Një propozim mbi përshpejtimin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Analiza

Një propozim mbi përshpejtimin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Nga: Michael Emerson & Milena Lazarevic Më: 17 korrik 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Është mëse e e qartë se askush nuk është i kënaqur me status quo-në aktuale në Ballkanin Perëndimor. Siç janë aktualisht punët, nuk ka gjasa që vendet e rajonit të shënojnë një përparim të papritur dhe thelbësor drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Për të dalë nga ky ngërç, është e nevojshme që të distancohemi nga disa tipare të modelit rigoroz të anëtarësimit të përdorur për zgjerimet e mëparshme të BE-së, duke e mbajtur si qëllimin përfundimtar anëtarësimin e plotë.

Ideja e propozuar nga rrjeti i grupeve të studimit të Ballkanit Perëndimor, Rrjeti “Think forEurope” (TEN) dhe Qendra për Studime të Politikave Evropiane (CEPS) me qendër në Bruksel, kërkon që procesi i anëtarësimit të shpaketohet në disa elemente funksionalë, sektorialë dhe institucionale që lejojnë një anëtarësim të pjesshëm dhe progresiv në disa faza, bazuar në nivelin e progresit të arritur dhe nën monitorimin e rreptë dhe kushtëzimin e Brukselit.

Detajet dhe kushtet e këtij procesi të ri do të ndryshojnë midis Këshillit të BE-së, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, si dhe organeve konsultative, agjencive dhe programeve të BE-së. Në disa raste mund të jetë një dialog politik të strukturuar politik, në të tjerat vendet aspirante mund të fitojnë nga statusi i vëzhguesit deri në një pjesëmarrje më të plotë.

Në fakt, përfitimet e prekshme për qytetarët e rajonit, dhe mundësitë për integrimin gradual në politikat dhe programet e BE – përfshirë statusin e mundshëm të vëzhguesit në takimet përkatëse të BE për çështje me rëndësi thelbësore për ta – janë theksuar tashmë që në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit, si mjete për të rritur joshjen politike të këtij procesi nga qytetaret e Ballkanit Perëndimor.

Por pas miratimit të saj, këto ide kanë mbetur kryesisht të pa adresuara. Për pasojë, nëgjendjen aktuale të gjërave, përfitimet kryesore politike dhe socio-ekonomike të procesit të pranimit ka të ngjarë që të shfaqen vetëm në momentin e anëtarësimit.

Instrumentet kryesore për zbatimin e këtij propozimi, do të ishin së pari miratimi nga Bashkimi Evropian i një teksti ligjërisht të saktë, që të përcaktojë hapat progresivë në procesin e diferencuar të anëtarësimit.

Dhe së dyti në miratimin e marrëveshjeve ligjërisht të detyrueshme me shtetet kandidate, tëcilat përcaktojnë kalimin nga njëra fazë në tjetrën. Precedentët për këtë lloj integrimi ekzistojnë tashmë. Bashkimi Monetar Evropian dhe Shengeni janë shembujt kryesorë.

Por përpjekje shtesë duhet të bëhen edhe në zhvillimin e plotë të modeleve për fazat specifike të anëtarësimit dhe kushtet e tyre shoqëruese. Që të zbatohet siç duhet integrimi i diferencuar në procesin e zgjerimit, vendimet për të çuar përpara qasjen në të drejta të caktuara, ose nëse është e nevojshme, për t’i ndalur ato, do të duhet të bazohen në një metodologji më të hollësishme, koherente dhe sasiore për performancën e vlerësimit në “kapituj” të ndryshëmnë lidhje me kushtet më të mirë–speficikuara.

Shoqëria civile në rajon, ka paralajmëruar shpesh se korniza ekzistuese e negociatave për sundimin e ligjit ishte joefektive, kur bëhej fjalë për të trajtuar çështjet e kapjes së shtetit dhe prapambetjes demokratike në Ballkanin Perëndimor.

Pajisja me një metodologji të përmirësuar të qasjes së anëtarësimit me faza, jo vetëm që do të siguronte kuptimin e duhur të problemeve më të thella të qeverisjes, por do të zvogëlonte gjithashtu rreziqet e dëmtimit të funksionimit të BE-së përmes fuqive të vetos nga demokracitë më të brishta.

Përmirësimet në këtë aspekt, mund të kontribuojnë edhe për ta bërë procesin më të besueshëm dhe bindës në sytë e të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Nuk do të kishte mënyrë më të mirë për të nisur adresimin e këtyre propozimeve, sesa duke i vendosur ato në axhendën e Konferencës për të Ardhmen e Evropës. / bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat