FDNY: Zjarri shkrumbon Misionin e Serbisë në qytetin e Nju Jorkut

Amerika

FDNY: Zjarri shkrumbon Misionin e Serbisë në qytetin e Nju Jorkut

Nga: Beqir Sina Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 19:02
FDNY: Zjarri shkrumbon Misionin e Serbisë në qytetin e Nju Jorkut

NJU JORK CITY: Mbrëm vonë zjarrfikësit njujorkez u ballafaquan me një flakë në Misionin Serb e cila ndodhet në rrugën 67 Street dhe 5th Avenue në anën East Side të qytetit, shkruajn mediat lokale njofton Bota sot nga Nju Jorku.

Simbas tyre një zjarr që shpërtheu  në këtë ndërtes të dielën mbrëma në katin e tretë të Misionit Serb përball rrugës 5th Avenue ka shtaërruar duke djegur materiale por nuk ka dëme në njerëz , thanë zyrtarët e Departementit të Mbrojtjes nga Zjari në qytetin e Nju Jorkut.

Image

“Te civilë dhe një zjarrfikës pësuan lëndime të lehta nga flakët në ndërtesën që ndodhet Rrugën e 67-të dhe në Fifth Avenue,” tha zëhdënsi i FDNY.

Duke shtuar se zjarri u raportua në ora 8:40 të mbrëmjes dhe u vendos nën kontroll rreth një orë më vonë, thanë zjarrfikësit.

Për vendosjen nën kontroll të zjarrit u deshën më shumë se 100 zjarrfikës, të cilët u ndeshën me dy përfshirje flakësh në të njëjtën ndërtes.

Image

Ndërtesa e e cila u përfshi nga zjarri është pronë e Beaux Art, e ndërtuar në vitin 1905 ishte në shitje, me një çmim prej 50 milionë dollarë, theksuan mediat amerikane, duke shtuar se ajo është një ndërtesë, e projektuar nga të njëjtët arkitektë që dizenjuan Satacionin e Madh të trenave në qendër të qytetit të Nju Jorkut -  Terminalin e Madh Qendror të Manhatanit.

Ku ndërtesa dallohej për vlerat e saj karakteristike që përfshijnë shkallë të mëdha, tavane me pamje qiellore të pikturuara në formën e yejeve dhe formim i një qielli imagjinar. Dyshemeja përfshin një ballroom, sallon të madh dhe dhoma gjumi të shumta si dhe mjedise të bukura artistike dhe antike.

 

Dy vjet më parë ka qenë një kishë historike ortodokse serbe në Manhattan, e cila luan një rol të rëndësishëm për komunitetin serb të Nju Jorkut, që u përfshi nga flakët( e  dielën, 1 Maj 2018), vetëm disa orë pasi besimtarët festuan Pashkët Ortodokse.

Sipas departamentit zjarrfikës të New Yorkut, kisha u përfshi nga flakët pak para orës 7 të pasdites, duke angazhuar 168 persona të ekipit të emergjencës për të stabilizuar situatën.

Pamjet tregonin qartësisht dëmet e shkaktuara në objektin historik fetar, teka ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri masiv.

Autoritet njujorkeze kryen hetimet, duke e konsideruar ngjarjen humbje të madhe për komunitetin serb.

Ata thanë se : " Nuk është ende e qartë nesë ka pasur njerëz në kishë në momentet e para të zjarrit. Prifti, sipas zyrtarëve, ishte larguar me biçikletë para flakëve në një darkë më rastin e Pashkëve."

Përgjatë dy orëve flakët shkatërruan totalisht ndërtesën e shekullit të 19, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve zjarrfikëse.

Para se të shërbente si bosht thelbësor fetar i komunitetit serb në Manhatan, ndërtesa njihej si Trinity Chapel, një kishë Episkopale që u shit për pronarët e saj aktuale në vitin 1943.

Ndërtesa hyri në Regjistrin Kombëtar të vendeve Historike në vitin 1968, në të njëjtin vit kur komisioni i ruajtjes së monumenteve të qytetit i dha asaj statusin historike me argumentin se karakteri i veçantë i kishës, rëndësia historike, interesi estetik dhe vlera e zhvillimit në trashëgiminë dhe karakteristikat kulturore të Nju Jorkut e bëjnë atë pazëvendësueshme.

Në portale të ndryshme dhe rrjetet sociale, serbët, akuzuan shqiptarët e Nju Jorkut, për zjarrvënje me qëllim por autoritetet njujrkeze zyrtarisht kan thënë se zjarri mund të jet shkaktuar nga një masë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat