Joe Biden ka probleme, bota ka zgjidhje

Analiza

Joe Biden ka probleme, bota ka zgjidhje

Nga: John Micklethwait & Adrian Wooldridge Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:02
Joe Biden

Gjëja më e keqe që mund të bëjë tani presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden, është të kalojë më shumë kohë me avokatët e zgjedhjeve. Kontestimet e presidentit në ikje Donald Trump janë duke u zbehur. Sfida e qeverisjes së vendit vetëm sa do të shtohen.

E vërteta e hidhur, është se barra që ka mbi shpinë presidentit i ri, është shumë më e rëndë se sa e kuptojnë shumica e mbështetësve të Biden. Dhe kjo për 2 arsye. Së pari, siç e ka zbuluarnë detaje shumë të dhimbshme Covid-19, SHBA po mbetet prapa në krahasim me pjesën më të madhe të botës, jo vetëm në lidhje me kujdesin shëndetësor, por edhe në shumicën e funksioneve të qeverisë.

Së dyti, një pjesë e përgjegjësisë për këtë është vërtet përgjegjësi e Trump. “Djali planprishës” që largohet nga Shtëpia e Bardhë, është më shumë një simptomë e asaj nga e cila vuan SHBA-së, sesa një shkak. Por vetëm ikja e tij nuk do t’i zgjidhë dot të gjitha problemet.

Nga kjo perspektivë, Biden duhet të bëjë atë që kanë bërë presidentët e tjerë të mëdhenj të SHBA-së, kur vendi i tyre ka filluar të mbetet pas të tjerëve:Të shohë jashtë SHBA-së, dhe tëkopjojë atë që funksionon. Me gjithë diskursin mbi jashtëzakonshmërinë amerikane, udhëheqësit më të mirë amerikanë nuk kanë pasur asnjëherë turp të mësojnë nga bota, sidomos në kohëra të vështira.

Etërit Themelues, studiuan me kujdes sistemet politike më të suksesshme në botë, veçanërisht ato të Britanisë, Francës dhe Romës antike. Një shekull më parë, progresistët vodhën disa ide nga Evropa. Presidenti Ëoodroë Wilson, nisi madje të shkruajë një histori universale të shtetit, në mënyrë që të ridizenjonte institucionet amerikane për një epokë pas laissez-faire.

Gjatë Depresionit të Madh, Presidenti Franklin D.Roosevelt, e bazoi sistemin e sigurimitsocial tek sistemet e huaja të pensioneve, dhe iu drejtua për këshilla ekonomistit të famshëm britanik John Maynard Keynes.

Presidenti Lyndon B.Johnson e huazoi frazën “Shoqëria e Madhe” nga një tjetër akademik britanik, Graham Wallas, ndërsa administrata e Ronald Reagan huazoi “privatizimin” nga kryeministrja britanik Margaret Thatcher. Burrështetasi më me ndikim i Amerikës në fundin e shekullit XX-të, Henry Kissinger, e bazoi pjesën më të madhe të diplomacisë së tij mbi konceptin evropian të ekuilibrit mes fuqive të mëdha.

Edhe sot, kur Kissinger analizon marrëdhëniet SHBA-Kinë, mbështetet tek Metternich dhe Talleyrand. Për fat të keq Uashingtoni, ka ndaluar sot së mësuari nga jashtë për sa i përket ideve. Lobistët dhe avokatët që popullojnë qytetin, janë më të preokupuar si të shfrytëzojnë njohuritë të tyre mbi ndërlikimet e sistemit amerikan, për të fituar avantazhe për klientët e tyre.

Sigurisht, një president, politika e jashtme e të cilit u dominua nga filozofia “Amerika e Para” nuk ka ndihmuar në këtë aspekt. Por sjellja e Trump nuk është e pazakontë. Pas vdekjes sëJohn Mccain, a mund të përmendni një senator, që e kupton se çfarë po ndodh në pjesën tjetër të botës? Jo, dhe as ne nuk mundemi.

Ndërkohë, kontrasti me sektorin privat është shumë i madh. Bizneset amerikane vjedhin ende ide nga e gjithë bota:Silicon Valley dhe Wall Street, marrin talentet më të mira që ka sot bota. Por politikanët në Uashington, janë të fiksuar pas parimeve të tyre të ngurta.

Por historia e perandorive të mëdha që janë mbyllur në vetvete, nuk është e lumtur. Presidenti i ardhshëm ka pasur gjithnjë nevojë që të përballej me këtë problem. Por Covid-19 ka treguar se kjo SHBA e izoluar, ka rënë shumë më tepër sesa vlerësonin edhe më pesimistët.

Ndër të tjera, pandemia globale ka qenë një provë globale e kapacitetit qeveritar. Javën e kaluar Bloomberg News, publikoi studimin e tij mbi “Rezistencën ndaj koronavirusit”. SHBA-ja renditej e 18-ta nga 53 vende. Dhe do të ishte renditur shumë më poshtë, por

të mos ishte për suksesin e sektorit privat në prodhimin e vaksinave.

SHBA-ja ka aktualisht 800 të vdekur për çdo 1 milionë njerëz. Ky është një rekord pak më i mirë se Britania dhe Belgjika, por është shumë më keq se sa shumica e aleatëve të saj. Gjermania, me 170 vdekje për 1 milionë banorë, ka bërë gjashtë herë më mirë.

Krahasimi bëhet edhe me tronditës, po të krahasohet më të dhënat nga Azia Lindore, aty ku deri një brez më parë shumë qeveri e shihnin SHBA-në si modelin e shkëlqyer, dhe që tani e  kanë tejkaluar edhe modelin e tyre të dikurshëm.

Japonia ka humbur në total më pak se 2.000 njerëz, ose një të qindtën e viktimave që ka SHBA, pavarësisht se ka një popullsi të moshuar dhe një kryeqytet gjigant. Dhe shembulli më i spikatur nga të gjithë, është Kina që tani është rikthyer thuajse në normalitet.

Edhe nëse pranojmë mundësinë e fshehjes së shifrave reale, fakt është që Kina ka qenë më e aftë në mbrojtjen e njerëzve të saj nga vdekja sesa SHBA-ja. Për këtë përdoren 2 dy justifikime të dobëta, që Biden duhet t’i hedhë poshtë.

E para është se nivelet e larta të vdekshmërisë në SHBA, janë pjesë e kostos që paguhet për lirinë dhe demokracinë. Ndonëse suksesi i Kinës ka me siguri lidhje edhe me autokracinë, të gjitha vendet e tjera në krye të renditjes për një luftë më efikase ndaj Covid-19, janë demokraci.

Por në dallim nga SHBA-ja, ato janë thjesht demokraci më të mirë-organizuara. Për shembull, Nju Jorku dhe Seuli janë 2 qytete shumë të mëdha, me metrotë e tejmbushura dhe me një jetë nate shumë të gjallë. Por Nju Jorku ka humbur më shumë se 22.000 njerëz, ndërsakryeqyteti koreano-jugor vetëm disa dhjetëra.

Arsyetimi i dytë që duhet të hedhë poshtë Biden, është se dështimet e Amerikës janë të gjitha faji i Donald Trumpit. Presidenti në ikje, mund të ketë penguar vërtet në mënyrë aktive përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me Covid-19, por nuk ishte ai që krijoi një sistem shëndetësor që ndihmon kryesisht të moshuarit dhe të pasurit, por jo të varfrit.

Me vetëm pak lexime, presidenti i zgjedhur mund të zbulojë se vendet e tjera po bëjnë gjëra shumë të zgjuara, që mund t’i kopjojë SHBA-ja. Skandinavia ish-socialiste, është një udhëheqëse botërore në bashkëpunimin e pjesëve të sektorit publik me sektorin privat, përfshirë në fusha të ndjeshme si kujdesi shëndetësor dhe arsimi.

Gjermania ka një sistem shëndetësor shembullor të decentralizuar, që i mbulon të gjithë qytetarët, dhe vetëm me një pjesë të kostos që ka sot sistemi amerikan. Estonia ka bërë të mundur një mori gjëra në internet, përfshirë votimin elektronik, regjistrimin e deklaratave tatimore, krijimin e bizneseve, duke kursyer përmes efikasitetit rreth 2 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.  

Kësisoj, shumë qeveri të tjera në botë po veprojnë më mirë se Uashingtoni. Biden është në një pozitë shumë të mirë për ta ndryshuar këtë model mjeran. Me 30 vite në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ai di më shumë se kushdo tjetër se çfarë ndodh jashtë SHBA-së.

Si një demokrat i moderuar, ai mund të pozicionohet në qendër, midis të majtës së vjetër, e cila është e lidhur me sindikatat, dhe republikanëve që nuk po bëjnë gjë për gjëje. Në moshën 78–vjeçare, ai nuk ka gjasa të kandidojë për një mandat të dytë (pasi kjo do të thotë t’ikërkosh amerikanëve ta mbajnë deri në moshën 86-vjeçare në punën më të vështirë në botës).

Prandaj ai ka ndoshta një liri të pazakontë për ta reformuar sektorin publik. Dhe aty bëjnë pjesë edhe shumica e amerikanëve:Më shumë se 60 për qind e votuesve, përfshirë një shumicë demokratësh, thonë në sondazhe se e mbështesin një reformën serioze strukturore të qeverisë amerikane.

Prandaj Joe duhet që t’i hidhni sytë nëpër botë:Të hapni një zyrë të posaçme për të studiuar se çfarë funksionon në vendet e tjera; kopjoni praktikat më të mira, dhe shmangni ato më të këqija. Kina është një shembull veçanërisht i rëndësishëm për t’u studiuar.

Ajo mund t’i mësojë SHBA-së jo vetëm se si të ndërtojë aeroporte, dhe si të shfrytëzojnë fuqinë e internetit, por gjithashtu edhe se çfarë ndodh kur vendet bëhen të vetëkënaqura dhe të famshme. Kur Kristofor Kolombi arriti në Amerikën me anijen Santa Maria në vitin 1492, Kina përbënte një të pestën e ekonomisë së botës.

Ajo mburrej se kishte qeverinë më të sofistikuar të botës, dhe flotën e saj më të fuqishme (disa anije kineze ishin më shumë se 120 metra të gjata, ndërsa Santa Maria vetëm 21 metra). Por pastaj nisi vetëkënaqësia:Ndërsa shtetet evropiane rivalizuan ashpër kundër njëri-tjetrit, duke kopjuar teknologji dhe ide për të përmirësuar makineritë e tyre administrative dhe ushtarake, Kina ngeci në vend, teksa kinezët mësuan të njëjtat tekste konfuciane dekadë pas dekades, dhe shekulli pas shekulli, dhe perandorët i kthyen shpinën botën.

Në vitin 1525, Kina e shkatërroi vetë flotën e saj gjigante, duke djegur disa anije dhe duke i lënë të tjerat të kalbeshin nëpër porte, në mënyrë që të mos kishte më kontakte tregtare me vendet e tjera. Në vitin 1792, perandori kinez Qianlong iu përgjigj kështu të dërguar britanik, George Macartney, që ishte paraqitur para tij me një tufë dhuratash, në përpjekje për ta bindur Kinën që të hapte tregtinë:”Ne nuk i kemi vlerësuar kurrë produktet e huaja, dhe as që kemi nevojë për prodhimet tuaja”. Brenda një gjenerate, Kina u shndërrua në një “top” futbolli nëduart e fuqive të huaja. Kinezët e sotëm e kanë mësuar atë leksion të hidhur. Po Joe Biden? /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat