Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Analiza

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Nga: Flamur Sallahu – PHD CANDIDATE Më: 22 mars 2021 Në ora: 17:04
Flamur Sallahu – PHD CANDIDATE

Kushtetuta e Republikës në nenin 1 par.3 thekson:

“Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti “.

Analizë

Ajo që është shumë e rëndësishme për ruajtjen e paqes në botë, e veçanërisht në rajonin e Ballkanit, është fakti i paraparë me paragrafin 3 të nenit 1, i cili parasheh se Republika e Kosovës nuk ka kurrfarë pretendimesh territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti, dhe as nuk do të kërkojë të bashkohet me ndonjë shtet ose me pjesë të ndonjë shteti. Secili pretendim territorial ndaj cilitdo shtet ose pjesë të tij, krijon jo-stabilitet dhe tensionim në rajon e më gjerë në botë, çka përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare31. Duke analizuar këtë nen shihet qartë që nuk kemi sqarim të mjaftueshëm juridik po ashtu mund të themi që në këtë nen kemi mohim të ushtrimit të së drejtës për vetëvendosje territoriale për bashkim me çka garantohet një e drejtë legjitime edhe me nenin 1 të Deklaratës Universale për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (mendime profesionale të autorit F.S.). Në bazë të këtij neni shihet qartë që Republika e Kosovës në fakt populli i saj nuk mund të organizojë referendum për bashkim me një shtet tjetër për faktin se iu mohohet një e drejtë e tillë por edhe Republika e Kosovës në fakt në bazë të këtij neni ende heziton që të hartoj dhe të miratoj një Ligj për Referendum (mendime profesionale të autorit F.S.).

Meqenëse Kushtetuta e Republikës së Kosovës proklamohet se mbron të drejtat e njeriut ajo në fakt në këtë nen shkel të drejtat e njeriut për mbrojtjen e interesave politike të pakicës së privilegjuar serbe me ç’rast po të ndodhte referendumi dhe mundësia për realizimin e një të drejtë për vetëvendosje për bashkim me një shtet tjetër atëherë tek pakicat do të ngjallte frikën për krijimin e një shteti të madh shqiptar ku do të rrezikoheshin të drejtat e tyre të privilegjuara (mendime profesionale të autorit F.S.). E drejta për vetëvendosje në pretendime territoriale ka kufizimet e saja ligjore nacionale dhe ndërkombëtare mirëpo duhet marrë parasysh që ky nen i Kushtetutës ndalon edhe veprimin ligjor për mundësinë e ushtrimit të kësaj të drejte dhe që i jep më tepër kahje politike të mbrojtjes së pakicave serbe të privilegjuara në territorin e Republikës së Kosovës. Pra ky nen fare nuk ka elemente të mbrojtjes së te drejtave të njeriut por më tepër ka elemente politike që në fakt lënë një problematik të madhe dhe të ngrirë kushtetuese dhe ligjore. E drejta e ushtrimit të referendumit është një e drejtë fundamentale për realize- min e kërkesave përmes demokracisë së drejtpërdrejtë për çështje ma- dhore e sidomos për ato territoriale pa konotacion politik, por në aspekt ligjor (mendime profesionale të autorit F.S.).

Në përputhje me qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, neni 1 i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike njeh që të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes. E drejta e vetëvendosjes është e një rëndësie të veçantë sepse realizimi i tij është një kusht thelbësor për garancinë efektive dhe respektimin e të drejtave individuale të njeriut dhe për promovimin dhe forcimin e këtyre të drejtave. Pikërisht për këtë arsye Shtetet vendosin të drejtën e vetëven- dosjes në një dispozitë të ligjit pozitiv në të dyja Besëlidhjet dhe e vendosin këtë dispozitë si neni 1 veç e veç dhe para të gjitha të drejtave të tjera në dy Besëlidhjet.

Neni 1 ruan një të drejtë të patjetërsueshme për të gjithë popujt siç përshkruhet në paragrafët 1 dhe Në bazë të kësaj të drejte ata lirisht “përcaktojnë statusin e tyre politik dhe ndjekin lirshëm zhvilli- min e tyre ekonomik, shoqëror dhe kulturor”. Neni imponon detyrimet përkatëse të të gjitha shteteve palë. Kjo e drejtë dhe detyrimet përkatëse në lidhje me zbatimin e saj janë të ndërlidhura me dispozitat e tjera të Konventës dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare32.

Megjithëse detyrimet e raportimit të të gjitha shteteve për- fshijnë nenin 1, vetëm disa raporte japin shpjegime të hollësishme në lidhje me secilën nga paragrafët e saj. Komiteti ka vënë në dukje se shumë prej tyre e injorojnë plotësisht nenin 1, japin informacione joa- dekuate në lidhje me të ose kufizohen në një referencë në ligjet zgje- dhore. Komiteti e sheh shumë të dëshirueshme që raportet e palëve të Shteteve të përmbajnë informacion për çdo paragraf të nenit 1.

4. Në lidhje me paragrafin 1 të nenit 1, shtetet palë duhet të përshkruajnë proceset kushtetuese dhe politike të cilat në praktikë e lejojnë ushtrimin e kësaj të drejte.

Pra në këtë pikë vërehet qartë që shtetet në kushtetutat e tyre duhet ta lejojnë vetëvendosjen e brendshme në zbatim për bashkim me një territor tjetër qoftë përmes demokracisë së drejtpërdrejtë (referendumit) ose qoftë përmes demokracisë përfaqësuese (të zgjedhurit e popullit).

Paragrafi 2 afirmon një aspekt të veçantë të përmbajtjes eko- nomike të së drejtës së vetëvendosjes, përkatësisht të drejtës së njerëzve për qëllimet e tyre, lirisht për të “disponuar pasurinë dhe burimet e tyre natyrore pa paragjykuar ndonjë detyrim që lind nga bashkëpunimi ekonomik ndërkombëtar, bazuar në parimin e përfitimit reciprok dhe të së drejtës ndërkombëtare. Në asnjë rast, një popull nuk mund të privohet nga mjetet e veta të jetesës”. Kjo e drejtë përfshin detyrimet përkatëse për të gjitha shtetet dhe bashkësinë ndërkombëtare. Shtetet duhet të tre- gojnë çdo faktor ose vështirësi që pengon përdorimin e lirë të pasurisë së tyre natyrore dhe resurseve në kundërshtim me dispozitat e këtij paragrafi dhe në atë masë që ndikon në gëzimin e të drejtave të tjera të përcaktuara në Konventë.

Paragrafi 3, sipas mendimit të Komitetit, është veçanërisht i rëndësishëm pasi imponon detyrime specifike për shtetet palë, jo vetëm në raport me popujt e tyre, por kundrejt të gjithë popujve që nuk kanë qenë në gjendje të ushtrojnë ose janë privuar e mundësisë për të ushtruar të drejtën e tyre për vetëvendosje. Natyra e përgjithshme e këtij para- grafi konfirmohet nga historia e hartimit të tij. Ai përcakton që “Shtetet Palë në këtë Pakt, duke përfshirë edhe ata që kanë përgjegjësi për ad- ministrimin e Territoreve Jo Vetëqeverisëse dhe të Mirëbesimit, do të promovojnë realizimin e së drejtës për vetëvendosje dhe do ta respek- tojnë atë të drejtë, në përputhje me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara”. Obligimet ekzistojnë pa marrë parasysh nëse një popull që

ka të drejtën e vetëvendosjes varet nga një shtet anëtar i Paktit apo jo . Rrjedhimisht, të gjitha shtetet palë të Paktit duhet të ndërmarrin veprime pozitive për të realizuar dhe respektuar të drejtën e popujve për vetë- vendosje. Veprime të tilla pozitive duhet të jenë në përputhje me detyri- met e Shteteve sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe sipas ligjit ndërkombëtar: në veçanti, Shtetet duhet të përmbahen nga ndërhyrja në punët e brendshme të Shteteve të tjera dhe në këtë mënyrë të ndikojnë negativisht në ushtrimin e të drejtës për vetë- përcaktimi. Raportet duhet të përmbajnë informacion mbi përmbushjen e këtyre detyrimeve dhe masave të marra për këtë qëllim.

Komiteti konsideron se historia ka vërtetuar se realizimi dhe respektimi i të drejtës së vetëvendosjes së popujve kontribuon në ven- dosjen e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis shteteve dhe forcimit të paqes dhe mirëkuptimit ndërkombëtar33.

LITERATURA:

Buchanan, A. E.(2007). Justice, Legitimacy, and Self-Determination. Moral Foun- dations for International Law. Oxford Political Theory. Oxford University Press, pg.5.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 17 shkurt 2008 - neni 1 par.3. - Republika e Kosovës.

Enver Hasani & Ivan Čukalović: Komentari i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 2013 Botimi 1: GIZ, f.15.

http://jus.igjk.rks-gov.net/487/1/Komentari_Kushtetuta_11_Shqip.pdf (shfletuar 25.05.2018).

General Comment No. 12: The right to self-determination of peoples (Art. 1): 13.03.1984. CCPR General Comment No. 12. (General Comments), pg.1.

https://www.uio.no/studier/emner/jus/humanrights/HUMR5508/v12/undervisningsm ateriale/ General%20Comment%20No12-self-determination.pdf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat