Ballkanizimi i Ballkanit sjell Rusinë dhe Kinën në Ballkan

Analiza

Ballkanizimi i Ballkanit sjell Rusinë dhe Kinën në Ballkan

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 30 tetor 2019 Në ora: 20:45
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Mirëpo, ky rrezik, që tani, duhet evituar nga SHBA-të, nga NATO-ja dhe nga BE-ja, që të mos ringjallën ambiciet, pretendimet dhe sferat e dikurshme shekullore të Aleancës sllavo-bizantine me Rusinë në krye, sepse gjysma e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike (tanimë  e kolonizuar), sërish, do të mbetej nën thundrën e hekurt të sundimit kolonial shekullor sllavo-bizantin.

Gjenezën e nocionit “ballkanizim” (me përmbajtje negative gjeopolitike dhe politike), nuk duhet kërkuar në Evropë, në Azi apo në Afrikë etj., por vetëm në truallin  e Gadishullit Ballkanik, me epiqendër në Greqi, në Serbi, në Mal të Zi, në Bullgari, në Maqedoninë Veriore, që historikisht njihet si sinonim dhe syndrom i luftërave dhe agresioneve kolonialiste dhe gjenocidale të aleancës sllavo-bizantine ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë Etnike.

Këtë fenomen negativ dhe tragjik të Ballkanit, sidomos të Shqipërisë Etnike, sot e dëshmojnë Kosova e pavarur, të cilën nuk e njeh Serbia, as Rusia, as Kina, as India, as Rumania, as Spanja, as Sllovakia, as Greqia…, e as Organizata e Kombeve të Bashkuara;  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja e kolonizuar nga Serbia; Ilirida e kolonizuara nga Maqedonia Veriore; Malësia e Madhe e kolonizuar nga Mali i Zi. Të gjitha këto shetete ballkanike sllavo-bizantine para Evropës  Perëndimore të integruar heqen si paqësore dhe demokratike. Mirëpo, në thelb, asnjëra prej tyre nuk po pranon, që në mënyrë paqësore, ligjore dhe demokratike të shkarkohet nga “ngarkesat elektrike” të territoreve të kolonizuara dhe të aneksuara të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike (1878-2019).

Sa më sipër, vështruar në retrosektivën e largët historike, etnike, gjeopolitike, ekonomike, strategjike, ushtarake dhe territoriale etj., çmimin më të lartë shumëshekullor  të procesit të ballkanizimit  sllavo-bizantin e pagoi Shqipëria Etnike dhe shqiptarët, të cilët që nga shekulli XIX e deri më sot në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI(2019) ngelën  plaçkë koloniale e Serbisë, e Malit të Zi, e Maqedonisë Veriore dhe e Greqisë (1878-2019).

Mirëpo, këtë epidemi kronike  paranoide shumëshekullore sllavo-bizantine nuk kanë mundur ta riparojnë as Fuqitë e Mëdha të Evropës (Kongresi i Berlinit, 1878; Konferenca e Ambasadorëve të Londrës 1912-1913; Konferenca e Paqes e Versajës , 1919; Konferenca e Paqes e Parizit, 1946; Lidhja e Kombeve (1919); Organizata e Kombeve të Bashkuara (19145-2019) e as  KSBE-ja, sot, e njohur si OSBE-ja (1975-2019).

Mjerisht, ky fenomen i ballkanizimit sllavo-bizantin mbi territoret indigjene shqiptare, është i pranishëm, edhe sot, në erën e shkolonizimit, të integrimit, të demokratizimit dhe të globalizimit të përbotshëm, sepse Serbia e Madhe, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia Vriore, nuk po heqin dorë  në mënyrë ligjore dhe paqësore nga  pushtimi i tyre me luftra dhe me gjenocid (1878-2019).

Kjo padrejtësi historike dhe gjeopolitike e aleancës sllavo-bizantine, edhe sot, pas kryerjes së 3 agresioneve dhe 3 gjenocideve të Serbisë ndaj kroatëve, ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë (1990-1999) po synon krijimin e një epiqendre të re të luftës së ftohtë, jo vetëm mes shqiptarëve autoktonë dhe aleancës sllavo-bizantine kolonialiste, militariste dhe hegjemoniste, por edhe mes fuqive të mëdha botërore siç janë Amerika (si superfuqi), Rusia dhe Kina, me tendencë që të involvohen edhe aleatët e tyre me prirje antiamerikane, antievropiane perëndimore dhe antishqiptare.

Nuk ka dyshim se, rigjallja e fenomenit të ballkanizimit  sllavo-bizantin nuk është rastësi, as naivitet e as mitologji triviale e idhujve dhe e tempujve të ndryshëm religjiozë të mesjetës, por vazhdimësi e projekteve të vjetra strategjike dhe gjeopolitike  për të krijuar konflikte dhe luftëra të reja gjenocidale sikurse ato të dekadës së fundit të shekullit XX në hapësirat e ish- Jugosllavisë Federative Socialiste (1990-1999), me theks të posaçëm  të fshirjes së gjurmëve historike, etnike dhe territoriale të Shqipërisë Etnike.

Një strategji e tillë shumëshekullore sllavo-bizantine për t’i fshirë shqiptarët nga harta gjeografike e Ballkanit, fatkeqësisht, siç theksuam më sipër negli e pandëshkuar nga drejtësia e bashkësisë ndërkombëtare (1878-2019), edhe pse  kolonializmi gjeoncidal ishte, dhe, edhe sot përbën vepër penale ndërkombëtare           sipas  normave dhe rregulave të së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar.

-Mosndëshkimi dhe tolerimi i  mëtejmë i sundimit hegjemonist dhe  kolonialist sllavo-bizantin mbi territoret indigjene të Shqipërisë Etnike në Ballkan, tanimë ka krijuar  terren të përshtatshëm dhe tejet të volitshëm, që pa kurrfarë pengesash të infiltorohen edhe interest strategjiko-ushtarake, ekonomike dhe tregtare të Rusisë dhe të Kinës, të cilat me përzierjen  dhe me veprimet e tyre direkte dhe indirekte në çështje të brendshme të Kosovës dhe të Shqipërisë, përditë e më shumë po fitojnë  legjitimitet nga Serbia, nga Mali i Zi, nga Maqedonia Veriore dhe nga Bosnja e Hercegovina. Mirëpo, ky  fenomen ruso-kinez mund të zhbalancojë  partnerizmin e bashkëpunimit strategjiko-ushtarak, politik, diplomatik, ekonomik, tregtar, integrues, demorkatik dhe paqësor të SHBA-ve, të NATO-s dhe të BE-së në Ballkan. Me një fjalë, mund të rrezikojë stabilitetin, paqen dhe sigurinë në Ballkan, vlera dhe standarde këto, të domosdoshme për demokratizimin dhe integrimin e  gjithë rajonit në Bashkimin Evropian.

Për të mos ndodhur një gjë e tillë fatale për shqiptarët e copëtuar në Ballkan, është  e domosdoshme që pikësëpari të reagojë OKB-ja në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit juridik të sanksionuar në objektivat dhe në parimet e Kartës së saj. Në këtë kontekst, nuk është fjala për asfarë sugjerimi retorik apo simbolik me kuptim të ngushtë politik simulues apo spekulues, por konkretisht për zbatimin e parimeve të saj nga të gjitha shtetet anëtare të saj. Ndryshe, moszbatimi i Kartës së OKB-së dhe mospërmbushja e detyrimeve jurdike ndërkombëtare, do të shpjerë në  realizimin e së “drejtës së më të fortit”, që pa dyshim shpie në aggression të pashmangshëm, ashtu siç ndodhi me Serbinë  agresore të Slobodan Milosheviqit, e cla brenda një dekade  zhvilloi 3 agresione dhe 3 gjenocide ndaj kroatëve, ndaj myslimanëve boshnajkë dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë (1990-1999).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat