Shpërbërja e BE-së po afrohet

Analiza

Shpërbërja e BE-së po afrohet

Nga: Mr.sc Shpend Salihu Më: 16 tetor 2020 Në ora: 18:59
Mr.sc Shpend Salihu

Rritja e sentimentit të rrymave të ekstremit të djathtë, si dhe fluksi i refugjatëve Sirian në Europë, po ndikon që siguria regjionale e Europës përdit e më shumë po çalon, e si pasojë është recesioni ekonomik global, si dhe shkalla e lartë e hiperinflacionit, si dhe luftimet në Siri dhe Lindje të Mesme, dhe në bazë të trendeve ekonomike jo vetëm në nivel regjional të Europës, por edhe në nivel global, po argumentohet se Europa dhe bota po shkon kah depresioni ekonomik global ( ose siç intepretohet mungesa e parasë në treg), gjë e cila ishte paraqit gjatë periudhës 1929-1933 dhe ardhjen e etno- nacionalistave ose siç quheshin nacional-socialistëve në pushtet në Gjermani, në krye me Adolf Hitlerin. Dalja e Britanis së Madhe nga BE, ishte si pasojë e disparitetit ekonomik dhe prevalencës Gjermane në mekanizmat e BE-s, si dhe tendenca e hegjemonis Gjermane në BE dhe rritja e sentimentit pro- Turk dhe pro- Arab, në Europë, si dhe mosgadishmëria e Europës, që të ndëshkojë politikën e aparteidit që Rexhep Taip Erdogan e zhvillonte ndaj rivalëve politik në Turqi, si dhe shtrirja e ndikimit të sentimentit dhe investimeve e ndërhyrjeve politike Turke në hemisferën e Ballkanit, të cilat BE fare nuk i ndëshkojë e as nuk proovjë që të i ndalojë.

Shpërbërja e BE-s deri në vitin 2025 sipas këndvështrimit tim analitik do të ndodh për shumë arsye siç janë:

Fluksi i refugjatëve në Europë si dhe rrija e sentimentit popullor e barra buxhetore e shteteve të BE-s që të përkujdesen për ta,

Dispariteti ekonomik në shtetet e BE-s, si dhe mos trajtimi i barabart i shteteve të Europës Lindore dhe Jug Lindore, me shtetet e Europës Qendrore dhe Perëndimore

Mungesa e ratifikimit të kushtetutës së BE-s, si dhe zbehja e traktatit të Lisbonës e cila nuk po e ka fuqinë imperative të imponimit të vullnetit politik dhe juridik shteteve të BE,

Zvarritja e procesit të aderimit të Ballkanit Perëndimor në struktura dhe mekanizma të BE-s, gjë e cila po i irriton shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, si dhe shumë republikave të ish BRSS e kjo mund të shkaktojë rritjen e sentimentit anti- Europian në këto shtete,

Problemi Ukrainë- Rusi rreth Krimesë e cila po e rrit ndikimin Rus në shtetet Baltike dhe ish Republikat Sovjetike që janë ndarë tanimë nga Rusia, nuk po e kanë përkrahjen e mjaftueshme financiare, politike dhe ushtarake nga BE,

Ashpërsimi i marrëdhënieve Greqi- Turqi, dhe tendencat e Turqisë që përmes lejimit të refugjatëve Sirian ta çrregullojnë sistemin e sigurisë naionale në Greqi, si dhe eksperimentet e eksploatimet e resurseve përgjatë bregdetit Grek. Në rast të konfliktit të tillë sipas të gjitha gjasave Rusia do qëndrojë indiferente në këtë konflikt gjersa Anglezët dhe Francezët do ia mbajnë anën Grekëve, pasiqë janë të vetëdijshëm që sulltanati i Rexhep Taip Erdoganit i ka kaluar binarët e normalitetit, dhe që ai heshtazi nga rrymat radikale islamike dhe nga grupet naciste po ka përkrahje që të ketë prevalenc në çdo këndvështrim në Ballkan, dhe siç duket projekti i Hitlerit në Mein Kamph që me Muhamedan ta sundojë botën po realizohet nga Gjermania e Angela Merkel dhe nga rrymat neo- naciste dhe radikal islamike, andaj Erdogani e morri tregun Ballkanik, dhe e shtriu ndikimin politik deri në kufit të Serbisë me Kroaci,

Konflikti i mundshëm Greqi-Turqi dhe mos reagimi me kohë i BE-s do ndikojë që Greqia të kërkojë daljen nga BE, dhe të kërkojë përkrahje financiare, politike dhe ushtarake nga miqët tonë Anglez dhe nga SHBA, sepse në të kundërtën mund të ndodhin incidente siç ndodhi me çështjen e Qipros Veriore, e cila dikur i përkiste Greqisë e të cilën Turqia në mënyrë të dhunshme e aneksojë, kështuqë shteti Grek nuk do lejoj më shovinzmin Turk në Greqi e as Ballkan,

Konfederata e brishtë e Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe akoma statusi pezull nën monitorim të OKB-së i distriktit Bërçko, dhe mbaja pezull e Marrëveshjes së Dayton, të cilën shumica e popullatës Kroate, Serbe dhe Boshnjake e kundërshtojnë,

Mungesa e investimeve të mjaftueshme Europiane në shtetet në zhvillim të Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe barrierat në qarkullim të njerëzve në territorin e BE-s me kushtëzim për një periudhë 3 mujore të leje qëndrimit, çfarë i bën ata të ndihen inferior me shtetet e Europës Perëndimore dhe Qendrore,

Tendenca e kahmotshme prej vitit 1997 e Gjermanëve dhe Francezëve për formimin e ushtrisë së Evropës Perëndimore, gjë e cila do e shpërbënte aleancën e NATO-s dhe se shtetet e Europës Lindore, dhe Juglindore, do mbeteshin pa përkrahje të mjaftueshme ushtarake, dhe sipas të gjitha gjasave do kërkojnë përkrahjen ushtarake të Britanisë së Madhe dhe SHBA,

Mungesa e solvencës së mjaftueshme bankare të sistemit bankar Eruopian e sidomos i BERZH, i i cili nuk po ka potenc të mjaftueshme financiare për dhënje të kredive dhe huave shteteve për rimëkëmbje ekonomike dhe për revitalizim të infrastrukturës rrugore dhe energjetike,

Tendenca e Gjermanisë që ta nxjerr një traktat që do e zëvendësojë traktatin e Lisbonës, ku parlamenti Evropian do vendoste për aderimin e shteteve në BE dhe mekanizma të saj me shumicë të kulaifikuar e aty siç dihet dominojnë Gjermanët, kështuqë ky trakta do krijonte një Hegjemoni Gjermane në kontinentin Evropian, që nuk do e lejojnë Anglezët e as Francezët e Amerikanët.

Këto dhe shumë faktor tjerë janë që provojnë se BE, në politika parimore është drejt dështimit dhe dekompozimit dhe se sipas të gjitha gjasave do vie deri tek shpërbërja e saj shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat