Qameti nga Tërmeti dhe nga Hyqymeti

Analiza

Qameti nga Tërmeti dhe nga Hyqymeti

Nga: Rafael Floqi Më: 22 shtator 2019 Në ora: 20:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Paniku ka mbërthyer vendin, pasi një total prej 15 tërmetesh është regjistruar që prej pasdites së te shtunës. Lëkundjet sizmike kanë vijuar të jenë aktive në mënyrë konstante në detin Adriatik. Megjithatë, vetëm tri prej tërmeteve kanë qenë të fuqishme, mes të cilëve njëri arriti magnitudën 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ky është tërmeti më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit. Këto tërmete të njëpasnjëshme kishin si epiqendër qytetin e Durrësit, por u ndjenë edhe në kryeqytet, ku raportohen me dhjetëra të lënduar dhe dëme të shumta materiale.

Në total, Ballkani dhe Adriatiku janë prekur nga 32 lëkundje sizmike në 24 orët e fundit. Nga ky bilanc, efektet janë ndjerë në 10 shtete, ku pasojat më të rënda kanë qenë në Shqipëri

Presidenti Meta paradokohe artikuloi shqetësimin e një tërmeti eventual dhe kur i kërkoi qeverisë masa gatishmërie për të qenë e gatshme që t’u gjendet pranë e në ndihmë qytetarëve! Natyrisht, tërmeti as nuk mund të parashikohet dhe as mund të ndalohet. Por ja qe ndodhi. Si e dinte Meta pyeteni, Megjithatë vështirë ta dinte se ai nuk është Nostradamus. Gjithësesi, kjo nuk do të thotë se qytetarët nuk duhet të qëndrojnë vigjilentë pasi tërmeti është një prej fenomeneve që nuk mund të parashikohet nga shkenca.

Meta në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare kërkon informacion nga institucionet përkatëse rreth kësaj dukurie natyrore, nisur nga deklaratat e sizmiologut grek AkisTselentis., drejtor i Institutit GjeodinamikObsarvatori Kombëtar i Athinës. SizmiologuTselentis pat paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës. Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore. Pyetjet që bënte Meta kishin të bënin me kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra , nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla. Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?

Natyrisht ndodhja e tërmetit është hipotetike. Por çfarë mund te ketë ditur Meta? Po Meta e ka ditur se për herë të parë, Fondi i Emergjencave Civile iu akordua Ministrisë së Mbrojtjes, e cila nga 1 janari 1918 u bë institucioni përgjegjës për përballimin e tyre. Deri këtu në rregull, Për përballimin e emergjencave civile në vitin 2018 Këshilli i Ministrave ka parashikuar një fond prej 479 milionë lekësh, afërisht 4.5 milionë dollarë. 1.8 milionë dollarë prej këtij fondi përbëhet nga zëri shpenzime kapitale, ndërkohë që në funksion të përballimit financiar të situatave të emergjencës është parashikuar pjesa tjetër prej afro 2.8 milionë dollarësh. Për 2019 nga gjithë hulumtimet e mia nuk gjeta në shtyp një fond , por vetëm një lajm për ndryshimet ne strukture ku Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile do të transformohej në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ndryshimi nuk prekte vetëm emërtimin e institucionit por edhe strukturën dhe funksionet. Gjatë diskutimeve për projektligjin e “Emergjencave civile” zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, tha se ky ndryshim bëhet për ti sjellë institucionit më shumë autoritet, për rritjen e kapaciteteve dhe përgjegjësive. Sipas relacionit të draftit, ndryshimi në organikë ndikon në mënyrën e qasjes së fatkeqësive natyrore, si puna për identifikimin dhe parandalimin e emergjencave. Ky ligj i jep një qasje tjetër trajtimit të fatkeqësive. Nga trajtimi reagues pasi ndodh fatkeqësia në një qasje tjetër ku përfshihet identifikimi, monitorimi, vlerësimi dhe parandalimi i risqeve që sjellin fatkeqësitë. Lutemi te jete ashtu, por këtë duken vetëm si fjalë të përgjithshme.

Natyrisht tërmeti nuk ndalohet dhe vështirë se parashikohet, por pas tërmetit duhet dhe mund të reagohet. Dhe qeveria e ka për detyrë të reagojë. Të reagojë menjëherë e me të gjitha kapacitetet për të evidentuar çka ndodhur e për të marrë të gjitha masat në ndihmë të të dëmtuarve!

Një tërmet i ri i fortë i magnitudës 4.9 ndodhi menjëherë pas mesnatës. Epiqendra e tij ishte përsëri në Detin Adriatik, dy kilometra në juglindje të Durrësit. Tërmeti, i ndjerë qartë edhe në Tiranë, i befasoi anëtarët e qeverisë ndërsa ata ishin live në TV për të diskutuar ne lidhje me bilancin dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i pasdites. Qeveria ishte në një seancë të jashtëzakonshme. Mbledhja u zhvillua në mesnatë, pasi Rama mbërriti në Tiranë nga Frankfurti, ku ndodhej për t’u nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në një mbledhje të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Kjo lëvizje e kryeministrit tregon përgjegjësi. Por përgjegjësia e tij kalon për tej kësaj.

Ai u kërkoi prefektëve Në mbledhjen me prefektët e qarqeve për të vlerësuar dëmet pas tërmeteve, kryeministri Edi Rama u kërkoi përfaqësuesve që ta spostojnë vëmendjen në Durrës, pasi dëmet janë edhe më të mëdha. ë gjithë ju të spostohen në Durrës me një synim: Çdo familje që hyn në atë rrethin e parë të stresit dhe që gjatë natës ka qëndruar jashtë, të kontaktohet. Mbi atë hartë të të dhënave që ka prefektura të bëhet një shpërndarje e forcave dhe çdo familje të kontaktohet për të dëgjuar dhe për tu dëgjuar. Ju të gjithë dhe strukturat atje të policisë së shtetit, bashkë me strukturat e pushtetit vendor dhe mirëqenies sociale të shpërndahen në mënyrë të strukturuar për të mos krijuar rrëmujë që t'i shkojmë një familje 3 herë dhe asnjëherë një tjetre. Ky është objektivi. Rama i kërkoi prefektëve që të kontaktojnë çdo familje që është prekur nga tërmetet. Ky mund te ketë efekt psikologjik dhe vetëm aq

Në fjalën e saj prefektja e Tiranës, SuzanaJahollari tha se grupet e punës janë duke vijuar punën për vlerësimin e dëmeve.SuzanaJahollari:Pikat më problematike në Tiranë ishin në njësinë administrative nr.5. Aty kemi ngritur qendrën e pritjes së njerëzve në mënyrë që tata të kenë ku të adresohen për ndihmën mjekësore. Kemi ngritur 4 çadra nga Bashkia dhe nga policia e shtetit në pikat më problematike të Tiranës. Në Tiranë janë rreth 244 banesa të dëmtuara dhe 24 pallate janë të prishura. Afërsisht ne patëm 110 qytetarët që vendosëm në çadra dhe 90 në qendrat sociale që ofronte bashkia.

.Në Durrës gjendja paraqitet e normalizuar. Aktualisht ka 188 shtëpitëplasaritura, 2 shkolladhe 9 pallate tëplasaritura. Problemprefekti i Durrësittha se janështesatnë pallate, sidomosnëpallatet e amortizuara.

Ministrja e Mbrojtjes OltaXhaçka u shpreh: Edhe shtëpitë e pushimit qoftë e policisë së shtetit dhe ushtrisë që janë të pajisura për të pritur shumë banorë dhe janë gati. Durrësi duke qenë edhe më pranë është edhe më i prekur dhe dëmtuar. Duhet një punë shumë e mirë e të gjithëve për t;ju gjendur pranë të gjithë qytetarëve sidomos në Durrës

Në disa zona të qytetit të Durrësit energjia elektrike u ndal ndërsa në Tiranë banorët u evakuuan pas dëmit të raportuar. Mediat shpërndanë një foto të një pallati ku dukej se një shtesë anësore ishte ndarë në mes. Mirë që s’kishte rënë. Cilësia e ndërtimeve te kohëve te fundit shpesh nuk ka marre parasysh normat anti-tektonike. Në rrugët e kryeqytetit, njerëz të frikësuar mbetën në rrugë edhe gjatë natës.

Nisur nga tërmeti i ndodhur sot dhe dëmtimeve që janë shkaktuar në banesa, ambiente publike dhe biznese, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ka reaguar për masat e marra. Në një njoftim për mediat, Ministria njofton se strukturat e saj në varësi janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin të gjithë situatën në kohë reale. MFE po bashkëpunon me të gjitha ministritë e linjës, pushtetin vendor dhe strukturat e tjera që janë në terren, për t’u informuar mbi dëmet e shkaktuara nga kjo dukuri natyrore.

Edhe pse këto struktura po evidentojnë dëmet në terren, është ende herët për të llogaritur efektet financiare të këtyre dëmeve. Gjithashtu, ministria e MFE, siguronte se dispononte të gjitha fondet e nevojshme për të përballuar situatat e shkaktuara nga fatkeqësi të tilla natyrore. Por sa janë këto fonde nuk thuhet. Natyrisht qe demet qysh tani është veshtarë të inventarizohen.

Si institucioni, që ka në varësi Inspektoriatin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, MFE po koordinon gjithashtu me pushtetin vendor, kompanitë e ashensorëve dhe administratorët e pallateve për rritjen e ndërgjegjësimit për të bërë verifikimin e gjendjes së tyre teknike, pas situatës së krijuar nga tërmeti. Kjo është një masë e mirë. Por fondi rreth 3 milionë dollarësh duket i ulët duke iu referuar dëmeve thuajse të përvitshme të shkaktuara nga përmbytjet pa shtuar këtu tërmetet. Tërmeti i Floqit për shembull tregoi se sa shpejt reagoi qeveria. Në Floq 6 muaj pas tërmetit qe riparuar vetëm një shtëpi, të cilën me 30 gusht kur e vizitoi Rama shpejt e shpejt nga 125 shtëpi të rrënuara gjithsej.

Aq me tepër qe tërmeti i së shtunës, sipas autoriteteve, ishte më i forti i 20-30 viteve të fundit. Fondi i emergjencave qe u ul me 5 here mjafton për te riparuar vetëm 2 pallate dhe jo gjithë ato dëme. Nga ana tjetër atashimi i Fondit te Emergjencave pranë Ministrisë se Mbrojtjes është bërë më tepër për të justifikuar investimet e kërkuara në masën 2 për qind te GDP-se, për Mbrojtjen për anëtarësim në NATO, sesa për të qenë në gatishmëri ne rast fatkeqësisht sipas se njëjtës strategji siç u atashuan zjarrfikëset forcave të ushtrisë.

Vete Rama dje pohoi se ishte marre vete dje me dritat e Stadiumit tëDurrësit dhe kritikoi prefektit të qarkut të Durrësit, RolandNasto, kryeministri Edi Rama, sa i përket menaxhimit të situatës në këtë qytet. Nuk bëhen zgjidhjet e emergjencave me politika vullnetariste, por duhet te ishin marre masat me kohe. Shume mire qe masat u morën Kështu që sot stadiumi duhet të jetë i hapur dhe i pajisur për mbrëmjen me të gjithë strukturën akomoduese. Janë afro 700 shtretër në konvaleshencën e Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Brendshme në dispozicion, tha kryeministri.

Inxhinieri, Erjon Softa si ish-drejtor i INUK, i tha medias, se në Shqipëri nuk kemi institucione të përcaktuara që kontrollojnë cilësinë e punimeve. Oponencën e bën një person i punësuar në subjekt, supervizori i punimeve i kontraktuar nga vetë firma e ndërtimit” .Pra vetë Ali e vet kadi. Këtë besoj ta ketë ditur edhe Meta ashtu siç mund te ketë ditur edhe problematikën e ndërtimeve të larta në bregdet. ku nuk rekomandohen ndërtime shumë të larta për shkak edhe të strukturës së tokës. Nga na tjetër mund ta ketë ditur se ka rrugë në raste evakuimi, për të nxjerrë një xhenaze e jo më për tërmetin.

Tërmetet më të fuqishëm që kanë goditur Shqipërinë janë regjistruar zyrtarisht duke nisur nga viti 1851, kur si pasojë e lëkundjeve në Berat humbën jetën 400 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Tërmeti më i fundit me viktima ka ndodhur në Shkodër, më 15 Prill 1979, ku një tërmet 8 ballë shkaktoi 40 të vdekur dhe dëmtoi 17.118 shtëpi Tërmeti i fundit i fortë është regjistruar në Tiranë në janar të 1988-ës, ku dëmet kryesore ishin në fshatrat Arbanë dhe Petrelë.

Duke iu kthyer edhe një here profecisë se Metës, me te cilën dikush, ironizoi dje ne rrjetet sociale. që presidenti te nxjerri një dekret te ndaloje tërmetet. Natyrisht askush nuk mund te parashikoje saktë tërmetet, por presidenti duke pare situatën e kishte te qarte shqetësimin, ndoshta i duhej një diçka e madhe për të qenë në qendër të vëmendjes, por detyrë e qeverisjes është të ketë gati masat kur të ndodh fatkeqësia.

Si do të përgjigjet tani ministria Spiropali kur e ironizonte Metën se “: Qamet fizik përmes tërmetit nuk ndodhi, por edhe për këtë presidenti të jetë sigurt që nuk do të ndodhë”! Ky ishte reagim i rëndomtë i Elizës, par tani kjo nuk është çështja. As Meta nëDurrës nuk u mor me këtë. I pyetur nga gazetaret ai tha këtë Jemi në kushte emergjence? Meta: Jemi në kushtet e një vigjilencë të vazhdueshme dhe të përhershme se jetojmë në një rajon problematik. Është e rëndësishme të jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjitha vendet fqinje sa i takon shërbimeve sizmologjike në mënyrë që të jemi të përgatitur për çdo situatë.

Sot, nuk ka më nevojë që shqiptarët të shikojnë sesi kryeministri bën dhe inxhinierin e ndërtimit e specialistin e ndërtimit e të gjitha specialitetet e botës në vend që të bëjë detyrën e tij të organizimit dhe të organizimit të strukturave, të cilat kanë përgjegjësi shtetërore për të mbajtur situatën në kontroll dhe për të kaluar pasojat.

Në radhë të parë, përderisa ky tërmet është i këtyre dimensioneve, i këtyre përmasave, i cili ka shqetësuar edhe opinionin ndërkombëtar, kryeministri njëherazi informon që figura të mëdha shtetesh janë preokupuar për këtë çështje, reagimi i parë do të ishte shpallja e emergjencës civile. Kur do të shpallet emergjenca civile? Çfarë situate më të rëndë presin shqiptarët sesa kaq? Të një tërmeti kaq të rëndë, të paparë! Së dyti, Kryeministri nuk ka nevojë të na lodhë me show, me biseda, me teorira të sigurimit të banesave, sot që kemi një hall koke, siç thonë shqiptarët. Po të thotë se cilat janë paratë në dispozicion të kësaj situate, sa milionë janë në dispozicion të kësaj situate?

Çështja është tani që ndodhi Qameti dhe Tërmeti, si do të veprojë Hyqymeti?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat