Kosova dhe COVID-19

Analiza

Kosova dhe COVID-19

Nga: Dr.Artan Haziri & Rinesa Rrahmani Më: 21 prill 2020 Në ora: 00:35
Foto ilustrim

Nga një hulumtim i bërë del se Kosova ka një % mjaft të vogël të të infektuarve. Ajo është 0.031% dhe dukshëm më e vogël se shumë shtete. Kur kësaj ja shtojmë edhe atë se shumica e të infektuarve janë pas takimeve me ata që erdhën nga jashtë shtetit, bëhet gjendja më e sigurt që këtë virus mund t’a kontrollojmë më lehtë dhe pa frikë. Më poshtë do t’i shohim statistikat e disa shteteve dhe % e tyre:

Image

Në bazë të tabelës më lart, përfundojmë se në Kosovë janë 0.031% të infektuar dhe 2.1% të vdekur;  Shqipëria me 0.0205% të infektuar, ndërsa 4% të vdekur; Në Maqedoninë e Veriut kemi 0.064% të infektuar dhe 4% të vdekur; Në Slloveni janë 0.064% të infektuar dhe 5.7% të vdekur; Gjermania 1.75% të infektuar dhe 3.185% të vdekur; Italia 0.296% të infektuar dhe me më së shumti të vdekur 13.2%; dhe SHBA me 0.25% të infektuar dhe 5.3% të vdekur.

Image

Me datën 13 Mars, 2020, rezultohen dy raste pozitive: njëra 20 vjeçare me nënshtetësi italiane, dhe tjetri 77 vjeçar nga Vitia. Një ditë më pas, 14 Mars, u konfirmua rasti i tretë me covid-19, që ishte familjar i 77 vjeçarit nga Vitia, dhe dy raste tjera nga Malisheva dhe Vitia.

Me 15 Mars, u paraqitën edhe tri raste tjera nga komuna e Malishevës, që ishin persona kontakti të pacientes së diagnostifikuar ditë më parë. Rasti tjetër ishte nga komuna e Podujevës.

Një ditë më vonë, kanë dalë pozitiv edhe katër anëtarë të ngushtë të 77 vjeçarit nga Vitia, të gjithë persona kontakti. Rasti tjetër u njoftua një çift nga Londra me vendbanim në Prizren, që ishin 26 vjeç.

Një grua 36 vjeçare që kishte ardhur nga Londra në Prishtinë, doli pozitiv me Covid-19.  Një rast tjetër ishte person kontakti me të infektuarin në Podujevë, dhe një çift në Gjakova që kishin ardhur nga Gjermania.

Më 18 Mars, u konfirmua një grua 55 vjeçare nga Podujeva e cili doli pozitive me Covid-19.

Më 19 Mars u konfirmua pozitiv një burrë  46 vjeç që kishte ardhur para 8 ditësh nga Berlini në Prishtinë.

Një tjetër rast kontakti i moshes 67 vjeçar, në Malishevë doli pozitiv.

Dy raste tjera kontakti dolën pozitiv, njëra prej tyre 53  vjeçare me vendbanim në Suharekë, dhe tjetri 43 vjeçar me vendbanim në Gjakovë.

Konfirmohen edhe katër raste të reja, një nga Ferizaji, dhe tre të tjerë persona kontakti.

Më 22 Mars, konfirmohet viktima e parë 77 vjeçari nga Podujeva, i cili kishte edhe probleme tjera shëndetësore. Po ashtu, këtë ditë u konfirmuan edhe tri raste të reja; dy nga Malisheva dhe një Gjilani.

Të nesërmen u konfirmuan edhe 28 raste të reja me Covid-19, te cilët 11 ishin familjarë të ngushtë të të infektuarit nga Gjilani.

Dhjetë raste dalin pozitiv, ku të gjitha rastet ishin shfaqur prej kontakteve me të infektuarit e mëparshëm.

Më 26 Mars, djali i viktimës së parë, u shërua, ku po në këtë ditë dolën pozitiv edhe 15 raste të reja.

Shfaqen edhe katër raste të reja kontakti, dhe një person i infektuar del pozitiv.

Edhe 9 raste të reja me Covid-19, dhe 5 të shëruar.

Gjatë muajit Prill u konfirmuan 439 raste të infektuara duke e quar numrin në 561. Po ashtu numri i të shëruarve këtë muaj ishte 81 duke e quar numrin e të shëruarve në total 102.

 Vdekje ishin 12.

Mosha mesatare e të vdekurve në Kosovë është 50 vjeç.

Nga erdhi korona virusi dhe nga cili shtet?

Besohet se origjina e virusit të quajtur COVID-19, janë gjarpërinjët, përkatësisht dy lloje të cilët egzistojnë në Kinë: krum kinez dhe kobra kineze. Këta gjarpërinj u shitën në tregun e kafshëve dhe ushqimeve të detit në Ëuhan në bazën e shpërthimit të virusit, dhe besohet se janë konsumuar nga njeriu.

Teoria e dytë po ashtu mbështetet tek lakuriqët e natës. Ata mund të kenë qënë bartës të virusit. Këta llojë shpendësh janë konsumuar direkt nga njeriu, kryesisht në Vuhan, dhe është një ndër ushqimet më të preferuara të qytetarëve të provincës.  Po ashtu, ekziston teoria se lakuriqët e natës mund të jenë konsumuar nga gjarpërinjtë, e këta të fundit nga njeriu, duke bërë që virusi të kalojë në një formë më të rrezikshme tek konsumatorët kinezë.

Teoria e tretë, e pavërtetuar shkencërisht, është se koronavirusit mund të jetë prodhuar në një laborator biologjik ushtarak që merret me zhvillimin e armëve biologjike që mund të jenë fatale për njerëzimin. Por pavarësisht hipotezave të ndryshme, studiuesit ende nuk kanë arritur në një përfundim për të kuptuar origjinën, përhapjen dhe parandalimin e koronavirusit vdekjeprurës.

Ky virus për herë të parë u paraqit në Kinë në vitin 2019. Rastet e para që u lajmëruan në Kosovë, ishin nga vendet e jashtme: Italia.

Gjetjet e ketij punimi jane:

Kosova nuk ka hapesire per panike, sepse shihet se kemi % shume te vogel te te infektuarve,

Mosha mesatare  e te infektuarve eshte 50 vjeqare,me nje devijim 4,

Ky viruse eshte narre nga shtetet tjera dhe mundemi ta izolojme,

Asnje I vdekure nuk e kishte te vetmen semundje, por edhe dy e me shume.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat