Shqipëri nënë, Kosova po thërret

Analiza

Shqipëri nënë, Kosova po thërret

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 09:35
Shpend Salihu

Siç dihet kampanja e egër e Serbisë ndaj popullit Shqipëtar të Kosovës, dhe ndaj çlirimtarëve të UÇK-së që mbrojtën Kosovën dhe familjet e pronat në Kosovë, ndaj rezhimit të egër Serbo-Sllav, i cili edhe pas luftës bëri çmos që të i shemb vlerat e luftës së pastër të UÇK-së, ndaj shkijeve të pabesë. Kampanja diplomatike që po zhvillon Serbia së bashku me qarqet anti- Shqipëtare anembanë botës siç janë Grekët, Bullgarët, Maqedonët e shumë ndërkombëtar që akoma po ia mbajnë anën shkijeve ndaj nesh Shqipëtarëve që të përfitojnë toka nga ne, është një akt i paprecent i cili duhet të zmbrapset nga qarqet tona të intelektualëve të mirëfilltë Shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe anembanë trojeve Shqiptare. Pazarllëqet për përfitimin e përafërsisht 30 për qind të territorit të Kosovës, përmes ndarjes së Kosovës, në vija të lumenjve, do ndikojë në kantonizimin e Kosovës, e kjo nuk është vetëm e dëmshme për Kosovën por edhe për Shqipërinë, gjithashtu tendencat e qarqeve të caktuara Serbo-Greke, që Grekët të përfitojnë dikund 12 milje, bregdet të Shqipërisë, e cenon sektorin e sigurisë nacionale të Shqipërisë, e aq më tepër kur lideri i Shqipërisë Edi Rama, paralajmëron krijimin e një Mini Schengeni, i cili do e skllavëronte Kosovën dhe Shqipërin, dhe do e vendoste nën tutelazhin e shkijeve, kjo gjë e rëndon shumë Kosovën, andaj është momenti që Shqipëria amë, si dhe të gjithë veprimtarët e ilegalitetit që kanë luftuar forcat komuniste në Shqipëri dhe Kosovë, dhe të cilët janë të vetëdijshëm sesa u dëmtua imazhi i Shqiptarëve gjatë sundimit të komunizmit, duhet të ngritën, të bëjmë platforma të qarta politike, për negociata me Serbin, të i mposhtim shkijet në rrafsh diplomatik, të prezantojmë argumente mbi integritetin territorial dhe mbi sovranitetin që kishte Kosova, gjatë rezhimit të Jugosllavisë, me qëllim të ruajtjes së kohezionit territorial të Kosovës, dhe tejkalimit të barrierave me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe Shqipëria nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.

Në Shqipëri me interes të mbrojtjes dhe afirmimit të çështjes Shqipëtare, do duhej të vinin në pushtet, forcat demokratike, reaksionare dhe jo konformiste me rezhimin komunist, i cili u shkaktojë dhe akoma po i shkakton dëm të madh Shqipëtarisë, këto forca do e mbronin jo vetëm Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe Shqiptarinë në përgjithësi. Mos të harrojmë se si Sali Berisha ashtu edhe Lulzim Basha, haptazi luftuan tendencat e forcave Serbo-sllave dhe mbrojtën e afirmuan interesin Shqipëtar në rrafsh ndërkombëtar. Andaj zgjedhjet në Shqipëri si dhe alternimin politik në Shqipëri i cili do i sillte në pushte rrymat me orientim popullor dhe nacionalist, të cilat në bashkëveprim me forcat ndërkombëtare pro Shqiptare jo vetëm që do e fuqizonte Shqipërinë në rrafsh politik, ushtarak dhe ekonomik, por me fuqizimin e Shqipërisë, do fuqizohej edhe Kosova, dhe do përshpejtohej gjetja e formulës permanente dhe të drejtë për zgjidhjen e problemit Shqiptar në Ballkan. Nga Shqipëria amë kërkohet që:

Në prishjen e marrëveshjes së asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, dhe në tërheqjen e simetrisë se çfarëdo që do u ofrohej shkijeve në Kosovë, të njëjtat të drejta të i gëzojnë edhe Shqiptarët në Luginë

Që asesi mos të pranohet Mini Schengeni me shkije, si dhe që të mos lejohet në asnjë mënyrë dhënia e një pjese të bregdetit Shqiptar, Greqisë,

Të investojnë më tepër në rrafsh ekonomik, industrial dhe tregtar në Kosovë, si dhe të lobojnë dhe avokojnë në rrafsh ndërkombëtar, për përfitimin e injektimit të kapitalit ndërkombëtar në ekonomit e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të vazhdojnë kampanjën për njohje të reja ndërkombëtare të shtetit të Kosovës

Të kërkojnë fuqishëm në OKB, abrogimin e Rezolutës 1244, dhe zbatimin e vendimit të GJND-së, si dhe njohjen e realitetit të ri juridiko-politik të Kosovës, si dhe pas abrogimit të kësaj Rezolute të kërkojnë nga grupet parlamentare në Kosovë, ndryshimet dhe amendamentet Kushtetuese, ku mes tjerash do lejohej edhe instituti i referendumit i cili do i mundësonte Kosovës, që të deklarohet se a janë për bashkim me Shqipërinë amë,

Të vazhdojnë pregaditjen dhe trajnimin e fuqishëm të FSK-së dhe agjencioneve të zbatimit të ligjit, si dhe të vazhdojnë trajnimin e kuadrove të inteligjencës së Kosovës, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të çfarëdo forme që mund të paraqitet subversive ose destruktive që mund ta cenojë sigurinë nacionale të Kosovës,

Të kërkojë fuqishëm nga OKB dhe BE, që deklaratat e shkijeve dhe Vucicit për pregaditjen e trupave të tyre ndaj Shqipëtarëve të Kosovës, nuk do i lejojë Shqipëria amë, dhe se nëse eventualisht Serbia do ndërmerrte një agresion ndaj shtetit të Kosovës, Shqipëria amë do vendoset në gjendje të gatishmërisë për mbrojtjen e vëllezërve të vet Kosovar, kjo do e sensibilizonte komunitetin ndërkombëtar dhe do kuptonin se mund të ketë pasoja të pariparueshme një konflikt i tillë, dhe me këtë do penalizohej Serbia, dhe do i bëhej ultimatum nga BE që veprimet e tilla nuk do lejohen.

O sot o kurrë kemi nevojë për unifikimin e faktorit politik në Shqipëri dhe Kosovë, sepse është në pikëpyetje ekzistenca jo vetëm e tyre por edhe e kombit Shqiptar në trojet e veta në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat