Ish-ushtarët e Batalionit “Atlantiku” festoin në Nju Jork - transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës

Amerika

Ish-ushtarët e Batalionit “Atlantiku” festoin në Nju Jork - transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës

Nga: Beqir Sina Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

NEW YORK : Mbasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës, kan qenë edhe shqiptarët e Amerikës, ata që janë përfshirë në këtë ditë të madhe gëzimi, ku Indivd, lider, veprimtar dhe drejtues të shoqatave dhe organizatave të komunitetit kan nisur mesazhe urimi për Ushtrinë më të re në botë - Ushtrinë e Shtetit të Kosovës, dhe festa e ushtrisë ka nisur edhe në SHBA nga shqiptarët.

Ish-ushtarët e Batalionit "Atlantiku" që veprojmë brenda organizatës "Shoqata Atlantiku - Atlantic Association", ditën e krijimit të Ushtrisë se Kosovës, do ta fëstojnë me një tubim simbolik nga vendi ku i nisën dy dekada më parë për lirinë e Kosovës, me unifomat me emblemën e UÇK-së, në Royal Regency - Yonkers Nju Jork.

Ata kan planifkuar të mbajnë një ceremoni festive "Urime Ushtrinë Kosovë!" shoqëruar me një Koktej nga veprimtarët e Luftës Çlirimtare të Kosovës për nderë të kësaj dite historike për Kosovën dhe gjithe popullin Shqiptarë, thuhet në një njoftim në medien sociale të ish-ushtarëve të Batalionit "Atlantiku", Shoqata Atlantiku - nga SHBA.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat