OKB-ja nuk është “night club” i shteteve kolonialiste sllave të Ballkanit

Analiza

OKB-ja nuk është “night club” i shteteve kolonialiste sllave të Ballkanit

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 19 qershor 2019 Në ora: 00:25
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Serbia kolonialiste nuk e ka vendin në OKB, sepse ka bërë 3 gjenocide (1989-1999). Ky është shembull sui generis pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (1945-2019), që një shtet agresor dhe gjenocidal të jetë anëtar i Kombeve të Bashkuara?!

Këtë e provon edhe hipoteka e saj kolonialiste dhe hegjemoniste për shkak se ka kryer 3 agresione gjenocidale ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999), si dhe ende mban nën sundimin e saj të egër kolonial: Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën e Shqipërisë etnike (1878-2019).

 Kjo është vepër penale ndërkombëtare kundër njerëzimit, në shpërputhje me të drejtën ndërkombëtare, me Kartën e Kombeve të Bashuara dhe me rendin e ri juridik pozitiv ndërkombëtar.

Prandaj, kjo vepër e ndaluar dhe e dënueshme e kolonializmit plaçkitës serb, duhet sanksionuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, nga BE-ja dhe nga Amerika.

Para se Serbia të ndëshkohet ligjërisht nga bashkësia ndërkombëtare për kolonializmin e saj 100-vjeçar mbi territoret etnike shqiptare (Presheva, Bujanoci, Medvegja etj. , siç ishte edhe Kosova, të cilën, edhe pas kryerjes së gjenociodit të fundit 1989-1999, me kushtetutën e saj të vitit 2006, Beogradi zyrtar po quan “territor serb”), liderët shqiptarë (Thaçi, Rama etj.) nuk duhet të takohen dhe të negociojnë me liderët serbë qoftë presidenti Aleksandar Vuçiq, qoftë ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, qoftë kryeministrja Ana Bërnabiq, sepse vështruar në kontekstin historik të marrëdhënieve  serbo-shqiptare (1878-2019), lufta antikoloniale e shqiptarëve të Shqipërisë etnike në Ballkan kundër kolonializmit të Serbisë pushtuese nuk është një fenomen i ri as për Evropën e sotme demokratike të integruar e as  për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, sepse ky daton që nga Kongresi i Berlinit (1878), nga Konferenca e Paqes e Parisit (1919-1920), nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1912-1913).

Mirëpo, këtë fenomen të luftës së pareshtur të shqiptarëve kundër kolonialzimit gjenocidal serb, politika, diplomacia dhe propaganda e qeverive të dikurshme dhe të sotme shqiptare (1914-2019), asnjëherë nuk e  kanë  trajtuar dhe, nuk e kanë shtruar për zgjidhje si problem kolonial para bashkësisë ndërkombëtare.

I njëjti gabim fatal po përsëritet edhe sot (XXI, 2019) nga garniturat udhëheqëse të Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilat, në vend se të kërkojnë nga OKB-ja, nga BE-ja, nga NATO-ja dhe nga Amerika denoncimin e  pashtyshëm të kolonializmit mbi territoret shqiptare (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Novi Pazar), këto janë dorëzuar si “pula e qullosur”, duke kërkuar  ndërmjetësim, mëshirë dhe negociata me  Serbinë kolonizatore!?

-Po, cili popull i kolonizuar në botë (në Afrikë, në Azi, në Amerikën Latine) ka zhvilluar “negociata paqësore” me kolonizatorët e tyre, para se  të fitonte lirinë dhe pavarësinë e tyre nga ekspansionistët dhe nga pushtuesit kolonialistë dhe imperialistë, ashtu siç Serbia e Madhe në Ballkan (1878-2019).

Kolonializmi sllav në territoret e SHQIPËRISË ETNIKE nuk “dekontaminohet” me pallavra kozmopolite të ashtuquajturave “kompromise të dhimbshme politike”  dhe me marrëveshje tregtaro-komercialiste dhe ekonomike të biznesit                 

Përkundër faktit se politika e njësuar kozmopolite shqiptare hëpërhë është pajtuar me konceptet gjysmake dhe paliative të zgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, si pasojë e riorganizimit gjeopolitik të Evropës mbi bazën e rajonalizimit të territoreve dhe të popujve të Evropës Juglindore, filozofia e strategjisë politike, diplomatike nacionaliste dhe  demokratike  e Shipërisë etnike është në diskurs me një politikë të këtillë ngase kjo për hir të ruajtjes së ekuilibrit të forcave politike  rajonale, ka margjinalizuar në tërësi zgjidhjen e drejtë të çështjes koloniale shqiptare në Gadishullin Ballkanik.

Thjesht, lufta për pushtet, për pasuri dhe për jetë luksoze në kurrizin dhe, mbi gjakun e popullit, domethënë degdisja pas profitit personal, familjar, partiak, klanor dhe mafioz në mënyrë marramendëse e favorizoi  faktorin sllav (Serbia, Mali i Zi, M. Veriore, Greqia) me Rusinë në krye, që të pengonte çdo përpjekje për  riaktualizimin dhe  për rindërkombëtarizimin e problemit kolonial shqiptar në Ballkan (1878-2019).

Prandaj, nuk ka dyshim se kjo është barriera kryesore që ndikon negativisht në arritjen e konsensusit të politikës së ribashkimit të shqiptarëve dhe të territoreve të aneksuara të Shqipërisë Etnike.

Pikërisht infiltrimi i (fantazmës së kobshme shekullore sllave) frontit të pamposhtur ortodoks rus-serbo-grek me primesa bizantine në agjendat kryesore të integrimeve evropiane dhe rajonale, sikurse pas përfundimit të Konferencës së Jaltës (1945) dhe Krizës së Berlinit më 1948, kur bota definitivisht ndahet në dy blloqe, ka për qëllim ruajtjen e ekuilibrit të forcave politike kolonialiste serbosllave dhe ripërtërtijen e sferës së interesit  të tyre mbi truallin etnik shqiptar, natyrisht me tendencë të fragmentarizimit të mëtejmë të tokave shqiptare, duke i shndërruar në një "geto të re"etnike koloniale, e cila do të ishte në funksion të ruajtjes së ekuilibrit ballkanik sllav, gjë që kjo praktikisht, do të nënkuptonte  vendosjen e "murit kinez" në izolimin e lidhjeve dhe të kontakteve të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Evropën Perëndimore.

Andaj (pavarësisht nga lakmia e shfrenuar dhe, nga vizioni i verbër kozmopolit i "tuxharëve" të tregtimit të trojeve etnike shqiptare, që assesi nuk përkojnë me normat dhe me standardet e sanksionuara të rendit të ri botëror, dhe të drejtësisë ndërkombëtare) shtrohet pyetja e pashmangshme dhe tërësisht e logjikshme, cili qenka interesi prioritar dhe jetësor afatgjatë i politikës së gjithmbarshme shqiptare, që të aderojë në "ballkanitë evropiane a rajonale" me shtetet fqinje kolonialiste sllave në Ballkan, kur edhe sot, në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI (viti 2019), 50% e shqiptarëve dhe e territorit të Shqipërisë Etnike ende lëngojnë nën sundimin e tyre klasik kolonial?

Edhe pse Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore  kanë hyrë në organizmat integruese të Evropës Qendrore dhe të asaj Juglindore, si bashkëpartnerë të Shqipërisë së sotme, për asnjë milimeter nuk kanë ndryshuar qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre negative ndaj pengjëve shqiptarë nëpër rezervatet e tyre koloniale shekullore sllave. Këtë gjendje të mjerueshme dhe të pandryshuar të shqiptarëve dhe të trojeve etnike të tyre, që edhe sot ndodhen nën hudhrën dhe çekanin e kolonializmit imperialist sllav, nuk duan ta shohin, as ta pranojnë vetëm ato forca të errëta dhe retrograde të politikave të "moderuara" dhe të agjenturave prosllave antishqiptare, ku strategjia dhe taktika e tyre e njësuar dhe e aliazhuar, së pari, në vend të çlirimit antikolonial dhe të arritjes së lirisë së plotë, pranon "vjeljen" e rezultateve të tregut të lirë, të demokracisë dhe të prosperitetit ekonomik ( si vlera dhe standarde universale të përbotshme) për shqiptarët dhe  për Shqipërinë Etnike.

Prandaj, edhe në prologun e shekullit XXI ( me gjithë parashikimet e rendit të ri botëror), amalgama bizantine ruse-serbe-malazeze, greko-maqedone e shtresëzuar në "arkitekturën e re tektonike" të Evropës së integruar dhe pa kufij, me të drejtë konsiderohet hendeku më i thellë dhe pengesa kryesore, jo vetëm për integrimin e njëmendtë të shqiptarëve në Evropë, por para së gjithash, edhe për çlirimin përfundimtar të shqiptarëve nga "ombrella" e hegjemonizmit dhe e imperializmit kolonial sllav në Ballkan.

Në të vërtetë, integrimi i komponentit sllav në strukturat e BE-së paraqet rrezikun potencial për qenien shqiptare edhe në shekullin XXI, sepse do të ushqehet dhe do të favorizohet parezervë nga aleatët tradicionalë të carizmit dhe të komunizmit liberal ortodoks imperialist sllav, sikurse gjatë 100 viteve të mëparshme të historisë së lavdishme dhe të dhembshme të kombit shqiptar, të ndërtuar nga sakrificat, kryengritjet dhe luftërat e përgjakshme dhe të pareshtura për liri dhe pavarësi nga sunduesit kolonialistë sllavë.

Akuzat e fabrikuara orkestrale të propagandës sllave në llogarinë inekzistente të së ashtuquajturës  “Shqipëri e madhe” janë synim strategjik koherent i ripacifikimit të Shqipërisë Etnike

Synimet e kolonializmit dhe të imperializmit sllav në krye me Kishën Ortodokse Serbe, si flamurtare dhe bashkërenduese parësore e politikës, e propagandës dhe e agjitacionit antishqiptar, janë po ato të periudhës historike të viteve 1878, 1912-1913, 1919, 1920, 1945, 1989 dhe 1998, që kanë për qëllim mistifikimin dhe sofistikimin e çështjes së pazgjidhur koloniale dhe territoriale në Ballkan. Skajshmëria e tyre pasqyrohet edhe në relacione të tjera ndërballkanike, që nuk kanë të bëjnë me të vërtetën historike as politike e kombëtare të shqiptarëve, por me anatemat dhe me akuzat e fabrikuara orkestrale (në frymën e historiografisë dhe të politikës falsifikatore serbomadhe) të propagandës së zezë dhe të bardhë sllave në llogarinë inekzistente të ashtuquajtur  “Shqipëri e madhe”, gjoja të “Mbështetur nga fundamentalizmi islamik”  kinse shqiptarët së bashku me Turqinë (si vend islamik sekular) paraqesin "transversalen e gjelbër" islamike, që do të "rrezikonte" paqen dhe sigurinë në rajon dhe në Evropë. Ndërkaq, në anën tjetër, ajo që është më demagogijike, më amorale, më hipokrite dhe krejtësisht iracionale si për marrëdhëniet ndërfqinjësore me shqiptarët, ashtu edhe për realitetet dhe për standardet e Evropës së re të integruar, politika propagandistike zyrtare serbosllave (Rusia, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia) në mënyrë latente dhe deklarative ka shpehur gatishmërinë për bashkëpartnerizëm me politikën shqiptare në kuadrin e iniciativave dhe të traktateve të ndryshme integruese, që dalin nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore,duke përfshirë edhe Ballkanin.

Ridefinimi i politikës integruese rajonale me parashenjë dhe me prapavijë sllave, nuk do të ishte vetëm në interest ë çlirimit antikolonial shqiptar, por edhe në interes të politikës dhe të strategjisë afatgjatë të Evropës dhe të bashkësisë ndërkombëtare, sepse në këtë mënyrë do të arrihej paralizimi i tërësishëm i ringjalljes së fantazmës së bizantit mesjetar në Ballkan dhe në Evropë. Në anën tjetër, Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare, krahas eliminimit të rrezikut tradicional të ortodoksizmit ruso-sllav, do të përfitonte një aleat të vetin natyror ( të sakrifikuar dhe të shtyrë me dhunë dhe padrejtësisht në sferën lindore të kolonializmit ortodoks sllav) shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike, që do të ishte garanti dhe faktori kryesor strategjik i Evropës Perëndimore në Ballkan.

Për t'u arritur një objektiv dhe imperativ i këtillë racional, që kombi shqiptar të promovohet si faktor integrues dhe vendimtar strategjik me veçori dhe me përmbajtje antisllave si në kuadrin e rajonit ballkanik, ashtu edhe të Evropës Perëndimore, pikësëpari është me interes, të shtrohet kërkesa gjithshqiptare, që populli shqiptar, së pari të çlirohet përgjithmonë nga prangat e kolonializmit serbosllav në dimensionet territoriale gjeografike autoktone shqiptare, e mëpastaj të vegjetojë dhe të militojë për ndërtimin e strategjisë afatgjatë dhe të masave të thellimit të mirëbesimit të politikës ndërfqinjësore me vendet ballkanike sllave. Ky objektiv racional dhe i domosdoshëm, do të mund të arrihej, vetëm po qe se do të vinte në shprehje uniteti gjithëkombëtar dhe ribashkimi territorial i Shqipërisë Etnike, gjë që kjo do të ishte në përputhje të plotë me Platformën e strategjisë politike dhe kombëtare të bashkimit të Shqipërisë Etnike të ideologut  dhe të patriotit të shquar shqiptar, Sami Frashëri.

Zgjidhja e çështjes koloniale shqiptare në kontekstin e relacioneve ndërkombëtare

Si politika vendore shqiptare, ashtu edhe ajo ndërkombëtare, që karakterizohen nga dekada e fundme e shekullit XX dhe dekada e dytë e shekullit XXI, fatkeqësisht ende nuk kanë dhënë kurrfarë provash reale dhe shpresëdhënëse përpos  njohjes uniletarale të Kosovës si shtet të ri në Ballkan, 17 shkurt 2008, të cilin ende nuk e njohin  Kombet e Bashkuara, si dhe të njohjes  njohjes gjysmake të disa të drejtave  dhe lirive themelore të shqiptarëve në M.Veriore  si minoritet kombëtar, jo për zgjidhjen, por as për ngritjen e çështjes globale shqiptare në Ballkan.

Sa më sipër, pa rindërkombëtarizimin e çështjes koloniale shqiptare si çështje globale, me qëllim që të krijohen kushtet për organizimin e një konference ndërkombëtare sipas dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Kartës së Parisit për një Evropë të re (1990), Aktit Final të Helsinkit (Kreu VIII, ku flitet për njohjen e së drejtës së vetëvendosjes popujve të shtypur dhe me status kolonial etj.) të KSBE-së të vitit 1975, si dhe të konventave ndërkombëtare, që favorizojnë të drejtën e vetëvendosjes së popujve kolonialë në dimensione botërore, të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së kombeve të bashkuara, që nga themelimi i saj (1945) e deri më sot, PROBLEMI KOLONIAL SHQIPTAR, DUKE PËRSHFSHIRË GJYSMËN E KOMBIT DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE, DO TË MBETET I PAZGJIDHUR EDHE NË  SHEKULLIN XXI.

Me gjithë faktin se ndoshta një ditë, Shqipëria dhe Kosova (50%)  do të integrohen  në BE, duke falënderuar ndihmës dhe përpjekjeve të Amerikës dhe të shteteve evropiane-themeluese të BE-së (Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda,  Britania e Madhe, Italia),  është e vështirë të besohet se pas një integrimi të tillë (Kosova dhe Shqipëria), do të likuidohet dhe, do të përfundojë sundimi kolonial shekullor sllav ballkanik mbi gjysmën e kombit shqiptar dhe të gjysmës së territorit të Shqipërisë etnike në Ballkan.

Nëse, edhe me intgerimin e gjysmës së Shqipërisë etnike në BE (Kosova+ Shqipëria londineze) përsëritën të njëjtat gabime historike, politike, diplomatike dhe juridike të Kongresit të Berlinit (1878), të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1913)  dhe të Konferencës së Paqes së Parisit (1919), duke braktisur gjysmën (50%) të kombit dhe të Shqipërisë etnike nën sundimin e kolonializmit shekullor serb-malazez-grek-maqedon, atëherë, askush nuk mund të pandehë se “është fjala për gabim, por për moralin e atij që  e bën atë gabim”.

Pra, s’ka dyshim se, nëse  edhe në shekullin XXI,  më se GJYSMA E KOMBIT SHQIPTAR dhe GJYSMA E SHQIPËRISË ETNIKE lihen nën shtypjen e  thembrës së hekrut të kolonializmit shekullor sllav, nuk mund të flitet për moralin, për drejtësinë, për demokracinë dhe për paqen, por për krimin kolonial dhe për imoralitetin e padrejtësisë së  brendshme dhe të jashtme ndaj gjysmës së kombit shqiptar dhe gjysmës së Shqipërisë së kolonizuar me gjenocid të vendeve fqinje sllave (1878-2019).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat