Vrasja e mësuesit në Francë nga Islamistët akt barbar

Analiza

Vrasja e mësuesit në Francë nga Islamistët akt barbar

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 20 tetor 2020 Në ora: 10:10
Shpend Salihu

Pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA, në mbarë botën Muslimane, për fat të keq u rrit sentimenti anti-perëndimor e në veçanti sentimenti anti- Anglo- Amerikan, dhe filluan veprime sporadike dhe stihike terroriste anemban Europës dhe SHBA e në veçanti në Angli dhe SHBA.

Terrorizmit islamik i parapriu ekstremizmi islamik i cili bllokonte mendjen e të rinjëve musliman, dhe propagandonte vlera anti-perëndimore, duke i zhvlerësuar të arriturat e civilizimit perëndimor, e më pas u pasua nga fundamentalizmi islamik i cili nuk njefë e as pranon fe ose doktrinë tjetër fetare pos islamit, dhe i cili lobonte në rrafsh global se do vie dita kur të gjithë bota do të konvertohet në Islam. Kjo metodë e egër dhe denigruese e feve tjera, dhe sekteve tjera siç janë paganizmi, okultizmi, luciferianizmi, kabalizmi etj, solli konflikte dhe irritime të masave në rrafsh global. Indoktrinimi i të rinjëve se të gjitha fetë dhe sektet tjera nuk kanë vlerë dhe se e tërë bota do të konvertohet në islam, nëse dojnë të arrijnë parajsën, ishte metodë dhe taktikë imponuese e cila edhe më tepër ashpërsojë marrëdhëniet, ndër-fetare. Terrorizmi islamik sipas doktrinave Anglo- Amerikane, kishte për qëllim jo vetëm frikësimin, dhe vrasjen e personave që kishin bindje tjetër fetare, dhe që nuk pranonin asesi të konvertoheshin në islam, por edhe zhvlerësimin dhe komprometimin publik të të gjithë atyre që ishin kundër çfarëdo forme të radikalizimit të shoqërisë. Me të drejtën ndërkombëtare të gjitha format e terrorizmit, ndëshkohen gjersa si e drejta ndërkombëtare ashtu edhe kushtetutat e shteteve demokratike e lejojnë të drejtën e besimit dhe ndërgjegjes, duke mos i cenuar të drejtat e individëve tjerë, që kanë bindje tjetër fetare ose që i përkasin një sekti ose kulti fetar. Aktet terroriste të grupeve terroriste islamike siç janë Al Qaeda, ISIL, Fronti Al Nusra, Vahaby, lëvizja e muslimanëve të rinj, Boko Haram, Hezbollah, Mahdi etj, kishin për qëllim frikësimin dhe imponimin e fesë islame në rrafsh global, përmes çrregullimit të sistemit të sigurisë globale, e këto kishin përkrahje financiare nga grupe në Turqi, Iran, Arabi Saudite, dhe Liban si dhe nga grupe të sheikhëve të caktuar në rrafsh global, dhe grupet neo-naziste, edhe pse ato publikisht i denonconin aktet e terrorizmit islamik, heshtazi dhe në prapaskenë i përkrahnin veprimet e tyre. Vrasjet monstruoze, shkeljet me kamionet në Francë, aksionet me bombë në metrotë e Londrës, e anembanë Evropës e SHBA, ngjallën frikë, panik dhe pasiguri tek opinioni publik ndërkombëtar, dhe arritën të traumatizojnë shumë njerëz anembanë globit. Të vritet personi, siç ndodhi në Francë në mënyrë makabre, vetëm për shkak të shprehjes së një opinioni personal, është akt monstruoz që duhet të vetëdijësojë shërbimet sekrete ndërkombëtare dhe agjencionet e zbatimit të ligjit që të ashpërsojnë masat e luftimit të radikalizmit dhe terrorizmit islamik në rrafsh global. Shumë kohë më parë Ajatollah Homeini, ish lideri i Iranit, e vendosi në listë të zezë Salman Ruzhdin një shkrimtar Iranian, për shkak të botimit të lbrit të tij me titull “Vargjet Satanike”, u detyrua shërbimi sekret Anglez, ta nxjerrë në mënyrë klandestine ate dhe familjen e tij në Britani, sepse koka e tij u vendos në shënjestër të islamistëve,, dhe vlera e saj ishte 5 milion dollar, për eliminimin e tij, dhe sot e kësaj dite ai mbrohet nga policia Angleze, sepse kërcënohet jo vetëm në aspekt personal por edhe familjar. Këto akte monstruoze të lëvizjeve islamike duhet të ndalen, dhe agjencionet e zbatimit të ligjit si dhe shërbimet sekrete duhet të punojnë në mënyrë kontinuele për ngrirjen e financave të këtyre grupeve, si dhe për vëzhgimin, monitorimin dhe persekutimin e personave që dyshohen për ekstremizëm, fundamentalizëm ose terrorizëm islamik, andaj do i rekomandoja shtetasve anembanë Europës dhe SHBA, që të solidarizohen me të ndjerin profesor Francez, duke mbajtur protesta masovike, që të kërkojnë që qeveritë Evropiane dhe qeveria e SHBA, të uniformojnë politikat kundër këtyre grupeve, dhe që të zhvillohet një fushatë si mediale ashtu edhe policore e ndërhyrje e shërbimeve sekrete për asgjësimin e këtyre grupeve. Tendencat e ri-socializimit dhe rehabilitimit të tyre nuk bëjnë efekt pos ndoshta tek 1 përqind të tyre, sepse truri i tyre është shpërlarë dhe herët a vonë ata, do vazhdojnë sërish me aksione terroriste nëpër botë, por duhet penalizimi maksimal, që të dekurajohen të rinjët që nëse do ndjekin rrugën e tyre, do mund të vriten nga agjencionet e zbatimit të ligjit ose shërbimet sekrete, ose të kalojnë pjesën e mbetur të jetës në burg, duke aplikuar këtë metodë, shumë të rinj do dekurajoheshi dhe nuk do të ndjeknin rrugën e tillë, e me këtë këto grupe do humbasin potencën dhe mundësin për mobilizimin e të rinjëve, dhe gradualisht do vinte deri tek çrrënjosja e këtyre grupeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat