Diaspora shqiptare është pronë e Shqipërisë Etnike

Analiza

Diaspora shqiptare është pronë e Shqipërisë Etnike

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 1 maj 2019 Në ora: 06:04
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

- Jo vetëm e disa grupeve dhe e disa  klaneve të caktuara që po krrokatën në emër të Diasporës Shqiptare për interesa të tyre dhe të matrapazëve në hapësirat e Shqipërisë Etnike.

Pavarësisht sesa janë të pasur dhe të “gjindshëm” disa tuxharë dhe skribomanë të zëshëm të aliazhuar në grupe dhe në klane si të vetmit “pronarë” dhe “paternalistë”  të  Diasporës Shqiptare, që me kapitalet  dhe me disa paçavure të tyre mediale po heqen si “PARAROJË” e shqiptarizmit, duke jetuar si  “sulltanë” dhe si “baronë” me para të vjelura nga  ndihmat dhe nga donacionet e emigrantëve dhe të refugjatëve të Diasporës Shqiptare, nuk kanë të drejtë të thirren, e për më tepër, të vendosin në emrin e tyre e as ta përfaqësojnë Diasporën Shqiptare, sepse struktura e saj nuk përbëhet vetëm nga ky soj “shpëtimtar” i shqiptarizmit, POR nga të të gjithë  të mërguarit shqiptarë, që nga pastruesi deri tek intelektualët akademikë, pavarësisht nga gjendja e tyre materiale dhe financiare.

Me një fjalë, Diaspora Shqiptare nuk është pronë e disa milionerëve  të pasur të mërgatës e as objekt nënshtrimi dhe shfrytëzimi i tyre, as e korrupcionistëve,  e hajnave dhe e matrapazëve në atdhe, por është PRONË E TËRËSISHME LEGJITIME E  MBARË SHQIPËRISË ETNIKE.

Ata  që e kanë pushtuar përbrenda Shqipërinë (1990-2019) dhe Kosovën (1999-2016), tash kinse po bëjnë përpjekje ta “nxjerrin në dritë”, edhe Diasporën Shqiptare!?

Shtrohet pyetja kush janë ata? – Dihet qe 30 vjet se kush janë ata: shtetarët,  kryeministrat, ministrat, nënministrat milionerë e miliarderë mafiozë dhe të korruptuar… etj., të cilët e kanë plaçkitur dhe “rruar” pasurinë e pasurinë e popullit në emër të “reformave demokratike” dhe të patriotizmit të rremë! – E tash, pas 30-të dhe 20-vitesh u ka rënë ndërmend që po ekzistuaka edhe Diaspora Shqiptare!?

Për këtë qëllim, ata liderë politikë mafiozë, mashtrues dhe plaçkitës si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë gjoja se kanë formuar edhe ministritë posaçme për të bashkëpunuar me Diasporën Shqiptare. Madje, në kuadrin e qeverive kanë caktuar edhe “ministrat” për të “drejtuar” dhe “bashkërenduar” veprimtarinë e tyre të përbashkët, në mënyrë që ta “mjelin”  për së shkreti, edhe Diasporën Shqiptare, ashtu  sikurse  shumicën dërrmuese të popullsisë shqiptare në atdhe, duke e lënë pa bukë, pa kulm mbi kokë, pa punë dhe në mjerimin e thellë buzë greminës së varfërisë. Si rrjedhim,  duket se tani po i vie fundi plaçkës, hajnisë, krimit të organizuar dhe korrupsionit brenda në Kosovë dhe në Shqipëri, “janë zgjuar nga gjumi i ariut dimëror” dhe po lobojnë si Serbia kundër pavarësisë së Kosovës, që t’i mashtrojnë disa biznesmenë milionerë dhe disa zëra që janë të lidhur me liderët e ndryshëm të klaneve, që kanë uzurpuar pushtetin dhe pasurinë e popullit në Kosovë dhe në Shqipëri.

Mirëpo, këta bisnesmenë dhe pasanikë të Diasporës Shqiptare, edhe pse kanë gjetur interesin e “biznesit” të përbashkët të tyre me hajnat, me korrupsionistët dhe me plaçkitësit e qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë, NUK JANË PËRFAQËSUES LEGJITIMË TË GJITHË DIASPORËS SHQIPTARE, por vetëm disa eksponentë, që po veprojnë pas shpine  të Diasporës Shqiptare.

 

Ministrin e vet, duhet ta zgjedhë vetë diaspora me qëndrim në diasporë, jo mafiat politike në atdhe me kolltuk në Prishtinë dhe në Tiranë !

 

Pse, ministri i Diasporës Shqiptare, duhet të zgjedhet nga përfaqësuesit e diasporës në diasporë, sepse vetëm këta i dinë mir֝ë dhe i njohin më hollësisht problemet dhe hallet e tyre me të cilat po ballafaqohen qe më se 30 vjet) , jo as nga qeveria e Kosovës dhe as nga qeveria e Shipërisë për shkak se po të  ishin ato qeveri normale dhe të përgjegjshme, si dhe shtete të së drejtës nuk do t’i kishin shpërngulur mbi 2 milionë shqiptarë nga Kosova dhe nga Shqipëria në vende të huaja  të Evropës dhe të botës.

Prandaj, nuk kanë kurrfarë  të drejte morale dhe ligjore, që qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë, t’i zgjidhin disafarë ministrash të diasporës, që ta dirigjojnë dhe ta shfrytëzojnë materilaisht dhe financiarisht diasporën për nevoja dhe interesa të tyre korrupcioniste dhe plaçkitëse  sipas “filialeve” partiake, mahallore dhe krahinariste.

Duke qenë se  përfaqësuesit e diasporës jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës (jashtë atdheut-Shqipërisë Etnike), atëherë është plotësisht e logjikshme dhe e pranueshme, që MINISTRI I DIASPORËS të zgjedhet nga elektorati i diasporës dhe të ketë vendqëndrimin dhe vendveprimin në diasporë, jo as në qeverinë e Kosovës, as  në atë të Shqipërisë etj.

Fundja, pa pëlqimin e të  gjithë shqiptarëve të diasporës nuk mund të zgjedhet kurrfarë ministri i tyre. Nëse ndodh ndryshe, shqiptarët e diasporës, do të dine të gjejnë forma dhe mënyra të organizimit dhe të veprimit të tyre si një trup i vetëm unik, që do të vendosin për fatin dhe për zgjidhjen e problemeve dhe të kërkesave të tyre.

Nuk do të pranojmë që diasporën shqiptare ta  shkelin, ta nëpërkëmbin dhe ta udhëheqin fashistët, matrapazët, trafikantët, korrupcionistët, tuxharët, mafiozët dhe reaksionarët e dëshmuar (ashtu siç po veprojnë brenda në atdhe që nga 1990, e, edhe sot më 2019), të betuar për degjenrimin, për shkombëtarizimin, për copëtimin, për përçarjen dhe për shkatërrimin total të forcave patriotike, demokratike dhe  progresive kombëtare të  bashkimit gjithëkombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat