Kosova, o shtet i pavarur dhe sovran, o i bashkuar me Shqipërinë!

Analiza

Kosova, o shtet i pavarur dhe sovran, o i bashkuar me Shqipërinë!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 2 shtator 2020 Në ora: 17:52
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** Pas pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008), hyrja në bisedime me Beogradin zyrtar, është justifikim i kërkesës së rreme dhe të falsifikuar historike të Serbisë, se edhe kjo “ka hise” në Kosovë.

***  Hyrja në bisedime me Serbinë ish-kolonizatore  dhe gjenocidale, është tradhti ndaj  luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, ndaj popullit (me mbi “13.000 të vrarë e të masakruar dhe mbi 1.600  viktima ende të pagjetura si rrjedhim i kolonializimit gjenocidal serb), ndaj Kosovës së pavarur, si dhe ndaj të gjitha atyre 100 shteteve të OKB-së, që  deri më sot e kanë njohur Republikën e Pavarur të Kosovës  (2008-2020).

*** Nuk bisedohet me kolonizuesin, por, duhet kërkuar sanksionimin e tij sipas ligjeve ndërkombëtare. Kjo është detyrë mbi detyrë e pushtetarëve të Kosovës, Jo ta përqafojnë politikën kolonialiste dhe imperialiste të Serbisë, e cila kohëve të fundit po kërcënohet edhe me parashikimin e përdorimit të forcës ushtarake për ta rikthyer Kosovën nën Serbi. Këtë e dëshmon edhe importimi i armatimeve ushtarake nga Moska dhe nga Pekini.

Këtë, do të duhej ta kërkonin politika dhe diplomacia e qeverive, e parlamenteve  dhe e presidentëve të Kosovës (2000-2020), JO të hynin në bisedime me Serbinë kolonialiste, liderët e së cilës (Aleksandar Vuçiq, president), Ivica Daçiq (ministër i Jashtëm dhe nënkryeministër i qeverisë), Aleksandar Vulin (ministër i Mbrojtjes) dhe kryepeshkopi fashist Irinej, botërisht po deklarojnë dhe po kërcënojnë se “Kosova është e Serbisë”.

–Duhet të jesh njëqind herë tradhtar, injorant, i verbër dhe shitës i interesit të përgjithshëm të kombit dhe të shtetit, e të pranosh  negociata e allishverishe me palën serbe të Beogradit, kur Serbia, në vend se ta njohë Kosovën, ajo qe 20 vjet rresht po modernizohet me armët dhe me arsenalin më të sofistikuar ushtarak, të importuar nga Rusia dhe, së fundi edhe nga Kina mike vetëm për ta sulmuar Kosovën. –Çfarë efekti paskanë bisedimet me liderët e Serbisë, kur ata pohojnë “Kosovo je Srbija”. Kështu shkruan edhe në Kushtetutn e tyre (2006).

-“Tuxharët” e statusit të Kosovës, nuk kanë pse të negociojnë dhe, pse ta lusin Serbinë, që ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës, sepse Serbia si shtet ish-kolonial 100-vjeçar nuk ka pse të lutet, që ta njohë Republikën e Kosovës, mbase nuk ka kurrfarë të drejte qoftë historike, qoftë juridike, që të përzihet në punë të brendshme të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, pala negociuese e Kosovës nuk ka kurrfarë të drejte, që të zhvillojë bisedime me Serbinë kolonialiste. Kjo është e thjeshtë për t’u kuptuar, pushtetarët e Kosovës nuk kanë kurrfarë të drejte morale, kombëtare e as ligjore, që të negociojnë me ish-fuqinë kolonialiste serbe (1912-1999). Kështu , nuk ka vepruar asnjë shtet në botë (as në Afrikë, as në Azi e as në Amerikën Latine), që pas PAVARËSIMIT, të ketë kërkuar bishtbisedime dhe mëshirë nga ish-fuqitë e mëdha koloniale të tyre.

 Jo Kosova me status si të Qipros dhe të Gjibraltarit !

Prandaj, mos pranoni modelin  e Qipros ose të Gjibraltarit si “koloni moderne”, por atë të Algjerisë së pavarur të Sharl Dë Golit, OSE vetëm bashkim me Shqipërinë, pastaj të mendohet dhe të shkruhen drafte marrëveshjesh për bashkëpunimin ekonomik , tregtar a kulturor me Serbinë kolonialiste dhe neokolonialiste.

Pra, pasi Kosova të njihet nga OKB-ja si shtet i pavarur dhe sovran, atëherë krijohen kushtet reale për normalizimin e marrëdhënieve të plota ekonomike, politike, tregtare dhe diplomatike ndërshtetërore mes Serbisë dhe Kosovës.  Ndryshe, çdo “formulë” tjetër e negociuar me palën serbe të Beogradit, statusi i Kosovës, do të revidohet në një ZERO TË MADHE POLITIKE DHE JURIDIKE, që do të sjellë sundimin e egër kolonial dhe neocolonial shtetëror në Kosovë si këtu e 100 vjet më parë (1912-1999).

-Thjesht, problemi kolonial i Kosovës, i Preshevës, i Bujanocit dhe i Medvegjës, nuk zgjidhet, duke ndërtuar autostrada, duke bërë biznes ekonomiko-tregtar etj., POR SË PARI, domosdoshmërisht, duhet të zgjidhet problemi politik dhe juridik-ndërkombëtar i statusit  të këtyre vendeve, duke u bazuar në të drejtën historike dhe në të drejtën e vetëvendosjes, ashtu siç veproi  dikur Gjenerali i famshëm dhe ish-presidenti i Francës, Sharl Dë Gol, i cili më 18 mars 1962, në saje të lidhjes së Marrëveshjeve të Evianit, ia njohu pavarësinë e plotë Algjerisë.

Pra, para së gjithash “tuxharët” e Dialogut të Brukselit, janë të obliguar, që së apri, të respektojnë të drejtën historike të Kosovës, e cila është pjesë integrale e territorit dhe e popullit shqiptar të Shqipërisë Etnike; së dyti të respektojnë dhe të zbatojnë Rezolutën e AP-së së Kombeve të Bashksuara Nr.1514(XV) të 14 dhjetorit 1960, që popujve dhe vendeve të koonizuara ua njeh të drejtën e vetëvendosjes. Kjo e drejtë është një nga parimet themelore të Kartës së Bashkuara. Prandaj, duhet të zbatohet edhe në rastin konkret të njohjes së pavarësisë së Kosovës si subjekt juridik ndërkombëtar, duke e pranuar  me të drejta dhe detyrime të plota në gjirin e Kombeve të Bashkuara, JO për këtë të pyetet dhe të merret pëlqimi i Serbisë kolonialiste. Ajo nuk ka se çfarë të ndërlikohet dhe të pyetet se, duhet apo nuk duhet që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, sepse, tanimë, qe më se 20 vjet e ka humbur “kredinë” e sundimit kolonial 100-vjeçar mbi Kosovën shqiptare.

Prandaj, të gjithë “tuxharët” e Dialogut të Brukselit (2011-2018), duhet të mbajnë parasysh faktin se, Kosova, në asnjë kuptim qoftë politik, qoftë juridik, qoftë kushtetues  apo diplomatik, nuk është çështje e brendshme e Serbisë kolonialiste, por vetëm e shqiptarëve dhe e OKB-së, e cila, duke u bazuar edhe në Opinionin Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë (10 korrik 2010), duhet që sa më parë ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008), PA e pyetur-pa e marrë pëlqimin e Serbisë, sepse ajo, qe 20 vjet e ka humbur të drejtën koloniale mbi Kosovën. Për më tepër, Serbia duhet të sanksionohet sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare për kolonizimin dhe aneksimin e  Kosovës (1912-1999), JO të pyetet se, duhet Kosova të jetë anëtare e OKB-së, dhe të ketë Ushtrinë e saj. Kjo është idiotizëm dhe në kundërshtim me parimet dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bshkuara!

Nëse takimi i palëve negociuese serbo-shqiptare mes Beogradit dhe Prishtinës është vazhdim i Dialogut të Brukselit (2011-2018), logjikisht nënkupton se nuk mund të ketë vetëm karakter të lidhjes së ndonjë apo disa marrëveshjeve  ekonomike dhe tregtare mes Serbisë dhe Kosovës, por, para së gjithash, do të jetë me përmbajtje të thellë politike dhe diplomatike për interesat multilaterale të Uashingtonit, të Beogradit dhe të Prishtinës.

Mirëpo, pala shqiptare, duhet të ngulmojë, që debati i këtij takimi, së pari, të orientohet dhe të përqëndrohet në “temat” e pazgjidhura politike mes Prishtinës dhe Beogradit. Ky është problemi, JO veriu  i Kosovës e as të drejtat e minoritetit serb në këtë pjesë territoriale të Kosovës.

Duhet të kuptojnë jo vetëm negociuesit e Prishtinës, por edhe të gjithë liderët drejtues të shtetit të brishtë të Kosovës, se për t’u zgjidhur problemet ekonomike e tregtare me Serbinë, apo me ndonjë shtet tjetër fqnijë, së PARI, duhet të ZGJIDHEN PROBLEMET POLITIKE. Ky është kusht themelor për të lidhur marrëveshje dhe traktate ekonomike, tregtare dhe kulturore  për normalizimin  e marrëdhënieve të gjithëmbarshme mes Serbisë dhe Kosovës.

Pavarësishte se kush e përbën delegacionin negociues të Kosovës me kryeministrin aktual Abdulla Hoti. Ky kryeministër, mund ta luajë rolin historik në takimin negociues serbo-shqiptar në Uashington, duke e njohtuar për herë të PARË  Presidentin  e SHBA-së, Donald Tramp, se Kosova 100 vjet ishte koloni e Serbisë (1912-1999). Me  shpalimin e kësaj së vërtete të hidhur dhe tragjike historike të Kosovës shqiptare, do të duhej, të hapej takimi i Uashingtonit, më 4 shtator 2020.

1      

Në Uashington, pala shqiptare e Kosovës, fare nuk duhet të kërkojë nga pala negociuese serbe, që Beogradi zyrtar ta njohë Republikën e Kosovës, sepse kjo është çështje vetëm e Serbisë nëse ka vullnet dhe interes mund ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës. Duhet ditur se, sipas normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, askush nuk mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën.

      2. 

Duke qenë se Kosova 100 vjet ishte koloni ilegale e Serbisë, ashtu siç janë edhe sot: Presheva, Bujanoci, Medvegja, Bujanoci dhe Novi Pazari, të gjitha këto territore indigjene të Shqipërisë etnike, PALA NEGOCIUESE e Kosovës, SË PARI, në praninë e Presidentit amerikan, Donald Tramp, duhet ta emërtojë problemin që ka pasur, dhe ende e ka me Serbinë kolonialiste gjenocidale. Ky është problemi i pazgjidhur me Serbinë. Këtë duhet ta dijë edhe presidenti Tramp, edhe qeveria amerikane, në mënyrë që në këtë kontekst, të përqëndrohej dhe të zhvillohej debati mes palëve negociuese, mbase, edhe pas njohjes unilaterale të Kosovës nga ana e Amerikës dhe e më se 100 shteteve të tjera, problemi kolonial i Kosovës, i Preshevës, i Bujanocit, i Medvegjës dhe i Novi Pazarit ka ngelur i padebatuar dhe i pazgjidhur  si nga ana e OKB-së, ashtu edhe nga ana e BE-së. Ky problem serioz në zemër të Evropës ka ngelur i pazgjidhur, për shkak se asnjë qeveri dhe, asnjë nga liderët e deritashëm zyrtarë të Kosovës, ende nuk e kanë emërtuar, nuk e kanë përkufizuar dhe, nuk e kanë shtruar për zgjidhje  as në sfondin kombëtar e  as në atë ndërkombëtar  ( OKB dhe BE).

Nuk ka asnjë dilemë se, ky është gabimi më i madh i politikës dhe i diplomacisë së Kosovës, sepse PROBLEMI KOLONIAL I KOSOVËS  (1912-1999) askund, në asnjë fjalë dhe, në asnjë fjali qoftë të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), qoftë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), në asnjë paragraf, në asnjë nen, në asnjë dispozitë, dhe  as në pjesën e historikut të saj, ku duhej të thuhej  se, Kosova jo më pak se 100 vjet ishte koloni ilegale e Serbisë (1912-1999).

3.

Pra, Avdulla Hoti me “korin diplomatik” negociues në takimin e Uashingtonit me palën negociuese serbe të Beogradit, nuk duhet të tregohet apolitik e as “zemërgjerë”, që t’i pranojë asnjë nga kërkesat e saj qoftë ekonomike dhe tregtare, pa shqyrtimin dhe pa zgjidhjen e problemit kolonial të Kosovës me Serbinë. Ky është kushti themelor për lidhjen e marrëveshjeve ekonomike, tregtare, kulturore dhe të bizneseve të tjera, përkatësisht për NORMALIZIMIN e MARRËDHËNIEVE NDËRSHTETËRORE MES SERBISË DHE KOSOVËS.

4.

Pra, të mos bëhemi naivë, duke u mashtruar, duke u shërbyer dhe duke u ushqyer me përralla politiko-propagandistike, me gënjeshtra, me intriga, me shpifje dhe me premtime të kota politike e diplomatike, se gjoja paska “ardhur moment historik”, që në Ushington të pajtohemi me Serbinë, duke lidhur marrëveshje e protokolle ekonomike, tregtare, teknike etj., me qëllim që territorin verior të Kosovës, të shpallet “zonë e lirë.  ekonomike ndërkombëtare”.  Nëse ndodh një gjë e tillë,  statusi politiko-juridik dhe administrativ i Veriut të Kosovës, do të mbetet sikurse statusi kontestues kolonial shumëshekullor i pazgjidhur i Gjibraltarit mes Britanisë së Madhe dhe Spanjës, me rrezik që  e tërë Kosova të përfundojë sërish nën kthetrat e sundimit të egër koloniual shekullor të Serbisë.

5.

Mos u bëni të verbër, duke besuar se , së pari, me lidhjen e marrëveshjeve ekonomike e tregtare, do të arrihet ndonjë reciprocitet apo normalizim i marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë derisa ajo nuk e njeh Republikën e pavarur të Kosovës, as de fakto e as de jure, e as në planin ekonomik e tregtar, nuk do të ketë kurrfarë normalizimi të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Nëse delegacioni i kryeministrit Avdulla Hoti, do të pranonte modelin e  ndonjë “zone të lirë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare”,  atëherë Veriu i Kosovës nuk mund të kthehet më kurrë nën sovranitetin territorial  administrativ dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, por me gjasë, do të mbetet me status kontestues sikurse Gjibraltari i sotëm mes Britanisë së Madhe dhe Spanjës.

6.

Për të mos ndodhur kjo tragjedi e Kosovës, kryeministri Avdulla Hoti, do të duhej t’i “tejkalojë” temat ekonomike dhe tregtare me negociuesit e palës serbe në takimin e Uashingtonit, dhe  në vend të tyre, të kërkojë nga Presidenti i nderuar Donald Tramp :

(i)                      Që Uashingtoni zyrtar ta trajtojë Kosovën si problem kolonial ende të pazgjidhur mes Beogradit dhe Prishtinës. Ndryshe, vazhdimi i Dialogut të Brukselit nuk ka kurrfarë kuptimi, kurrfarë rëndësie e as kurrfarë interesi as për Kosovën, as për Amerikën, as për BE-në e as për OKB-në derisa bashkësia ndërkombëtare nuk ndërmerr sanksione politike, ekonomike dhe diplomatike kundër Serbisë kolonialiste, e cila, edhe pas humbjes së luftës kolinaliste dhe gjenocidale në Kosovës (1989-1999) nuk po heq dorë nga politika, nga propaganda dhe nga diplomacia kolonialiste ndaj Kosovës së pavarur dhe sovrane.

(ii)                  Që Qeveria amerikane të ushtrojë trysni në Kombet e Bashkuara, që ta njohë Repubikën e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008, të cilën deri tani e kanë njohur mbi 100 shtete anëtare të OKB-së) në bazë të së drejtës historike, të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sipas së cilave  kolonializmi ndëshkohet dhe sanksionohet si vepër penale ndërkombëtare dhe anticiviliuzuese.  Andaj, në përputhje me këto instrumente të së drejtës ndërkombëtare dhe rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, Amerika, OKB-ja dhe BE-ja ta detyrojnë Serbinë, që të heqë dorë nga sundimi kolonial i saj në territoret shqiptare në Ballkan (1878-2020).

(iii)              Pa e trajtuar dhe pa e zgjidhur këtë problem kolonial mes Serbisë dhe Kosovës,  asnjë marrëveshje qoftë ekonomike a tregtare e përfunduar gjoja si kompromis politik mes palëve negociuese serbo – shqiptare, nuk do të kenë kurrfarë efekti politik e as juridik për normalizimin e marrëdhënieve të këtyre dy shteteve. Ai do të jetë vetëm një iluzion i shkretë, një mashtrim dhe një gabim i pakorrigjueshëm i palës shqiptare të Kosovës, të cilin nuk do të mund ta korrigjojë më as “politika paqësore” e Rugovës, dhe asnjë ushtri e Kosovës. Kjo duhet të kihet parasysh, që, në asnjë formë të mos pranohet  ndërkombëtarizimi i Veriut të Kosovës, gjoja në emër të ndonjë “zone të lirë ekonomike nën protektoratin ndërkombëtar”.

(iv)               Nëse  këto kërkesa i refuzon pala negociuese në takimin e Uashingtonit, atëherë, pala negociuese shqiptare e Kosovës, patjetër, duhet t’ia shtrojë presidentit Donalt Tramp:

(v)                   Kërkesën e ligjshme, sepse Kosovës nuk  i mbetet tjetër alternativë, përpos bashkimit me Shqipërinë si një komb, si një territor dhe si një shtet i përbashkët. Kjo duhet t’i thuhet presidentit Donald Tramp. –Jo të heshtim sikurse deri më sot, duke mos kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare shkolonizimin e Kosovës, të Preshevës, të Bujanocit, të Medvegjës, të Iliridës, të Çamërisë dhe të Malsisë shqiptare nën Mal të Zi (1878-2020).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat