Shoqata Atdhetare Dibra mesazh për dibranen Ambasadoren e Maqedonisë në Uashington

Amerika

Shoqata Atdhetare Dibra mesazh për dibranen Ambasadoren e Maqedonisë në Uashington

Nga: Beqir SINA - New York Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 01:05
Marigona Marku

Shoqata Atdhetare Dibra në emër të bordit drejtues si dhe në emnrin e gjithë komunitetit dibran në SHBA, shkruan në status in e saj në Facebook se i urojmë zgjedhjen e postit së ambasadores të  R.Maqedonisë në SHBA, Marigona Marku.

"Jemi shumë të gëzuar që këtë post e udhëheq një vajzë dibrane, me plot bindje e themi që është shumë e merituar, poashtu duke pasur prasysh dhe numbrin e madh të Dibraneve që jetojnë në SHBA".

 Znj. Marku i urojmë punë të mbarë dhe sa më shumë suksese në karierën e saj si ambasadore e R.Maqedonise në SHBA, shkruajnë dibranët e Amerikës të cilët janë të organizuar për më shumë se njëzet vjet në Shoqatën Atdhetare Dibra 

E lindur në Dibër të madhe, znj. Marku në të kaluarën ka punuar në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë.

Kjo përzgjedhje është mëse e merituar pasi në SHBA, gjegjësisht në shtetin e New Yorkut, Komuna e Staten Island për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve dibran është binjakëzuar me Komunën e Dibrës, biles ajo thirret edhe si Dibra e tretë, pas Dibrës së vogël të Peshkopisë.

Në vitin 2011, me rastin e përvjetorit të Ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë, Marigona Marku, që në atë kohë punonte në Drejtorinë për të Drejtën Ndërkombëtare, mori çmimin tradicional për diplomatin më të mirë të vitit, i cili ndahet çdo vit nga Ministria e Punëve të Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat