Shqipëria në KS ka shans historik për demaskimin e kolonializmit sllav në tokat shqiptare në Ballkan

Analiza

Shqipëria në KS ka shans historik për demaskimin e kolonializmit sllav në tokat shqiptare në Ballkan

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 14 qershor 2021 Në ora: 18:19
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Siç jemi në dijeni, më 11 qershor 2021, Organizata e Kombeve të Bashkuara  në Nju-Jork zgjodhi  pesë anëtare të përkohshme në Këshillin e Sigurimit: “Shqipëria, Brazili, Emiratet e Bashkuara Arabe, Ganën dhe Gabonin. Mandati i tyre, do të fillojë më 1 janar 2022 dhe do të zgjatë dy vjet.  Këto  do t'u bashkohen SHBA-së, Britanisë së Madhe, Kinës, Rusisë dhe Francës (anëtare me status të përhershëm në KS) dhe pesë shteteve të tjera me status të përkohshëm në KS të OKB-së (Meksika,Norvegjia, Kenia, India, Irlanda)".

Pas pranimit si anëtare  e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (2021-2022), Shqipëria ka shansin historik, që të rindërkombëtarizojë çështjen e pazgjidhur koloniale të shqiptarëve në Ballkan (nën Serbi, nën Mal të Zi, nën Greqi dhe nën Maqedoninë Veriore).

Kjo është hera e parë në historinë e politikës dhe të diplomacisë së Shqipërisë, që pritet se  politika e jashtme dhe diplomacia e saj, do të angazhohen  dhe do të kontribuojnë në zgjdhjen e çështjeve të paqes dhe të sigurisë së ndërkombëtare me karakter global, siç janë : luftimi i terrorizmit, çarmatimi, zhdukja e varfërisë, e urisë, zgjidhja e konflikteve dhe krizave të ndryshme rajonale (Lindja e Afërt, Siria ,Irani, Ukraina, Korea Veriore etj.), çarmatimi, ndërtimi i paqes së qëndrueshme, çështja e të drejtave dhe lirive të njeriut, politika ndërkombëtare mbi klimën; problemet ekonomike dhe sociale të vendeve të pazhvilluara dhe të atyre në zhvillim...etj.

 

Në këtë vështrim, Shqipëria, duhet të jetë zëri më i fuqishëm dhe aktiv për respektimin dhe për zbatimin e së drejtës ndërkombëtare, gjithnjë duke u mbështetur në Kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe në të gjitha konventat, marrëveshjet, deklaratat dhe protokollet ndërkombëtare, me theks të posaçëm në mbrojtjen dhe në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Pikërisht,në këtë konktekst, Shqipëria pikësëpari, duhet t’ia dorëzojë Asamblesë së Përgjithshme Kërkesën  e saj zyrtare për Deklonizimin e  shqiptarëve dhe të më se gjysmës së territorit të Shqipërisë Etnike në Ballkan.  

Edhe pse Shqipëria në 30-vjetshin e fundit nuk ka luajtur ndonjë rol të rëndësishëm në OKB, kur është fjala   për shkolonizimin e shqiptarëve në Ballkan e as për pavarësimin e Kosovës, tani, zgjedhja e saj si anëtare e përkohshme e KS-së së OKB-së, do të ishte me interes për të gjithë shqiptarët, nëse politika dhe diplomacia e saj, do të përqëndroheshin në  rindërkombëtarizimin e zgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan. Ndryshe, nuk do të ketë asgjë të re për fatin e më se gjysmës së shqiptarëve të kolonizuar dhe të copëtuar, sikur këtu e 100 vjet më pare (1912-2021).  

Për Shqipërinë është me interes dhe me rëndësi të madhe zgjedhja e saj si anëtare e përkohshme e KS-së të OKB-së, mbase kjo është epiqendra-zemra   diplomatike dhe politike botërore, ku shqyrtohen dhe miratohen vendime të rëndësishme  për zgjidhjen e problemeve globale. Këtu, do të dëgjohet edhe zëri i Shqipërisë krahas  pesë  anëtareve të  përhershme (Amerika, Ruisa, Kina, Britania e Madhe, Franca), si dhe 9 anëtareve të tjera me status të përkohshëm, që nuk kanë të drejtën e VETO-s. Ndaj Shqipëria, duhet ta kapitalizojë këtë shans historik, duke shtruar para bashkësisë ndërkombëtare çështjen e pazgjidhur koloniale shqiptare në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat