Ja se si zhgënjimi i pas Luftës së Dytë Botërore, ushqeu maninë “Brexit”

Analiza

Ja se si zhgënjimi i pas Luftës së Dytë Botërore, ushqeu maninë “Brexit”

Nga: Max Hastings Më: 5 janar 2021 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Më 1 janar, Britania i dha fund procesit të largimit nga Bashkimi Evropian, një akt madhor i politikës së jashtme që shumica e botës e sheh si të gabuar. Kjo ngjarje më solli ndërmend komentet në një konferencë anglo-gjermane rreth 15 vite më parë, të bëra nga kreu i atëhershëm i kompanisë Mercedes-Benz:

“Unë dua t’u them miqve tanë britanikë se sa shpresojmë që ata të mbeten partnerë në BE. Gjithsesi, nëse ata vendosin të largohen, shpresoj se nuk do t`a konsideroni të pasjellshme nëse them që në një epokë të blloqeve gjigante tregtare, aty jashtë të vetëm do të keni ftohtë…”.

Atëherë, përse Britania e hodhi këtë hap drejt të panjohurës? Ajo që vijon është një thashethem mbi karakterin britanik, sesa mbi qeverinë tonë. Sidoqoftë, ne do t’ia fillojmë me një koment të muajit të kaluar nga Gavin Uilliamson, Sekretari i Arsimit.

I pyetur se përse Britania ishte vendi i parë që autorizoi një vaksinë kundër Covid-19, ai krahasoi cilësinë e shkencëtarëve dhe enteve rregullatore në SHBA dhe Evropë, dhe në fund tha “Ne jemi një vend shumë më i mirë se secili prej tyre, apo jo ?”. Mbështetja e thuajse gjithçkaje që ka bërë Britania që prej vitit 1945, është besimi tek shumica britanikëve se ne jemi të veçantë, të ndryshëm, të rëndësishëm.

Shumë kombe të një madhësie mesatare e vlerësojnë këtë mendjemadhësi në një farë mase – mendoni pak për Francën – por pak prej tyre e lejojnë atë të ndikojë në kurset e tyre politike, aq me vrull sa e kanë shfaqur trashëgimtarët e Uinston Çërçill.

Lufta e Dytë Botërore e dominon ende imazhin që kanë për vete britanikët. Si historian i konflikteve, dëshpërohem nganjëherë nga vendosmëria e bashkatdhetarëve të mi për të ruajtur mitet nacionaliste rreth saj, më shumësesa të pranoj realitete të ashpra.

Fraza “Aleanca e Madhe”, e shpikur nga Çërçill, i përshtatet kësaj ndjenjë. Por SHBA-ja, Britania dhe Bashkimi Sovjetik hynë në atë luftëme objektiva shumë të ndryshme, dhe në kushte shumë të ndryshme. SHBA-ja ishte një fituese e padiskutueshme, dhe e vetmja që doli nga lufta menjë gjendje ekonomike shumë të forcuar.

Rusia pësoi humbje njerëzore të papërshkrueshme – 27 milion të vdekur, përkundrejt më pak se gjysmë milioni nga SHBA-ja dhe Britania. Por pushtimi i Berlinit i dha mundësi udhëheqjes komuniste të pretendonte suksesin e saj të vetëm kombëtartë qartë midis vitit 1917, dhe kolapsit të saj në vitin 1991.

Ndërkohë, Britania u shkatërrua financiarisht nga lufta, e cila shkatërroi edhe perandorinë e saj. Por asnjë ngjarje apo sukses i pasluftës, nuk ndikon aq shumëfolklorin kombëtar, sa sfida jonë ndaj nazistëve në vitet 1940-41. Unë kam shkruar libra, në të cilët theksoj se vetë Çërçill nuk shihte absolutisht asgjë të lavdishme tek izolimi i Britanisë.

Para se francezët të pranonin humbjen, ai bëri gjestin e dëshpëruar dhe të pashpresë për t’i ofruar kryeministrit të tyre, Pol Rejno, “bashkimin e pazgjidhshëm politik” midis dy vendeve, nëse vetëm Franca pranonte të luftonte. Shumica e shtresës së lartë britanike i përbuzte amerikanët, po aq sa edhe evropianët e kontinentit.

Kryeministri i tyre, ishte ndër të paktët që e respektoi sinqerisht SHBA-në. Ai e pranoi se fitorja ndaj Hitlerit ishte e paarritshme pa angazhimin në luftë të amerikanëve.

Një ose dy vite më parë, iu ankova mikut tim të vjetër, historianit Majkëll Hauard, mbi ksenofobinë që gjallon në zemër të lëvizjes Brexit. Është e jashtëzakonshme i thashë, që britanikët duhet t’i trajtojnë të huajt me kaq përbuzje. Ai bëri një psherëtimë teatrale dhe tha: “Djalë i dashur, ata kështu janë sjellë gjithmonë!”.

Gati gjysmë shekulli më parë, në vitin 1973, populli britanik pranoi pa dëshirë t’i bashkohej Komunitetit Ekonomik Evropian, vetëm sepse kishin shteruar të gjitha mundësitë e tjera të shtrirjes së ndikimit të tyre jashtë vendit. Ndërsa qeveritë britanike gëzonin marrëdhënie të ngushta me Uashingtonin, askush nuk dyshoi se ne i ishim nënshtruar në mënyrë të tepruar SHBA-së.

Kur perandoria e Britanisë u shpërbë, ajo synoi të ruante ndikimin global përmes Komonuelthit, një strukturë që përmban shumicën e ish kolonive dhe sundimeve të saj.

Por ai ka dëshmuar të ketë një rëndësi rituale e cila i pëlqen Mbretëreshës, por i ka dhënë përfitime ekonomike margjinale dhe përfitime politike të papërfillshme.

Shumë njerëz në establishmentin britanik, e pranuan me hezitim konceptin e bashkimit me Evropën, pasi e mashtruan veten se mund ta dominonin atë. Ata dështuan të njihnin faktin se dobësia ekonomike britanike, e krahasuar me ngritjen e Gjermanisë dhe rimëkëmbje ne Francës, do ta bënte këtë të pamundur.

Ata ia shitën popullit britanik anëtarësimin në BE në një perspektivë të rreme, duke pohuar se KEE ishte vetëm një partneritet tregtar, që nuk kërkonte asnjë sakrificë të sovranitetit kombëtar. Kjo ishte një gënjeshtër, e pranuar si e tillë nga të gjithë politikanët e mençur. Tradhtia – për të përdorur një fjalë që e kanë pasur shumë qejf që nga ajo kohë mbështetësit e Brexit – hodhi themelet e armiqësisë së plotë ndaj Evropës.

Në shekullin XXI, fraksioni anti-evropian u shndërrua në një lëvizje masive për shkak të emigracioni, të cilin shumica e britanikëve e kundërshtojnë, pasi ata e shohin ishullin tonë si të mbipopulluar. Në vitin 2000, Britania kishte një popullsi prej 59 milionë banorësh. Sot ajo ka 68 milion banorë.

Megjithatë, ironia ende pak e kuptuar nga shumica e publikut, është se largimi nga Evropa nuk do të bëjë asgjë për të frenuar emigracionin nga përtej kontinentit, që vazhdon të shtohet. Migrimi neto nga vendet e BE-së drejt Britanisë ka rënë në mënyrë dramatike, në vetëm 58.000 vitin e kaluar, dhe me sa duket do të bjerë më tej pasi qytetarët e BE-së humbin të drejtën e tyre për të jetuar dhe punuar këtu.

Ndërkohë, midis marsit 2019 dhe marsit 2020, në Britani arritën 316.000 emigrantë nga vende jo të BE-së, dhe Brexit nuk do t`a fuqizojë Britaninë që ta ulë këtë shifër. Suksesi i madh politik i mbështetësit të Brexit, është se ata kanë bindur një shumicë të ngushtë të popullit britanik se shumica e fatkeqësive të tyre, madje edhe moti, vijnë nga Evropa.

Në fakt, të huajt janë gjithnjë “një kokë turku” e përshtatshme. Ka shumë ngjashmëri midis qëndrimit tribal të mbështetësve të presidentit Donald Trump në SHBA, dhe mbështetësve të Boris Xhonson në Britani. Që të dy e shohin veten si patriotë.

Që të dy kanë humbur besimin në institucionet tradicionale qeverisëse të kombeve të tyre, dhe në parimet kolektiviste mbi të cilat ata kanë mbështetur politikat e jashtme të kombeve tona përkatëse. Ashtu si në SHBA, ku shumë nga elita e mbështetën Donald Trump për shkak të interesave vetjake ekonomik, ashtu edhe në Britani, një pakicë e llastuar të pasurish ka krijuar një aleancë të papritur me mbështetësit e Brexit të një origjine me modeste, vetëm sepse anëtarët e saj janë mjaftueshëm të privilegjuar, për të mos u prekur personalisht nga kostoja ekonomike kombëtare e Brexit.

Disa prej nesh kanë besuar gjithmonë se partneriteti me Evropën, me gjithë papërsosmërinë e saj, ofron të ardhmen e vetme të besueshme të kombit tonë, ndërsa izolimi përfaqëson skllavërinë e një të kaluare të mumifikuar. Por ne e kemi humbur toruan, pasi vizioni i trashëgimisë ishullore, ushtron ende një fuqi të jashtëzakonshme mbi shumë britanikë, veçanërisht mbi të moshuarit.

Disa analistë besojnë se britanikët do të përjetojnë tani e tutje një zgjim të ngadaltë, të dhimbshëm. Më e mundshme, sipas mendimit tim, është se shumica nuk do ta vërejnë rënien tonë të pasurisë, në krahasim me atë që mund të kishim shijuar po të kishim ruajtur me anëtarësimin në BE. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat