Pozicioni i Kosovës në rrafshin ndërkombëtar si dhe mundësia e integrimit

Analiza

Pozicioni i Kosovës në rrafshin ndërkombëtar si dhe mundësia e integrimit

Nga: Shpend Salihu Më: 29 shtator 2020 Në ora: 10:37
Shpend Salihu

Kosova në këtë stadium të zhvillimit politik, është duke u ballafaquar me sfida dhe probleme të shumta, të natyrave të ndryshme duke filluar nga shkalla e lartë e krimit të organizuar i cili është lidhur me rryma të caktuara fetare, e duke kaluar në pengesa që po i shkaktohen nga sigurimi serb dhe bashkëpunëtorët e tyre, kjo nënkupton se Kosova, me shumë vështirësi po i kalon këto sfida.

Përpjekjet e rrymave fetare, e grupeve të radikalizuara politike që me kuazi patriotizmin e vet po e zbrapsin Kosovën larg pikësynimeve të saj të integrimit në mesin e kombeve të civilizuara, si dhe veprimet tinëzare të sigurimit serb, që ta tregojnë Kosovën, në rrafsh ndërkombëtar si një vend çerdhe e rrymave ekstremiste islame, dhe si një vend me pasiguri parlamentare dhe organizative shoqërore gje qe po ndikon në përkeqësimin e pozicionit të Kosovës në rrafsh ndërkombëtar, andaj shtrohet pyetja si duhet vepruar në situata të tilla?

Bashkësia Islame duhet të distancohet nga grupet radikale islame, dhe të dalë me komunikatë publike se Islami i vertet nuk parashefë radikalizim të shoqerise, kjo do të nënkuptonte tek qytetaret dhe tek opinioni ndërkombetar, qe në Kosovë kultivohet Islami i qete dhe i moderuar, i cili nuk i urren e as injoron vlerat e civilizimit shoqëror

Se në Kosovë ekziston një paqe dhe harmoni mes bashkësive fetare, dhe se Islami edhe pse eshte prevalent numerikisht, ka bashkërendim dhe harmoni me besimtarët Shqipetar te besimeve krishtere.

Se Kosova si me akte normative ashtu edhe me akte morale, promovon paqen dhe harmonin fetare dhe nuk degradon ose injoron vlerat perendimore.

Se BIK distancohet nga elementet fundamentale dhe radikale, dhe se u bën thirrje besimtarëve Islam, te bojkotojnë rekrutimin për lufte në Lindje te mesme, sepse kjo nuk është lufte e jona, dhe se nuk kemi nevoje te humbasim rinin në nje luftë qe nuk prek kauzen tonë politike dhe fetare.

Sa i perket radikalizimit politik, grupet tona politike, që aspirojne zgjidhjen e problemit të Kosovës,dhe zgjidhjen e problemit Shqipëtar duhet te dalin me komunikatë para opinionit publik vendor dhe nderkombetar duke afirmuar dhe komunikuar

Se nuk kemi radikalizim politik, vetem se kemi reciprocitet karshi fqinjëve tone, si në aspektin politik, ashtu edhe fetar e programor, se kauza jonë nuk nenkupton luftë por zgjidhje pacifiste të problemit Shqipëtar ( kjo do të aludonte me një plan operativ ku do prekej rrafshi historik, demografik, kulturor e social i kombit tonë për vetëdijesimin e masave dhe opinionit ndërkombetar që në Kosovë, nuk ka ekstremizm politik, por plan veprimi politik, për zgjidhjen permanente të problemit te akumular Shqipëtar, i cili kërkon një zgjidhje finale dhe adekuate konform standardeve dhe parametrave ndërkombëtar, cfarë do sillte një kaptine të re ne zhvillimin e planprogrameve për integrime nderkombëtare dhe për një Ballkan stabil dhe të qëndrueshem),

Se marrëveshja me Serbinë, për pjesën veriore është e paqëndrueshme, sepse Rezoluta 1244 i njefë kufijtë administrativë të Kosovës, që ishin të përcaktuar me Kushtetutën e 1974, dhe se kjo marrëveshje do krijonte një precedent, dhe heshtazi do legjitimonte enklavizimin dhe kantonizimin e shtetit të sapoformuar të Kosovës, gjë e cila do tensiononte Ballkanin dhe do nxiste grupet tjera etnike në Ballkan që të përsërisin një skenar të tillë, e kjo do mund të paraqitej në Maqedoni dhe Mal të Zi, mos të harrojmë se Kosova ka mbi 93% , pjesëtar të komunitetit Shqipëtar e nëse do bëhej ky preçedent, kjo do të mund të bëhej edhe në Mal të Zi ku kemi mbi 16% Shqipëtar e mbi 35% shkije, si dhe në Maqedoni ku komuniteti Shqipëtar përbën mbi 30% të popullësisë, kështuqë ky argument do të ishte prevalent që kjo marrëveshje të shfuqizohet dhe të kthehet normaliteti në Kosovë.

Tërheqja e marrëveshjes, ose krijimi i asociacionit, siç u krijua si OJQ më 2013, dhe kërkesa që një asociacion i tillë të formohet edhe në Luginë të Preshevës, do ulte tensionet dhe do krijonte një klimë të re të komunikimit normal parlamentar, dhe sipas nevojës do mund të relaksonte marrëdhëniet ndërpolitike dhe hapte një kaptinë të re funksionaliteti parlamentar, çfarë do të ndikonte edhe në fuqizimin e opsionit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku forcat politike do të artikulonin të arriturat e tyre, gjë e cila do të ndikonte në rezultatin zgjedhor, dhe në përshpejtimin e reformave administrative, politike, dhe ekonomike, çfarë është konditë për stabilitetin dhe normalizimin e qeverisjes, dhe uljes së tensioneve sociale, gjë e cila do ulte zërat që trumbetojnë nga shkijet se Kosova nuk i plotëson kriteret e stabilizim asociimit. Në këtë mënyrë do mund të presim që deri në pranverë të 2021, BE të ia liberalizon vizat Kosovës, dhe të pregaditet terreni që deri në verë të 2021, forcat e sigurisë së Kosovës të transformohen në ushtri të rregullt, konform standardeve dhe kritereve që parashifen nga aleanca Veri Atlantike. Këto veprime do të përshpejtonin përfundimin e tutelazhës ndërkombëtare dhe ushtrimin e sovranitetit të plotë politik nga institucionet Shtetërore të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat