shqiptarët , ndihma dhe kontributi është e madh dhe historik, cka edhe mund të realizohet dhe nuk njeh kufij për të gjtihë diasporën shqiptare në mbar botën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat