E mira që mund të vijë nga një botë e përmbysur nga Koronavirusi

Analiza

E mira që mund të vijë nga një botë e përmbysur nga Koronavirusi

Më: 20 prill 2020 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Bota jonë ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë në javët e fundit. Por mes trazirave dhe shqetësimeve, ka arsye për të besuar se mund të dalim nga kriza me disa cilësi njerëzore të përmirësuara, shkruan Matthew Syed.

Koronavirusi e ka kthyer jetën tonë përmbys dhe, megjithëse shpresojmë të kthehemi tek normalitetit në muajt në vazhdim, ka të ngjarë që asgjë nuk do të jetë përsëri si më parë. Shumë prej nesh kanë humbur jetën dhe bizneset e tyre, dhe kanë probleme emocionale apo financiare.

Por mes errësirës, ​​ka edhe mundësi

Mundësitë për të riimagjinuar botën dhe vendin e gjithsecilit prej nesh në të. Teknikat e përmbysjes zakonisht përdoren nga njerëzit që punojnë në industritë krijuese, për të qenë më produktivë, ose për të krijuar inovacione. Pyes veten nëse ne të gjithë mund t’i përdorim teknikat e përmbysjes për të kërkuar një rreze drite mes reve gri.

Risi të frymëzuara nga një pandemi

Merr arsimin. Tradicionalisht është konceptuar si një vend ku fëmijët thithin dijet. Në veprën “Kohë të Vështira” të Charles Dickens, Z. Gradgrind thotë “më jep fakte, zotëri!”. Arsimi, natyrisht, ka vazhduar që prej asaj kohe, por ende ka një tendencë për t’i parë klasat si forume për të dhënë njohuri zyrtare. Atëherë, si thoni për një përmbysje të kësaj: “Edukimi nuk ka të bëjë me dhënien e njohurive”.

Kjo provokon idenë për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësi që nuk tërhiqen nga disiplinat tradicionale. Aftësi më të buta. Aftësi që janë të rëndësishme në botën e vërtetë, por që mësuesit nuk i mësojnë, pasi përpiqen të gjejnë kohën vetëm për të dhënë mësimet e kërkesave të kurrikulës. Për shembull: Improvizimi,  Debatet, Puna në Ekipe.

Shumica e prindërve (nëse janë si unë) do ta kenë kuptuar se sa e vështirë është të mësosh fëmijët në shtëpi. Por ja  disa ide “rebele” që dalin nga përmbysja e supozimit. Bëni fëmijët tuaj të ecin në pjesën e përparme të dhomës, vendosni disa letra me tema të ndryshme dhe kapni njërën rastësisht,  pastaj kthejeni atë për të zbuluar një temë. Detyra e tyre është që më pas të kthehen në pjesën tjetër të dhomës dhe të flasin për këtë temë për 60 sekonda.

E provova me vajzën time (shtatë vjeçe) dhe herën e parë, ajo ngriu. Ajo kishte temën (“tenisi”) dhe ia doli deri në fund, megjithëse me pengesa dhe duke belbëzuar, por nga përpjekja e katërt me temën (“jeta e egër”), ajo ishte e rrjedhshme gjatë gjithë kohës. Tani është duke mësuar artin e improvizimit.

Unë gjithashtu i kërkova asaj dhe vëllait të shkruanin dështimin e tyre më të madh dhe ato mësuan prej tij.

Ideja ishte të zhvendosnim konceptin e dështimit nga diçka stigmatizuese, në diçka që na ndihmon të rritemi. Ne ndamë histori për njerëz të famshëm që kishin dështuar. Një citim i JK Rowling ishte shumë i dobishëm: “Disa dështime në jetë janë të pashmangshme. Është e pamundur të jetosh pa dështuar në diçka, përveç nëse jeton kujdesshëm, saqë mund të mos kesh jetuar fare – në këtë rast, ti dështon në mënyrë të paracaktuar”.

Këto janë thjesht ide kthyese që lidhen me arsimin, por jam i sigurt që mund të mendoni për dhjetëra kontekste të tjera në të cilat mund të funksionojë kjo teknikë. Shembulli i sistemit arsimor nuk është të ndaloni fëmijët të përdorin njohuritë zyrtare, por të gjejnë mënyra për ta plotësuar këtë me aftësi të tjera (dhe të argëtohen në të njëjtën kohë). Shkollat ​​inovative tashmë janë duke i implementuar disa nga këto ide. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat