Prishja e rendit Kushtetues me firmosjen e marrëveshjes Kosovë- Serbi

Analiza

Prishja e rendit Kushtetues me firmosjen e marrëveshjes Kosovë- Serbi

Nga: Shpend Salihu Më: 6 shtator 2020 Në ora: 17:57
Shpend Salihu

Preambula e Kushtetutës së Kosovës e njefë Kosovën si njësi territoriale e unifikuar dhe si shtet sovran që e shtrin juridiksionin e vet në tërë territorin e saj administrativ. Lejimi i kalimit të mallrave Serbe dhe vija hekurudhore pa njofje formale të sovranitetit shtetëror të Kosovës, konfirmon se ne heshtazi akoma e njofim sovranitetin Serb në Kosovë, kur dihet botërisht që raportet bilaterale rregullohen në bazë të parimit të reciprocitetit të njohjes ndërshtetërore, andaj me këtë veprim të Qeverisë Koti ne heshtazi po e anashkalojm vendimin legjitimin ipso jure të GJND-së mbi sovranitetin e Kosovës, dhe po e njofim të drejtën e Serbis të thotë se Kosova ka autonomi substanciale me Rezolutë 1244, andaj bashkëpunimi ekonomik është dashtë të lihet deri në njohjen e plotë reciproke ndërshtetërore, dhe demarkimin e delimitimin ndërkufitar me çfarë do mund të negocionim me Serbin, si në çështje ekonomike ashtu edhe politike dhe të sigurisë e të rregullonim marrdhëniet e brishta ndërfqinjësore, por ky veprim i Qeverisë Koti e legjitimoi juridikcionin Serb në Kosovë pa njohje reciproke. Që të lejohet qarkullimi hekurudhor gjithashtu është dashtë të kërkohet që veturat dhe kamionetat Kosovare të mund të qarkullojnë në Serbi me targa KS,dhe të firmosjet marrëveshje bilaterale për proporcionalitetin e lëvizjes së mallrave në tregun e përbashkët konform marrëveshjes së CEFTA si dhe të hiqen barrierat doganore dhe pengesat administrative doganore në lëvizjen e lirë të mallrave.

Sa i përket liqenit të Ujmanit, është absurditet si nuk u kërkua që kompanit ndërkombëtare të firmosin marrëveshje kontraktuale për revitalizimin e minierave ku një pjesë e punëtorëve do ishte të përkatësis Shqipëtare gjersa pjesa tjetër Serbe, dhe që taksat në qarkullim dhe fitim të minierave do i inkasonte Republika e Kosovës, deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të Mitrovicës dhe njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, me këtë veprim do zgjidhej problemi i papunësis në Mitrovic do rritej shkalla buxhetore e Republiksë së Kosovës, do uleshin tensionet ndëretnike dhe do përfitonte Kosova e kjo marrëveshje koncensionale do ishte e përkohshme deri në zgjidhjen e çështjeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu ruajtja e manastireve dhe komunave Serbe do të duhej të shtrihej nën mandatin e Qeverisë së Kosovës me misionin e KFOR e të kushtezohej komuniteti ndërkombëtar me futjen e Kosovës në UNESCO e Interpol, në UNESCO me çfarë do të garantohej trashëgimia e të gjitha komuniteteve e në Interpol si garancë që Kosova me strukturat e sigurisë ndërkombëtare do të luftonte fenomenet me karakter global siç janë terrorizmin, ekstremizmin dhe krimin e organizuar. Andja veprimet e ndërmarra nga Qeveria Hoti janë veprime anti-kushtetuese që kërkojnë verifikimin nga Gjykata Kushtetuese mbi kushtetutshmërin e veprimeve të ndërmarra në këto negociata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat