Mesazh Urimi nga Shoqata Atdhetare “Shpresa” në SHBA, për Ushtrinë të Shtetit të Kosovës

Amerika

Mesazh Urimi nga Shoqata Atdhetare “Shpresa” në SHBA, për Ushtrinë të Shtetit të Kosovës

Nga: Beqir Sina Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 20:14
Mesazh Urimi nga Shoqata Atdhetare “Shpresa” në SHBA, për Ushtrinë të Shtetit të Kosovës

NEW YORK : Shoqata Atdhetare “Shpresa”, nga SHBA, i është drejtuar me një mesazh urimi : Presidentit të Kosovës z. Hashim Thaqi, Kryeministrit Ramush Hardinaj, Kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Rrustem Berisha, dhe mbarë popullit të Kosovës me rastin e mandatimit të sotëm në Kuvend, të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të shtetit të Kosovës.

“Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, ishte një rrjedhë e asaj lufte që u bë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, shtetin e saj, nga Ushtria Çlirimtare e Kosoves - UÇK-ja, dhe rolin e kontributin që dha Forca e Sigurisë së Kosovës, në liri, deri te një nevojë e kohës e cila është më së e drejtë e shtetit, të Kosovës, në një ditë kaq të rëndësishme dhe historike për Kosovën, dhe gjithë kombin shqiptar, do të ketë edhe ushtrinë e saj me uniformën dhe simbolet e saj si gjithë ushtritë e botës”.

Image

Simboli i kësaj ushtrie me një kokë Shqiponje në krahaun e zemërës së Shqipërisë, dhe të kuqen(gjakun) e dëshmorve të lirisë së Kosovës, është simbolika e asaj që Kosova është zemra e shqiptarisë, thuhet në mesazh.

Diaspora shqiptare kudo, si shqiptarët e Amerikës, e kan përkrahur në vazhdimësi ngritjen dhe aftësimin e FSK-së për t’u shndërruar me përkrhajen e SHBA, dhe miqve tanë në Europë, në Forcë të Armatosur, përkatësisht në Ushtri të Kosovës në interes të mbrojtjes së saj. Pra, në interes të çdo qytetari të saj, duke kontribuar me lidhjet dhe miqësinë e fort me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikun e aleatin tonë historik, duke qenë qenë e përkushtuar që ky proces të jetë në vazhdimësi në bashkëpunim me ShBA-të, NATO-n, BE-në dhe aleatët tjerë strategjik të Kosovës, dhe Shqipërisë e shqiptarve kudo në botë.

"Urime Ushtria e shetit të Kosovës - Gjithmonë! duke besuar se Ushtria e Kosovës, do të shërbejë për paqe, siguri dhe stabilitet në vend dhe në gjithë Ballkanin," thuhet në mesazhin e Shoqatës Atdhetare “Shpresa”, nga SHBA, me Kryetar Besim Malotën, përcjell Bota sot.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat