Urime Kryeministër

Analiza

Urime Kryeministër

Nga: Mr.Sc Shpend Salihu Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 09:17
Shpend Salihu

Është lajm shumë pompoz dhe i këndshëm që Kosova arriti të del nga ngërqi parlamentar dhe të konstituohet Qeveria, sepse ishim në krizë institucionale, e kjo e përkeqësonte pozicionin e Republikës në rrafsh ndërkombëtar, si dhe e vështirësonte jetën dhe sigurinë e qytetarëve në rrafsh të brendshëm, andaj koncensusi i arritur për formimin e qeverisë është në interes të të gjithë qytetarëve, pamvarësisht përkatësis ose bindjes politike të tyre.

Nëse qeveria e re, dëshiron të mbajë pushtetin dhe rregulloi shtetin si dhe tejkaloi barrierat me të cilat po ballafaqohet Republika qe 20 vite do të duhej të ndërmirrte shumë hapa, që jo vetëm të fitoi popullaritet edhe më të madh në të ardhmen, por edhe që ta bëj Kosovën vend ku qytetarët do të ndheshin të lumtur dhe sigurt.

1 Të luftoi krimin e organizuar, korrupsionin, nepotizmin, ekstremizmin fetar, prostitucionin dhe shumë fenomene socio-patologjike me të cilat po ballafaqohet shteti ynë.

2. Të ristrukturoi sistemin në bazë të parimit të meritave, pra vlerave profesionale dhe të bëj ndryshime esenciale në kuadër të zingjirit komandues në AKI, Polici, prokurori, Gjyqësi, shëndetësi, univerzitet etj duke vendosur kuadro të drejtë dhe objektiv si dhe kuadro të specializuar që mund të i bëjnë reformat si kadrovike ashtu edhe organizative e strukturore në institucione ku ndodhen

3. Të i fuqizoi mekanizmat e kontrollit institucional ku aktet ligjore dhe normative të institucioneve të rishiqohen dhe vendoset ligjshmëria institucionale,

4. Të përshpejtoi procesin e demarkimit kufitar me shtetet që na rrethojnë, dhe të e respektoi dhe përfill Agjendën e Berlinit dhe Selanikut, për marrëdhënie të mira ndërshtetërore në Ballkan si dhe zbatimin elokuent të marrëveshjeve ndërkombëtare për Kosovën si dhe të lobojë në rrafsh ndërkombëtar për njohje të reja dhe aderim sidomos në struktura të BE

5. Të përshpejtoj rritjen ekonomike në shtet, duke i rishiquar politikat makro-ekonomike dhe makro-fiskale e gjithashtu të verifikoi dhe korrigjoi privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore dhe publike,

6. Të hartoi strategji për investime të kapitalit finansiar ndërkombëtar me qëllim të zhvillimit ekonomik, si dhe të rris nivelin e punësimit, mirëqenies së qytetarëve dhe rritjes së pagave në sektorin civil, e mbi të gjitha edhe ndarjen e kategorive të ndryshme në sektorin civil, në mes tjerash edhe ndarjen e gjyqësorit nga shërbyesit civil, pasiqë gjykata është pushteti i tretë dhe duhet nxjerrë ligjin për Administratë Gjyqësore ku për këtë kategori të shërbyesve do vlente ky ligj si dhe ligji i punës e jo ligji për shërbyes civil.

7. Në rrafshin social duhet bërë kategorizimin e penzioneve në bazë të stazhit të punës, si dhe kualifikimeve profesionale e pozicioneve të punës, si dhe përshpejtimin e nxjerrjes së ligjit për sigurime shëndëtësore. Kostoja mund të jetë e lartë por mund të kërkohen hua, grante dhe subvencione nga BERZH, dhe UNDP .

8. Duhet në bisedime me palën Serbe kërkuar fondin dhe kontributet penzionale të qytetarëve të Kosovës, dhe ndarjen e tyre në bazë të kontributeve që kishin në fondin penzional tëSerbisë.

Këto dhe shumë reforma tjera duhet bërë, normal që për realizimin e këtyre reformave dhe strategjive, duhen mjete financiare, ekspert të fushave të caktuara dhe përkahje ndërkombëtare, por duhet filluar që të bëhen ndryshimet në shtet.

Andaj Kryeministër urime, dhe shpresoi se nuk do na zhgënjeni por se me punë , kontribut dhe devotshmëri do na e rregulloni sistemin dhe do na ofroni një jetë më të dinjitetshme në shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat