Siguria ekonomike e bizneseve dhe qytetarëve po rrezikohet

Analiza

Siguria ekonomike e bizneseve dhe qytetarëve po rrezikohet

Nga: Yllnore Bytyqi-Shala Më: 20 mars 2020 Në ora: 23:37
Yllnore Bytyqi-Shala

Masat shtrënguese duhet të përcjellën me masat mbështetje.

Sepse nëse do kemi një situatë edhe më ndryshe se tani në të cilin jemi nga Covid-19, si do të mbijetojnë apo jetojnë qytetarët e Kosovës të cilëve ju pamundësohet t’i gjenerojnë të ardhurat e tyre.

Pra, institucionet lokale-qendrore duhet të mendojnë në një periudhë 16 muajshe për t’i zgjedhur problemet mikrofinanciare të cilat do të reflektojnë në makrosistemin e vendit (GDP, papunësia, inflacioni etj ).

Bizneseve në Kosovë apo më mirë të them qytetarëve të saj t’ju sigurohet siguria minimale ekonomike të cilën e kanë patur deri më tani në çfarë do forme deri para shpalljes së pandemisë globale. Sipas informacioneve niveli i rezervave devizore është komod dhe plotësisht i përshtatshëm për të reaguar siç duhet , nëse vjen deri të realizimi-materializimi më i madh i rreziqeve. Pra, Banka Qendrore të ulë normën bazë të interesit bazë për 0.25% ose në nivelin prej 1.75% që kjo e hap rrugën që bankat ti ri-destinojnë parat në vend ne bonos thesare , t’i destinojnë për kredi më të lira, por me një normë më të lartë se bonus thesaret.

Masat të cilat duhet të ndërmerr niveli qendror janë: Për bizneset : 1. Subvencione i bizneseve të aspekti i shkurtimit të orarit të punëtorëve me pagën normale ).

2. Shtyrjen e pagesave kreditore për një periudhë miminale 6 mujore.

3. Pagesë e anuluar e TVSH-në në një afat prej 9 muajsh.

4. Anulimi i Kontributeve sociale për një periudhë 6 mujorshe

5. Stopimi i tatimit të kompanive dhe i pronës për periudhën 12 mujore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat