Kongresisti amerikan flet për “Bota sot”, i dërgon mesazhe të qarta BE-së dhe Serbisë

Amerika

Kongresisti amerikan flet për “Bota sot”, i dërgon mesazhe të qarta BE-së dhe Serbisë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 15:00
Eliot Engel në zyrën e tij në Kongres

EASTCHASTER NYC : Në një deklaratë të posaçme për gazetën “Bota sot”, ligjvënësi demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel , i tha gazetarit të “Bota sot”, në SHBA, se ishte bërë bashkë me miqtë e tij, të mëdhenj shqiptarë, siç i quan ai, për të festuar festat e fundvitit, në një kohë kohë kur po në këtë fillim të vitit të ri, ai do të marr edhe detyrën e re, më të lartë në Komitetet e Dhomës së Përfaqësuesve, atë të Kryetarit i Komitetin e Punëve të Jashtme të Kongresit .

“E pres me padurim vitin e ardhshëm( 1 Janarin), kur zyrtarisht  unë do të betohem si Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit, dhe si gjithmonë, natyrisht gjatë kësaj detyre do të i kushtoj shumë dashuri dhe energji për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët” tha ai në këtë pritje festive.

Engel, me këtë rast përmendi faktin se së bashku me anëtarët e grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, si bashkëthemelues dhe bashkëkryesues, së bashku me miqtë e tjerë shqiptarë në Kongres,  kan bërë shumë gjëra, por se kanë përpara dhe shumë gjëra të tjera për të bërë në të ardhmen për Kosovën.

“Kemi pasur shumë lajme të mira këtë javë, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me Kosovën. Kuvendi i Kosovës miratoi një projekt-ligj për të konvertuar Forcat e Sigurisë së Kosovës FSK, në Ushtri të Kosovës. Unë mendoj se ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe e çon Kosovën përpara. Unë mendoj se çdo vend ka të drejtë të ketë një ushtri, dhe Kosova nuk është ndryshe nga çdo vend tjetër “.

Më pas ligjvënësi demokrat e Nju Jorkut, Eliot Engel, foli edhe për taksën ndaj mallrave të Serbisë- e vendosur kjo mes shumë "polemikash" diplomatike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nga qeveria e Kosovës, muajin e kaluar.

Image

“Po ashtu këtë javë, ka pasur disa vështirësi mes fqinjësisë së mirë mes Serbisë e Kosovës, që përfshijnë tarifat me Serbinë. Mbështes të drejtën e Kosovës, për të imponuar këto tarifa, të drejtën e qeverisë së Kryeministrit Haradinaj, e cila për të gjetur një mënyrë, ka qenë e imponuar për këto tarifa, ngaqë jam skeptik dhe nuk besoj se Serbia, me të vërtetë po i plotëson premtimet që ajo ka dhënë”, është shprehur Engel.

Veterani i dhomës së përfaqësuesve - Engel, u shpreh shumë i pakënaqur për mënyrën se si Serbia po e pengon dhe e “saboton” futjen e Kosovës në organizmat e larta ndërkombëtare, në një kohë që Beogradi flet për një dialog dhe miqësi të mirë me Prishtinën.

“Jam shumë i shqetësuar me faktin se sa herë që Kosova dëshiron të hyjë në institucion të lartë dhe të rëndësishëm ndërkombëtar, Serbia, përpiqet ta bllokojë atë. Çfarë ndodhi me Interpolin dhe çfarë ndodhi me vende të tjera, që nuk e votuan. Mendoj se Serbia duhet të tregojë seriozitet se dëshiron paqe, sepse Kosova e ka treguar atë herë pas here. Është koha që BE të japë “vizën” për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe kjo duhet të ndodhë tani, jo vitin e ardhshëm, jo në vitin 2020, por tani” përsëriti Engel.

Kongresisti Eliot Engel, Themeluesi dhe bashkëdrejtuesi i Kaukusit të Interesave Shqiptare në Kongresin Amerikan dhe një nga miqtë më të mëdhenj të botës shqiptare në këto 30 vitet e fundit, Eliot Engel, i rrethuar nga shqiptarët miku i tij i ngushtë Harry Bajraktari, Mark Gjonaj, dhe veprimtar të tjerë, i cili ka thënë se “ Kur viziton Kosovën ndihet si në shtëpinë e tij” deklaroi për “Bota sot” se , me zor po pres që të kthehem në Kosovë kur të hapim zyrtarisht ambasadën e re të SHBA. “Isha në Prishtinë më shumë se një vit më parë kur kemi marr terrenin për Ambasadën e re, dhe isha pjesë e asaj ceremonie. Tani dua të jem pjesë e prerjes ceremonisë të prerjes së shiritit kur ambasada do të hapet për disa muaj në vitin e ardhshëm. Pres që të kthehem në Kosovë, përsëri!”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat