Si po ia dalin të qëndrojnë ende në pushtet komunistët në Kubë

Analiza

Si po ia dalin të qëndrojnë ende në pushtet komunistët në Kubë

Nga: Walter Russell Mead Më: 18 korrik 2021 Në ora: 22:51
Kubë

Protestat e fundjavës së shkuar në mbarë Kubën, përbëjnë testin më të fortë për vendin  komunist që nga shembja e Bashkimit Sovjetik. Por sistemi i themeluar nga Fidel Castro është i qëndrueshëm,dhe ata në krye ndodhen ende në pozita të konsoliduara.

Pasi habisë fillestare, autoritetet reaguan shpejt dhe me forcë, duke ndërprerë shërbimin e internetit, dhe duke kombinuar forcat e policisë me grupet e dhunshme të mbështetësve të regjimit për t’i shtypur sa më shpejt protestat e shumë-përhapura.

Shumë analistë prisnin që regjimi të shpërbëhej që në vitet 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e la ishullin të izoluar politikisht, dhe kur u ndërprenë subvencionet që e kishin mbajtur në këmbë ekonominë kubane gjatë Luftës së Ftohtë.

Mungesa e përhapur e ushqimeve dhe energjisë elektrike, sollën atë që vetë Castro e quajti “periudha e veçantë”, por një përzierje e shtypjes së pamëshirshme dhe oportunizmit të zgjuar e mbajti në pushtet Partinë Komuniste.

Castro gjeti burime të reja të të ardhurave për të zëvendësuar ndihmat që merrte dikur ngaBashkimi Sovjetik. Turizmi solli valutë të huaj nga evropianët dhe kanadezët që kërkonindiell dhe seks. Venezuela e Hugo Chávez i siguroi energji në këmbim të ndihmës politike dhe ushtarake kubane.

Havana e dha me qira jashtë shtetit personelin e saj mjekësor, dhe Castro shfrytëzoi në mënyrë cinike lidhjet familjare midis kubano-amerikanëve dhe të afërmve të tyre në ishull. Lejimi i këtyre të fundit për të vizituar ishullin dhe për të dërguar para tek anëtarët e familjes së tyre të përvuajtur,solli në ishull dollarët e nevojshëm.

Qeveria komuniste ngriti një rrjet dyqanesh që përdornin vetëm dollarë,të cilët shisnin mallra e pakta me çmime të larta për t’i mbajtur për vete të ardhurat. Castro ika parë gjithmonë me dyshim forcat e tregut, dhe pavarësisht këshillave nga Pekini, zgjodhi të mos ndiqte modelin kinez apo atë vietnamez.

Megjithatë kur kohët ishin veçanërisht të vështira, ai zbatoi disa reforma të kufizuara të ekonomisë së tregut, duke i anuluar kur u përmirësuan kushtet. Po ashtu për të forcuar regjimin, ai manipuloi rrjedhën e burimeve.

Havana do të lejonte një sektor të pavarur të biznesit në ishull, ndërsa investitorët e huaj u monitoruan me kujdes. Asnjë investitor i vetëm, korporatë apo individ, nuk u lejua të grumbullojë asete të mjaftueshme për të paraqitur ndonjë lloj kërcënimi politik për strukturën e pushtetit.

Raúl Castro, që ishte për shumë kohë në krye të forcave të armatosura, siguroi që oficerët besnikë të ishin përfituesit kryesorë të industrisë së turizmit në rritje, dhe që ushtria, shteti ose Partia Komuniste të ishin partneri i privilegjuar në ndërmarrjet e përbashkëta me investitorët e huaj.

Ky sistem nuk e bëri ishullin të begatë, por mbajti në krye të pushtetit vëllezërit Castro. E mbështetur nga ushtria, Partia Komuniste, që ka një rrjet mbarëkombëtar mbikëqyrësish dhe zbatuesish të masave, e mbron regjimin në çdo moment.

Ky i fundit siguron që mbështetësit e tij të kenë prioritet në raport me çfarëdolloj burimesh të disponueshme. Askush nuk duhet të mendojë se qeveria kubane dëshiron një marrëdhënie normale tregtare me SHBA-në.

Embargoja amerikane, e cila lejon tregtinë e ushqimeve dhe furnizimeve mjekësore, është njëkohësisht një justifikim i përshtatshëm dhe një mjet i rëndësishëm politik për Havanën.

Ajo është një justifikim i mirë për 60 vitet e dështimeve ekonomike (edhe pse shembulli i Venezuelës aty pranë, tregon se socializmi mund të prodhojë varfëri dhe mjerim masiv edhe pa një embargo nga ana e SHBA-së).

Po ashtu, ajo parandalon makthin më të madh të besnikëve të regjimit:një valë investimesh të mëdha kubano-amerikane që rigjenerojnë ekonominë kubane, duke i dhënë fund monopolit të burimeve që mban qeveria komuniste në pushtet.

Pyetja për Havanën, është nëse ky sistem plot me të meta mund të dërgojë ende të mira materiale tek mbështetësit e saj më të fortë, nga të cilat varen trashëgimtarët e Castros. A janë të gatshëm gangsterët që formojnë shtyllën kurrizore të pushtetit komunist, që ta shtypinopozitën për aq kohë sa duhet?

Deri më tani, ata i janë përgjigjur thirrjes së presidentit Miguel Diaz-Canel:“Të gjithë revolucionarët e vendit, të gjithë komunistët, të dalin në rrugë!”. Po sa do të durojnë ata në këto kushte? Sa e lumtur është ushtria kubane, pa të ardhurat nga turizmi? Dhenë rastin me ekstrem:A është ajo aq besnike sa të qëllojë protestuesit në rrugë?

Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve do të përcaktojnë tani për tani rrjedhën e ngjarjeve në Kubë. Por në planin afatgjatë, pyetja është nëse “paraziti” mund të gjejë “bartës” të rinj:A do tëmundet qeveria kubane të përdorë armiqësinë kineze dhe ruse ndaj SHBA-së, për të siguruar një fluks të ri të ardhurash afatgjata?

Ndërsa Diaz-Canel fajëson Amerikën për trazirat aktuale, administrata Biden nuk do tamirëpriste paqëndrueshmërinë në ishull. Në vitin 1980 Castro reagoi ndaj trazirave duke lejuar rreth 125.000 kubanë të largoheshin drejt SHBA-së, duke i krijuar jo pak probleme presidentit të atëhershëm amerikan Jimmy Carter.

E ndikuar pa asnjë dyshim nga ndjenjat antikomuniste të Kryetarit të Marrëdhënieve të Jashtme në Senatin Amerikan Bob Menendez, si dhe nga pushteti i Floridës në Kolegjin Zgjedhor, administrata Biden ka lënë në fuqi sanksionet e vendosura gjatë epokës Trump mbi Kubën.

Megjithatë në qoftë se ngjarjet në ishull nuk do të dalin me shpejtësi jashtë kontrollit, Uashingtoni ka më shumë të ngjarë të frenohet dhe të pranojë status quo-në aktuale kubane,sesa të ushtrojë një presion të fortë për ndryshime politike. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat