Varri i hapur i Ballkanit është kolonializmi gjenocidal i Serbisë, JO ideja e Janshës!

Analiza

Varri i hapur i Ballkanit është kolonializmi gjenocidal i Serbisë, JO ideja e Janshës!

Prof.Dr.Mehdi Hyseni Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më 19 prill 2021 Në ora: 18:27
Janez Jansha

Prandaj, duhet ta rikujtojmë mikun tonë, kryeministrin slloven Janez Jansha, se me  atë “Non-paper” të tij nuk penalizohet kolonializmi gjenocidal i Serbisë në Ballkan. Së pari, si mbiprioritet i BE-së dhe i bashkësisë ndërkombëtare, duhet të jetë DEKOLONIZIMI I SERBISË në kuadrin e ndonjë Konference Ndërkombëtare për ridefinimin e kufijve të Ballkanit.

Me një fjalë, nuk mund të ketë kurrfarë procesi të bashkimit në Ballkan, pa dekolonizimin e Serbisë ! –Mbase kolonializmi gjenocidal shekullor i Serbisë (1878-2021), është rreziku permanent i paqes, i stabilitetit dhe i sigurisë së Ballkanit, Jo ideja sugjeruese dhe parashikuese  “Non-paper” e kryeministrit slloven, Janez Jansha. Këtë duhet kuptuar vetëm si një lloj testi politik për BE-në, përkatësisht për bashkësinë ndërkombëtare.

Ideja sugjeruese e Janshës nuk vret askë, por apelon për zgjidhjen e problemeve gjeopolitike në Ballkan

Kryeministri slloven Janez Jansha në “Non-paper” nuk ka parashikuar krijimin e “Shqipërisë së Madhe” (sepse kjo as historikisht, as ideologjikisht e as kombëtarisht) nuk ka ekzistuar në asnjë projekt apo axhendë të gjeopolitikës shqiptare, e as të formimit Serbisë së Madhe, sepse kjo ekziston dhe jeton, edhe sot, që nga viti 1878. Pra, është gabim i madh, kur thuhet dhe shkruhet, se gjoja serbët po duan të formojnë Serbinë e Madhe! –Ky është diletantizëm sui generis historik dhe politik, ngaqë SERBIA E MADHE EKZISTON, që nga Kongresi i Berlinit (1878), ku në territorin e saj, edhe sot kanë ngelur tri koloni shqiptare, siç janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Mirëpo, këto e kanë tejet vështirë  të shkolonizohen dhe t’i bashkohen Kosovës derisa  bashkësia ndërkombëtare ligjërisht sipas Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare nuk e zhvesh Serbinë e Madhe nga çdo formë e sistemit kolonialist të saj. Në këtë vështrim, duhet të përmednim, edhe tri(3) luftërat e fundit gjenocidale të Serbisë (1990-1999) në Kroaci, në BeH dhe në Kosovë, të cilat gjoja “janë bërë për krijimin e Serbisë së Madhe”, siç shkruajnë dhe pohojnë gabimisht  shumë njerëz të politikës e masmediave të ndryshme.), POR janë bërë për shkak të ZGJERIMIT TË KUFIJVE TË SERBISË SË MADHE. Kjo është e vërteta, sepse Serbia e Madhe ekziston dhe është e gjallë dhe, shumë e rrezikshme për territoret dhe popujt e saj fqinjë, sidomos për shqiptarët dhe për Shqipërinë etnike (1878-2021).

Në këtë kontekst, askush nuk mund të parashikojë e as të vendosë, që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë, para se kjo të bashkohet me Preshevën, me Bujanocin dhe me Medvegjën. Madje, Kosova nuk mund të aderojë as në BE, para se të bashkohet me Preshevën, me Bujanocin dhe me Medvegjën. Kjo vlen edhe për Shqipërinë, sepse pa bashkimin me Kosovën dhe me pjesët e tjera të Shqipërisë etnike, do të jetë i largët integrimi i saj në BE. Fundja,  ekziston frika dhe skepticizmi se, dy shtete shqiptare  do të mund të integrohen në BE?  Për më tepër, kur dihet se, Kosova ende nuk është subjekt juridik i së drejtës ndërkombëtare, duke qenë se  nuk njihet nga Organizata e Kombeve të Bashuara (2008-2021).

Janez Janasha, do të duhej të kërkonte një Konferencë Ndërkombëtare për Ballkanin

Do të ishte  tejet racionale dhe e pranueshme që Dokumenti fakultativ “Non-paper” i kryeministrit slloven Janez Jansha, të përmbante vetëm një KËRKESË,  jo vetëm për BE-në, por edhe për OKB-në, për Amerikën, e kjo është-ORGANIZIMI URGJENT I NJË KONFERENCE NDËRKOMBËTARE për   NDËSHKIMIN E KOLONIALIZMIT SHEKULLOR SERB  në Ballkan (1878-2021).

Pa rindërkombëtarizimin e kësaj “teme”, ideja sugjeruese e kryeministrit Janez Jansha, që parashikon “bashkimin e “Republika srpska” me Serbinë; bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, si dhe bashkimin e  “Herceg Bosnjës” me Kroacinë, është e paarritshme, sepse , së PARI, në “rend dite” të NJË KONFERENCE NDËRKOMBËTARE, do të duhej të vihej vetëm KOLONIALIZMI GJENOCIDAL i Serbisë në Ballkan (1878—2021).

-Sepse, derisa nuk penalizohet kolonializmi serb, Ballkani do të jetojë në ethe lufte (mos sot, nesër mund të shpërthejë ndonjë luftë, e shkaktuar nga Serbia, pavarësisht nga militarizimi i Ballkanit ).

Këtë duhet ta mbajnë parasysh të të gjithë liderët politikë dhe, të gjitha shtetet e Ballkanit, sepse derisa nuk flitet, nuk debatohet në asnjë nivel politik dhe diplomatik qoftë në kuadrin e BE-së, qoftë në OKB, qoftë në OSBE, qoftë nga popujt e kolonizuar të Ballkanit, në veçanti shqiptarët, të cilët qe 30 vjet (1990-2021), ndër të parët, do të duhej të kërkonin nga Evropa Perëndimore, nga Amerika dhe nga OKB-ja, që të organizonin NJË KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR NDËSHKIMIN E KOLONIALIZMIT GJENOCIDAL TË SERBISË SË MADHE.

Ky është problemi që e kërcënon dhe e rrezikon Ballkanin dhe Evropën, si dhe sigurinë e stabilitetin  në dimensione ndërkombëtare të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, JO  kursesi “Non-paper” e kryeministrit slloven Janez Jansha, që ipso facto  është vetëm një ide-sugjerim për qetësimin e Ballkanit. Asgjë më shumë.

Prandaj, nuk ekziston ndonjë arsye reale, që dikush të “preket aq shumë” nga një ide e tillë sugjeruese e paqësore e Janez Janshës, se ka ardhur koha që të  debatohen dhe të ridefinohen kufijtë artificialë ndërmjet Serbisë, Kroacisë, BeH dhe  Kosovës.

Këtë ide-sugjerim të “non-paper” të kryeministrit slloven Janez Jansha, sidomos politika dhe diplomacia shqiptare, duhet kuptuar seriozisht, sepse pa mbajtjen e NJË KONFERENCE NDËRKOMBËTARE PËR PENALIZIMIN E KOLONIALIZMIT TË SERBISË SË MADHE, nuk do të kenë gjasë të bashkohen as “dreqi me dreqin” se lëre më popujt e copëtuar dhe të kolonizuar në Ballkan nga ana e Serbisë, e Malit të Zi, e Greqisë dhe e Maqedonisë Veriore.

Pa dekolonizimin e Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është vetëm një fantazmë e trishtë !

Në këtë pikëvështrim, në asnjë kuptim, nuk ndihmon “Non-paper” e kryeministrit slloven Janez Jansha (gjoja se duhet bashkuar Kosova me Shqipërinë; “Republika srpska” me Serbinë etj.), ngase në asnjë rresht nuk flet për KOLONIALIZMIN SHEKULLOR TË SERBISË.

Mirëpo, këtë ide-sugjerim të kryeministrit slloven Janez Jansha e kanë pritur në “thikë” në veçanti ultranacionalistët serbomëdhenj kinse “nuk po u pëlqeka” ideja e bashkimit të “Republika srpska” me Serbinë, e cila është shkëputur dhe e krijuar me gjenocid,1992-1995. Ndërkaq, “harrojnë” kolonialistët dhe imperialistët fashistë serbë se vet e kanë krijuar “Republika srpska” me gjakun e qindra e mijëra viktimave myslimane boshnjake (ndër të tjera, këtë e dëshmon edhe Gjenocidi serb në Serbrenicë, ku forcat militare e paramilitare çetniko-serbe të Ratko Mladiqit, të Radovan Karaxhiqit, të Bilana Plavshiqit, të Vojislav Sheshelit, të Arkanit.. etj. kanë masakruar mbi  “8 mijë myslimanë boshnjakë brenda 23 ditësh, 11-22 korrik 1995” ).

Së fundi, idenë propozuese  paqësore të kryeministrit Janez Jansha e kanë problematizuar deri në atë shkallë me rrezikshmëri të lartë për sigurinë dhe për paqen e Ballkanit; si një lloj fantazme trishtuese, të gjithë ata që nuk duan ta shikojnë në sy, e as të merren me problemin e pazgjidhur kolonial dhe neokolonial imperialist të Serbisë së Madhe, e cila si “Piemont” i elemntit sllav, është ngulitur dhe formuar në Ballkan për bashkimin  e të gjithë sllavëve të Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat