Presioni mbi Merkelin po rritet

Analiza

Presioni mbi Merkelin po rritet

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 3 shtator 2020 Në ora: 17:25
Kancelarja Merkel pret një reagim të duhur ndaj atentatit kundër Navalny - këtu me Presidentin rus Putin në janar 2020

Në rastin Navalny, Kancelarja Merkel bën thirrje për përgjigje nga Rusia - dhe kërcënon me një "reagim të duhur". Projekti i tubacionit Nord Stream 2, të cilin Merkel e ka mbrojtur gjithmonë, tashmë po diskutohet. Por kjo linjë tashmë nuk qëndron dhe Kancelarja ka vetëm dy mundësi të këqija.

Në konferencën e saj për shtyp të verës, Kancelarja Angela Merkel ishte e qartë: ajo besonte se bashkimi i rastit të Nord Stream 2, me helmimin e opozitarit rus Alexej Navalny, është "i papërshtatshëm". Mbi të gjitha, tubacioni i gazit natyror është një "projekt i drejtuar ekonomikisht". Këto dy raste duhet të "shkëputen" nga njëri - tjetri dhe Nord Stream 2 të kompletohet.

Më pak se një javë më vonë, Merkel iu desh të komentonte përsëri çështjen Navalny. Pasi një laborator i Bundeswehrit ka provuar " përtej çdo dyshimi" se politikani ishte helmuar me një helm nervor kimik nga grupi Novitschok , Kancelarja dënon aktin me termat më të ashpër të mundshëm dhe kërkon, një shpjegim nga Rusia. Por pastaj ajo thotë një fjali më vendimtare: Në dritën e paraqitjeve ruse, ne do të "vendosim për një përgjigje të përshtatshme" së bashku me partnerët.

Por çfarë është e përshtatshme, në lidhje me Rusinë? Pas aneksimit të Krimesë, BE ka vendosur sanksione që vazhdohen rregullisht, por nuk e sjellin Kremlinin të dorëzohet. Protestat ndërkombëtare pas përpjekjes për vrasje të Sergei Skripal në Britaninë e Madhe - gjithashtu me një neurotoksinë Novichok - u pastruan në Kremlin. Dhe në vrasjen e një mërgimtari çeçen në Kleiner Tiergarten në Berlin, Prokurori Federal sheh qeverinë ruse si organizatorin dhe akuzoi një rus - por ai nuk do të përfundojë në një gjykatë gjermane.

Politikani për politikë të jashtme i CDU-së, Norbert Röttgen gjen fjalë të qarta. E vetmja gjuhë që Putini kupton është ashpërsia, thotë ai në Deutschlandfunk. Para kësaj ai foli në ARD, për "realitetin çnjerëzor të regjimit të Putinit" dhe përshkroi partneritetin strategjik me Rusinë të ndjekur nga qeveria gjermane si "një ëndërr".

Përfundimi i Nord Stream 2, do të ishte një "konfirmim maksimal për Vladimir Putin, që të vazhdojë me saktësisht këtë politikë, sepse ai madje, do të shpërblehet për këtë".

Merkel në një gjendje të vështirë

Kjo e zhvendos projektin e tubacionit në fokusin e debatit politik rreth sulmit të vrasjes ndaj Navalny. Të Gjelbrit, të cilët prej kohësh bëjnë thirrje për t'i dhënë fund projektit të gazit, akuzojnë Kremlinin për një "karakter të ngjashëm me mafien". Si pasojë mund të jetë, ndalimi i promovimit të Nord Stream 2, thotë udhëheqësja i grupit parlamentar Katrin Göring-Eckardt.

Edhe liberalët FDP nuk po e përjashtojnë më këtë hap nëse nuk ka një "shpjegim të qartë dhe të kuptueshëm" nga Kremlini. "Një regjim që organizon helmimin nuk është homolog për projekte të mëdha bashkëpunimi, madje as për projekte tubacioni," thotë shefi i FDP Christian Lindner për televizionin ARD.

Drejtuesi i grupit rajonal të CSU Alexander Dobrindt është më i kujdesshëm. Megjithëse ai kërkon një "përgjigje të qartë" nga BE në "ntv Frühstart" , ai i shmanget Nord Stream 2: "Nuk ka kuptim të paraqesim masa individuale, ne duam të japim një përgjigje," thotë ai . Gazsjellësi po ndërtohet nën udhëheqjen e ndërmarrjes ruse Gazprom. Kompanitë gjermane Wintershall dhe Uniper, British Royal Dutch Shell, OMV nga Austria dhe grupi francez Engie janë gjithashtu të përfshirë në projektin 9.5 miliardë euro.

Kreu i Konferencës së Sigurisë në Mynih, Wolfgang Ischinger, është kundër një bojkoti dhe një muri midis Perëndimit dhe Rusisië. Por ai gjithashtu bën thirrje në televizionin ARD, për një "reagim të përshtatshëm" dhe "skajshmërisht të qartë". Nord Stream 2, duhet gjithashtu të vihet në provë: "Nëse duam t'i dërgojmë një mesazh të qartë Moskës, atëherë marrëdhëniet ekonomike duhet të jenë gjithashtu në rendin e ditës. Dhe kjo do të nënkuptojë se Nord Stream 2, në të vërtetë nuk mund të trajtohet jashtë kësaj loje të Moskës, por këtë agjendë do ta mbaj lart ". Por kjo është "një pyetje shumë komplekse".

Mes gjesteve diplomatike dhe bojkotit total

Njoftimi për një "përgjigje të përshtatshme" e ka vendosur Kancelaren Merkel në një gjendje të vështirë. Kërkesa e saj, që Moska të marrë një qëndrim për "çështjet shumë serioze", mbetet pa efekt.

"Nuk ka asnjë arsye për të fajësuar shtetin rus", thotë zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov. Përkundrazi, ai paralajmëron Perëndimin kundër konkluzioneve dhe sanksioneve të nxituara: "Ne nuk duam që partnerët tanë në Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës, të gjykojnë para kohe".

Nëse nuk vjen ndonjë shpjegim më i përshtatshëm nga Moska, Merkel duhet të japë premtimin e një "reagimi të duhur". Atëherë do të jetë e vështirë nga njëra anë, të gjejmë një qëndrim të përbashkët dhe të ashpër ndaj Rusisë, duke insistuar nga ana tjetër, të mbajmë Nord Stream 2. Për shkak se projekti është jashtëzakonisht i diskutueshëm midis fqinjëve të Gjermanisë. Në veçanti Polonia kritikoi hedhjen e tubacionit që nga fillimi. Jo vetëm sepse vendi do të humbasë tarifat e tranzitit, por edhe sepse Varshava ka frikë se Rusia mund të përdorë furnizimet e gazit si presion të diktatit. Përveç kësaj, Franca gjithashtu u largua nga projekti vitin e kaluar.

Siç është njoftuar, nuk do të dukej ndryshe nëse NATO dëshiron të diskutojë pasojat e mundshme. SHBA është një nga kritikët më të mprehtë të ndërtimit të tubacionit - jo më pak sepse, Uashingtoni do të donte të shiste gazin e vet në Evropë. Administrata e Presidentit Donald Trump tashmë ka vendosur sanksione mbi projektin dhe kërcënoi me masa të mëtejshme ndëshkuese.

Merkel gjithmonë e ka refuzuar ashpër këtë. Por tani ajo qëndron midis dy opsioneve të këqija: masave të reja ndëshkuese kundër Rusisë, që nuk i bëjnë përshtypje Kremlinit, ose varrosja e një projekti për të cilin ajo ka luftuar me vite. Kur bëhet fjalë për masat kundër Rusisë, Gjermania duhet të gjejë një ekuilibër midis gjesteve diplomatike dhe një bojkoti total, kërkon Ischinger. Më lehtë me thënë, sesa me bërë.

Një analizë nga Markus Lippold, Nga gjermanishtja: Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat