Konflikti i armatosur në mes Azerbajxhanit dhe Armenisë një ndër katër konfliktet e Kaukazit Jugor

Analiza

Konflikti i armatosur në mes Azerbajxhanit dhe Armenisë një ndër katër konfliktet e Kaukazit Jugor

Nga: Prof.Dr.Muhamet Racaj Më: 28 shtator 2020 Në ora: 23:27
Prof.Dr.Muhamet Racaj

Kërcënimet e sigurisë në rajonin e Kaukazit Jugor mund të ndahen përafërsisht në katër kategori të ndërlidhura. Të parët janë, tensionet etnike dhe konfliktet, tashmë ekzistuese dhe potenciale, së dyti, konfliktet civile dhe dhuna politike, duke përfshirë grushtshtete dhe kryengritjet, së treti, kërcënimet tranzituese duke përfshirë narkotikët, tregtinë dhe radikalizmin islamik, dhe së katërti edhe fusha e jashtme, pasojat negative specifike të konkurrencës gjeopolitike mes forcave të mëdha dhe rajonale. Është e rëndësishme të theksohet se të gjithë këto katër kategori janë ngushtë të lidhura mes veti. Në dekadën e fundit, konkurrenca gjeopolitike drejtpërsëdrejti ndikoi ndaj konflikteve etnike dhe luante rol të drejtpërdrejt ndaj përmbysjeve të qeverive, konfliktet civile që ndodhën ishin ngushtë të lidhur me konfliktet etnopolitike në rajon, dhe rritjen e krimit transnacional.

Rajoni i Kaukazit është një prej fushave më të ndryshme etnike në botë. Mbi 50 grupe etnike e gjejnë shtëpinë e tyre në këtë rajon, edhe pse sidomos Kaukazi Verior tregoi shumëllojshmëri të pabesueshme. Madje edhe në Kaukazin Jugor,diversiteti etnik është e rëndësishme dhe u bënë përpjekjet edhe në shekullin e kaluar të definohën kufijtë politik në këtë rajon. Tre grupet më të mëdha etnike janë grupe prej tre shteteve të pavarura sot: Armenët, Azerbajxhanët dhe Gjeorgjianët. Armenët flasin gjuhën indo-evropiane dhe janë të krishterë monofizit, Azerbajxhanët flasin turqisht dhe janë kryesisht myslimanë shitë (rreth 70%), Gjeorgjianët flasin gjuhën unike, gjuhën e Kaukazit Jugor dhe janë kryesisht të krishterë ortodoks (mbi 95%). Vetëm Armenia, mes tre republikave është relativisht e populluar homogjene, sidomos për shkak të dëbimit të dhunshëm të Azerbajxhanëve në vitet e fundit të 1980, sot atje ka vetëm pjesë të vogël të Kurdëve yezid. Gjeorgjia dhe Azerbajxhani, megjithatë, janë shtete multi-etnike. Relativisht pakica të vogla ruse, të disperzuara dhe në proces të zvogëlimit ekzistojnë në të gjitha tre vendet. Pakicat kryesore në Azerbajxhan në kohën e censusit të fundit Sovjetik në vitin 1989 ishin Armenë, Lezinj, Kurdët dhe Talidët. Komuniteti më i madh i Armenëve, rreth 250.000 kanë jetuar në kryeqytetin Baku dhe mijëra kanë jetuar të përhapur në qytetet tjera të Azerbajxhanit, ndërsa Armenët ishin kombësia kryesore në zonën autonome Karabakh i Epërm, ku përbëjnë 75% prej 175.000 banorëve në zonë. Lezginët, grup etnik i Degastanit, kanë jetuar në Azerbajxhanin Verilindor, afër kufirit me Degastanin. Ata krijuan komunitet me rreth 250.000 banorë, me pothuajse të njëjtin numër të grupeve tjera etnike në Degastan. Kurdët jetojnë të përhapur në Azerbajxhan por kryesisht ishin të koncentruar në rajonin e Kelbah mes Karabakh-ut të Epërm dhe Armenisë, zona që kanë qenë të pastruar etnikisht në fillim të viteve 1993. Talidët, në fund, janë grup iraniane myslimane shitë e cila jeton në fund të juglindjes së vendit, në kufij me Iranin, duke numëruar rreth 300.000 banorë. Pakicat kryesore në Gjeorgji ishin Armenët, Azerët, Abbotët dhe Osetët. Armenët, 9% nga popullsia e përgjithshme të Gjeorgjisë, jetojnë në tre zona të veçanta në Gjeorgji, në kryeqytetin Tblisi (përafërsisht rreth 100.000) në provincën Smatske – Javaketi në Gjeorgjinë Jugore (rreth 150.000) dhe në Abkhazi (rreth 75.000). Azerët jetojnë të populluar në mënyrë kompakte në provincën juglindore QuemoKartli, duke krijuar popullsi me rritje të shpejtë prej rreth 400.000 banorë. Abotët jetojnë në atdheun e tyre kryesisht në veri të Republikës Autonome tëAbkhazisë, duke numëruar rreth 100.000 banorë. Osetët e kanë mbajtur Krahinën Autonome të Osetisë Jugore në Gjeorgjinë veriore-jugore, por vetëm 66.000 prej 165.000 Osetë në Gjeorgji jetojnë atje, të tjerët jetojnë në zonat e aneksuara Kaketi, Kartli dhe Mesketi.

Tre konfliktet e pazgjidhura janë ngrirë në armëpushim, ai mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për Karabahk-in e Epërm, dhe ato në Gjeorgji mes qeverisë qendrore nga njëra anë dhe territoret secioniste të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore.

Karabahk-u i Epërm. Karabahk-u i Epërm është kryesisht rajon armen i populluar në perëndimin e Azerbajxhanit. Konflikti rreth kësaj zone, duke filluar në periudhën e parë nga pavarësia e Armenisë dhe Azerbajxhanit në vitin 1918-1920, përsëri doli në sipërfaqe gjatë periudhës Sovjetike në kohëra të ndryshme të dobësisë së qeverisë qendrore, më shumë në vitet e 1980 të vonshme gjatë Glasnostit, pasi që Armenët kërkuan bashkimin e rajonit në Armeni. Duke filluar në vitin 1987 me dëbimin e dhunshëm të Azerbajxhanëve etnik nga Armenia, e pasuar me demonstrata në Karabahk-un e Epërm dhe Armenia për transferimin e këtij rajoni nën juridiksionin armen, konflikti eskaloi në vitin 1988 dhe 1989 me trazira anti-armene në Sumgajt, Baku dhe Gana dhe fushata e dyanshme për pastrimin etnik në të dy republikat, me mbi 300.000 Armenë që e lëshuan Azerbajxhanin dhe rreth 200.000 Azerë që e lëshuan Armeninë.

Qeveria sovjetike nuk arriti ti ndalojë këto trazira ose të parandalojë konfliktin, dhe me pavarësinë e papritur të Armenisë dhe Azerbajxhanit kah fundi i vitit 1991, konflikti shpejtë eskaloi në luftë mes këtyre dy vendeve. Në pranverën e vitit 1992, Armenia dhe “forcat vetëmbrojtëse” të Karabahk-ut të Epërm ndërmorën kontroll mbi të gjithë Zonën dhe krijuan korridor ndaj Armenisë. Në vitin 1993, forcat Armene ndërmorën gjashtë zona shtesë të populluar me Azerbajxhan, jashtë Karabahk-ut të Epërm, të cilat mbeten nën pushtimin Armen deri më sot, me pastrimin masiv etnik në mbi 700.000 persona të shpërngulur brenda.

Paqeruajtësit rus, strukturat paraushtarake Gjeorgjiane dhe forcat Abkazite janë përfshirë në biznesin me kontrabandë, i cili nuk njeh kufij etnik. Është nënshkruar armëpushim në maj të vitit 1994, që është mbajtur pa ndonjë shkelje të madhe prej atëherë. Negociatat që të gjendet zgjidhje paqësore për konfliktin janë mbajtur në dhjetë vitet e fundit nën patronazhin e OSBE-së. “Grupi Minsk” i OSBE-së është krijuar në vitin 1992 dhe është udhëhequr së bashku nga Suedia dhe Rusia nga viti 1993-94. Finlanda e ndërmori rolin e Suedisë në vitin 1995, dhe në 1996 SHBA-ja, Franca dhe Rusia së bashku i ndërmorën përpjekjet për ndërmjetësim. Shumë qasje janë provuar në konflikt. Një propozim të vitit 1997 të OSBE-së propozoi zgjidhje të planifikuar për konfliktin, që do të fillojë me tërheqjen e Forcave Armene nga territoret e pushtuara dhe do të vazhdojë me kthimin e refugjatëve, ndërveprimin ekonomik dhe zgjidhje përfundimtare për çështjen statusore. Ky opsion u refuzua nga udhëheqja e Karabahk-ut. Një zgjidhje të vitit 1998 ka propozuar krijimin e “shtetit të përbashkët” mes Azerbajxhanit dhe Karabahk-ut të Epërm, që është refuzuar nga Baku. Në vitin 1995, diskutime tjera, që marrëveshja paraprake ka qenë e arritur para tragjedisë së 27 Tetorit, ka parashikuar ndryshim të territoreve ku Armenia do të marrë Karabahk-un e Epërm dhe Korridorin Lahaina, duke u lidhur me Armeninë, për kthim, Azerbajxhani do të fitojë korridorin drejt Nakcivan, duke e ndarë Armeninë nga Irani. Megjithatë, negociatat nuk sollën rezultate konkrete, pavarësisht pritjeve për zgjidhje të shpejtë disa herë janë bërë perpjekje në Vjeshtën 1997, Vjeshtën 1999 dhe Pranverën 2001.

Abkhazia. Trazira etnike përsëri ka ndodhur në Abkhazia në vitin 1988-1989, me rritjen e kërkesave të Abkazëve të tërhiqen nga juridiksioni Gjeorgjiane. Abkhazia faktikisht shpalli pavarësinë në Verën e vitit 1992, duke shkaktuar sulm nga forcat paraushtarake Gjeorgjiane në mesin e Gushtit. Megjithatë, kundër-ofensiva e Abkhazëve, të armatosur me sasi të madhe të armatimit Rus dhe vullnetarët e Kaukazit të Epërmi dëbuanë Gjeorgjianët jashtë territorit dhe morën kontrollin mbi gati të gjithë Abkazinë kah fundi i vitit 1993. Kjo ka qenë e pasuar nga pastrimi etnik të rreth 240.000 Gjeorgjianë që kanë jetuar në rajonin Gali në Abkhazinë Jugore.

Forcat Abkhazisë nën “Presidentin” VladislavArxinba i ka kontrolluar strukturat kryesore në rajon. Zona tampon përgjatë lumit Inguri është jashtëzakonisht jo-stabile. UNOMIG, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e situatës në rajonin dhe çmilitarizimin e kufijve, ska pothuajse asnjë ndikim ndaj paqeruajtësve Rus, të cilët, së bashku me Forcat Paraushtarake Gjeorgjiane dhe Forcat Abkhazne janë thellësisht të hyrë në biznesin me kontrabandë që ndodh përmes Abkhazisë. Pjesëmarrja në ekonominë ilegale shtrihet lartë në hierarkinë e shtetit, nuk njeh për kufijtë etnik dhe mbetet një prej disa fushave ku pasurimi i shpejtë (dhe bashkëpunimi ironik, ndëretnik) është i mundur. Asnjë palë nuk ka interes ekonomik në gjetjen e zgjidhjes për konfliktin, edhe pse asnjëra dhe nuk dëshiron vazhdimin e armiqësive. Përleshjet e fundit mes paqeruajtësve dhe gurëliasve në Gali kanë ndodhur në bazë ekonomike (ri-distribuimin e sferave të ndikimit), se sa në bazë politike. Nuk ekzistojnë kufij për sigurinë dhe dinjitetin e 40.000 personave të shpërngulur, të cilët janë kthyer në rajonin Gali pas përleshjeve në Maj të vitit 1998. Paqeruajtësit rus të vendosur përmes lumit Inguri u ndihmuan Abkhazëve autoriteteve de facto të ndërtojnë kufij shtetëror me Gjeorgjinë, dhe të vazhdojnë drejt grykës së Korridorit në Abkhazinë Jugore, e cila është jashtë kontrollit të Sukumit dhe mbetet bazë Gjeorgjiane në Abkhazi. Korridori u bë strehë për gurelitë Gjeorgjianë dhe rezervistët Ҫeçen të cilët filluan sulm të pasuksesshëm kundër Sukumëve në Tetor të vitit 2001.

Procesi paqeruajtës momentalisht ngecë. Një dokument për “Parimet themelore” të shkruar nga përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së Zotëri, Boden fitoi mbështetje nga KB-ja, OSBE-ja, dhe “Grupi i Miqve të Sekretarit të Përgjithshëm”, (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Rusia). Pala Abkhazane refuzon të diskutojë për çështjen e statusit përfundimtarë, duke insistuar në pavarësinë e saj dhe kërkon kthimin e personave të shpërngulur brenda dhe të jetë e lidhur me rehabilitimin ekonomik të zonës së konfliktit dhe marrëveshjes përfundimtare paqësore. Megjithëse nuk ishin shumë të kënaqur me dokumentin, pala Gjeorgjiane u pajtua ta nënshkruaj. Gjeorgjia gjithashtu angazhohet për internacionalizmin e forcave paqeruajtëse që momentalisht janë vetëm Ruse. “Grupi i Miqve të Sekretarit të Përgjithshëm”, të cilët janë të aftë të ushtrojnë presion adekuat ndaj të dy palëve, nuk e kanë treguar vullnetin që të bëjnë të njëjtën. Shpresat u rritën për lëvizjen drejt akomodimit mes Tblisit dhe Sukomit kur, AslanAbashidze, udhëheqës i Ajrisë, u emëruar për përfaqësues të Presidentit Gjeorgjian për procesin e rezolutës të konfliktit. Shembulli i Ajarit për autonomi dhe arritjen e fuqishme ekonomike përmes tregtisë ndërkombëtare mund të përdoret modeli për rezolutën e konfliktit në Abkhazi. Marrëdhëniet e mira të Abashadisë me liderët ushtarak, politik dhe ekonomik Rus mundet gjithashtu të instrumentaliyohët në zhvillimin e zgjidhjes paqësore të konfliktit.

Osetia Jugore. Konflikti i armatosur mes Gjeorgjianëve dhe Osetëve mes viteve 1989 – 1992 çoi deri në qindra viktima dhe mijëra refugjatë nga të dy palët. Bisedimet për qetësimin e konfliktit kanë filluar në vitin 1995 nën mbikëqyrjen e OSBE-së dhe me ndërmjetësimin Rus, që ndihmoi të përafrohen të dy palët për shumë çështje. Megjithatë, çështja kryesore – statusi politik të Osetisë Jugore – mbeti i pazgjidhur. Gjeorgjia i ofroi Osetisë Jugore autonomi të gjerë dhe rikonstruimin e infrastrukturës në rajonin, ndërsafaktikishtëOsetia Jugore nuk dëshiron të heqë dorë nga pavarësia e saj. Bisedimet në vitin 2000 bënë hapa të rëndësishme drejt bisedimeve për statusin përfundimtar, megjithatë shumë pak është bërë prej atëherë. “Presidenti” modest iOsetisë Jugore, LudvigҪibirov, në vitin 2001, i humbi zgjedhjet nga qytetari Rus dhe biznesmeni i Moskës EdvardKokoev. Kokoev thirri në bashkimin e Osetisë Jugore me Osetinë Veriore, si objekt për Federatën Ruse, dhe në mënyrë aktive negocionte me Rusinë për bashkimin e Osetisë Jugore me Federatën Ruse. Ngecja në negociatat nuk do të thotë se sipas secilit çmim do të shpërthejë konflikt të armatosur. Raportet jozyrtare sugjerojnë se Sheverdnadze dhe Kokoev janë takuar personalisht në Gori, duke propozuar të jenë të ndërmarra hapat që të arrihet modus i ri i vendi mes Tblisit dhe Shkkinvalit. Vëmendje të veçantë i’u përkushtua problemit me personat e shpërngulur brenda. Edhe pse Gjeorgjianët dhe Osetët e Jugut u përkushtuan të lehtësojnë kthimin e refugjatëve dhe personat e shpërngulur, në praktikë dhe të dy palët krijuan pengesa për kthimin. Si pasojë, jo vetëm që disa Gjeorgjian etnik u kthyen në Osetinë Jugore gjatë vitit, por edhe disa persona të shpërngulur në shtëpitë e tyre përsëri në vitin 2001. Qeveria gjeorgjiane, për kthim, nuk ka zbatuar masa pro aktive për ndihmën e Osetëve etnik të kthehen në shtëpitë e tyre në zona tjera të Gjeorgjisë.

Osetia Jugore mbetet një prej rajoneve më të armatosura në Gjeorgji. Vjedhja dhe dhuna janë pjesë e jetës së përditshme të kësaj republike të shkëputur. Sulmet ndaj paqeruajtësve janë të shpeshta dhe kontrabanda lulëzon përgjatë rrugës së transportit nga Rusia. Tregu i përbashkët (FaloiBazar) u shkatërrua mes Shkinkhalit dhe Gjeorgjisë. As autoritetet Gjeorgjiane dhe tëOsetisë nuk e kontrollojnë zyrtarisht tregun, në të cilin komoditeti kryesor është karburanti, që lejoi krijimin e strehimit të kontrabandës pa pagesën e tatimit. Sepse funksionarët nga Shkinhali dhe Tblisi marrin pjesë nga të ardhurat nga ky treg i paligjshëm, nuk ka pothuajse asnjë iniciativë të rrëzohet tregu.

Kërcënimet tranzicionale që janë të pranishme në Kaukaz sot janë edhe kriminale dhe ideologjike sipas natyrës. Tregtia me narkotikë, armë dhe njerëz në Kaukazin Jugor gradualisht u rrit nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Ndërsa krimi tanzicional ende nuk paraqet rrezik për këto shtete deri në masë si në Azinë Qendrore, lokacionin e Kaukazit Jugor të rrugëve të mëdha tregtare nga Afganistani deri në Evropën Perëndimore tregon në atë se tregtia me drogë mund të bëhet kërcënim serioz për shtetet në ketë drejtim dhe të shkaktojë jo-stabilitet. Në pikëpamjen ideologjike, lëvizjet radikale islamike, janë ende një kërcënim tranzicional. Këto grupe ekzistojnë në Kaukazin Jugor, edhe pse jo në shkallë të konsiderueshme. Megjithatë, kushtet e vështira socio-ekonomike dhe deficiti i vazhdueshëm të qeverisjes demokratike janë faktorë që mund të nxisin ndikim të madh ndaj lëvizjeve radikale dhe militantëve islamik. Me atë që është kryesisht e vetmja lëvizje Myslimane në rajon. Azerbajxhani është më shumë i ekspozuar ndaj këtij problemi sesa fqinjët e tij, edhe pse Gjeorgjia gjithashtu përjetoi pjesë të madhe nga ky problem.

Situata rajonale në Kaukazin Jugor është e prirur për konflikt dhe sipas natyrës jo-stabile si pasojë të disa faktorëve të lidhur ndërmjet-veti. Strukturat e dobëta shtetërore lindin korrupsion, zbatimin e pamjaftueshëm të ligjit, mbledhjen e taksave dhe zvogëlimin e legjitimitetit dhe kontrollin e qeverisë. Problemet socio-ekonomike krijojnë varfëri dhe frustacion dhe rrezik të reaksioneve shoqërore kundër udhëheqjes së keqe qeverisëse, kulturë të dobët politike e priru ndaj nacionalizmit dhe personalizimit ndërton fragmentim dhe rrezik nga populizmi agresiv. Me përkeqësimin e kësaj situate, forcat rajonale dhe të mëdha vazhdimisht e shfrytëzojnë dobësinë e shtetit që ti realizojnë interesat e tyre në rajon, dhe krimi transnacional ose grupet kriminale e shfrytëzojnë dobësinë e shtetit, korrupsionin dhe frustacionin publik që të veprojnë në rajon, të rrisin kontrollin e tyre mbi strukturat shtetërore dhe të mbledhin më shumë mercenarë.

Prej 48 orëve vijojnë përplasjet mes ushtrisë së Azerbajxhanit dhe Armenisë në zonën malore të NagornoKarabakh-ut duke lënë dhjetëra të vrarë nga të dyja palët.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit theksoi se u detyrua të përgjigjej përmes një kundërsulmi ndaj shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit nga ushtria armene në kufi, ndërsa këta të fundit theksojnë se ushtria azere ka vrarë edhe civilë në ofensivën e tyre.

Burime zyrtare nga Azerbajxhani flasin për dhjetëra tanke të shkatërruara dhe rreth 500 ushtarë armenë të vrarë apo plagosur gjatë luftimeve, ndërsa autoritetet armene kanë konfirmuar vetëm 35 humbje.

Armenia ka akuzuar Turqinë se ka dorë në ndezjen e konfliktit të ngrirë prej 30 vitesh në Kaukaz duke furnizuar me armë Azerbajxhanin.

Mediat turke raportojnë ndërkohë se prej disa ditësh, avionët spiunë të Turqisë janë duke fluturuar më kufi me Armeninë për të pasur në kontroll zhvillimet në rajon.

Pse përplaset Armenia dhe Azerbajxhani?

I gjithë konflikti ka lindur për shkak të rajonit të diskutueshëm, Nagorno-Karabakh. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i kontrolluar nga armenët etnikë.

NagornoKarabakh u shkëput në vitet e rrëzimit të Bashkimit Sovjetik. Armenia dhe Azerbajxhani ishin pjesë e shtetit komunist, i cili u përpoq të shtypte dallimet etnike dhe fetare.

Konflikti në malet e Kaukazit ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tre dekada, me luftime periodike. Përleshjet kufitare në korrik vranë të paktën 16 njerëz, duke bërë që demonstrata më e madhe për vite me radhë në kryeqytetin Azerbajxhan të Baku, ku kishte thirrje për rimarrjen e rajonit.

Faktet kryesore për rajonin:

Një rajon malor me rreth 4,400 km katrore.

Banuar tradicionalisht nga armenë të krishterë dhe turq myslimanë.

Në periudhën sovjetike, u bë një rajon autonom brenda republikës së Azerbajxhanit.

Njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë është armene etnike.

Rreth një milion njerëz të zhvendosur nga lufta e viteve 1990, dhe rreth 30,000 të vrarë.abcnews.al.

Forcat separatiste kapën disa territore shtesë rreth enklavës në Azerbajxhan në luftën e viteve 1990.

Rusia tradicionalisht është parë si një aleat i armenëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat