Plani për ndarjen e Evropës, ja pse Putinit mund t’i “ngecë sharra në gozhdë”

Analiza

Plani për ndarjen e Evropës, ja pse Putinit mund t’i “ngecë sharra në gozhdë”

Natalie Nougayrède Nga Natalie Nougayrède Më 21 tetor 2018 Në ora: 18:44
Vladimir Putin

Ish-kryeministri rus Viktor Çernomërdin tha dikur batutën e famshme:”Ne donim më të mirën, por ajo doli vetë si gjithmonë”. Kur zyrtarët holandezë, britanikë dhe amerikanë javën e kaluar, denoncuan sulmet e koordinuara të kibernetike të Rusisë – objektivat e të cilave variojnë nga sportive organet anti-doping tek vëzhguesit ndërkombëtare të armëve kimike – u duk sikur thënia e Çernomërdin kishte një kuptim të ri.

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve që bëri Kremlini për organizimin e duhur të Kupës së Botës këtë vit, si një dëshmi e hapjes së Rusisë ndaj botës, duket se vazhdojnë të bëjnë bujë lajmet rreth gabimeve të shërbimeve të tij sekrete, në fakt jo aq të tilla.

Bellingcat, një uebsajt investigative, publikoi emrin e agjentit të dytë rus të përfshirë në helmimin e Sergeri Skripal dhe vajzës së tij. Reagimet zyrtare ruse, kanë filluar nga denoncimi i një “fushate propagandistike të menaxhuar nga skena”, për të sfiduar “histerinë perëndimore në lidhje me spiunët e supërfuqishëm kibernetikë rusë”.

Por, për një president rus, që mburret për efikasitetin e vet, dhe e bën Rusinë të duket e fuqishme, të gjitha këto janë një pengesë të madhe. Madje edhe shtetet e vogla perëndimore të Europës, me asnjë histori të ndonjë përballjeje të tensionuar gjeopolitike më Rusinë, mund ta shohin veten të shënjestruara.

Si adoleshent, Putini ishte i hipnotizuar nga filmat sovjetikë me spiunë të viteve 1960. Në vitet e para të presidencës së tij, pika e tij e fortë ishte efikasiteti i tij. Një nga arsyet që ai u bë president, ishte se ai do të provonte vlefshmërinë e tij ndaj “familjes” së Jelcinit (siç ishte quajtur) gjatë drejtimit të shërbimeve sekrete të FSB-së.

Agjentët e tij, u urdhëruan të fusnin në një kurth seksual prokurorin e përgjithshëm rus Juri Skuratov, në mënyrë që ta pengonin atë të hetonte marrjen e ryshfeteve nga zyrtarë të nivelit të lartë. Shumë shpejt, një videokasetë e transmetuar në televizionin shtetëror e kishte diskredituar plotësisht Skuratovin.

E gjithë kjo do të thotë: konferenca për shtyp, në të cilën qeveria holandeze akuzoi agjensinë e inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU, se shënjestroi Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, nuk përputhej saktësisht me narrativën e Putinit për një Rusi të rilindur.

Detaji më fatkeq i të gjithave, ishte se një nga agjentët e GRU, kishte ruajtur faturën e udhëtimit me një taksi në Moskë, çka tregonte se ai kishte udhëtuar në aeroport nga një rrugë tjetër pranë zyrave të agjencive të inteligjencës.

Pavarësisht aspektit komik të kësaj ngjarje, Europa duhet të nxjerrë një mësim më të gjerë nga ajo: përçarja e nxitur nga Kremlini, nuk mund të përshkruhet më së shumti si një strategji që synon mbajtjen e shteteve satelitore ish-sovjetike nën sundimin e Moskës.

Përkundrazi, përpjekjet e Rusisë për të minuar institucionet, janë tashmë të dukshme në të gjithë Evropën. Që prej shembjes së komunizmit, evropiano-lindorët, kanë ndjerë shpesh se mendimet e tyre anti-ruse janë përqeshur nga evropiano-perëndimorë si histerike, dhe të fiksuar pas neo-imperializmit që gjallon në Moskë.

Pasi Estonia u godit nga një sulm i madh kibernetik rus në 2007, disa në Paris apo Berlin shqetësoheshin se një ditë rreziku mund të shtrihej më tej në perëndim. Tani, me Holandën kaq shumë të ekspozuar ndaj veprimeve ruse, është bërë gjithnjë e më e qartë se vendet e vogla edhe perëndimore evropiane me asnjë histori e konfrontimeve të tensionuara gjeopolitike me Rusinë, mund ta shohin veten në shënjestër.

Mes holandezëve dhe rusëve, nuk ka asnjë trashëgimi të rivalitetit mes fuqive. As Hollanda nuk është një nga ato të vendeve evropiane, që kanë përjetuar historikisht agresionin më të keq të Rusisë apo sovjetikëve, qoftë në Luftën e Dytë Botërore, gjatë komunizmit, apo më herët.

Ajo që i bëri holandezët një objektiv, është se ata janë përgjegjës për sigurinë e OPCW, me seli në Hagë. Por holandezët nuk janë vetëm në këtë valle. Më parë gjatë këtij viti, Greqia – një vend pro-rus dhe i krishterë ortodoks – deoncoi ndërhyrjen e Rusisë në punët e saj të brendshme, rreth mosmarrëveshjes mbi emrin e Maqedonisë.

Ngjashëm, Emanuel Makron i Francës, ka deklaruar se Rusia kërkon të ”shpërbëjë BE-në” – një deklaratë e habitshme nga udhëheqësi i një vendi, që tradicionalisht ka provuar të ketë një marrëdhënieje të veçantë me Moskën, që nga koha e Sharl De Golit. Disa analistë në Berlin, e zbulojnë gjithashtu një ton më të ashpër në qasjen e Gjermanisë ndaj Rusisë – me një fokus të ri në mbajtjen më afër të Evropës Qendrore, në vend se të përpiqet të bashkëpunojë me ngushtë me Moskën.

Agjentët rusë të kapur në Hagë, kishin plane për të kryer operacione të mëtejshme, kundër një laboratori në Zvicrën neutrale – vështirë se një vend mund të pretendojë të jetë pjesë e nënshtrimit të supozuar të NATO-s nga Rusia. Kur vjen puna te kuptimi i qëllimeve të Putinit, linja e ndarjes së vjetër europiane Lindje-Perëndim, po bëhet e parëndësishme.

Ajo që ka të ngjarë të bëhet më e spikatur, është një model të cilin Kremlini ka qenë i angazhuar për ta kultivuar:simpatitë ideologjike, që dalin nga populistët e ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën, si në lindje (Viktor Orban i Hungarisë), ashtu edhe në perëndim (Mateo Salvini i Italisë).

Hija e gjatë e ndarjes lindje-perëndim, nuk do të zhduket brenda natës: lindorët që jetonin në perëndimin e robëruar, siç e përshkroi dikur shkrimtari Milan Kundera bllokun sovjetik, kanë kujtime që të tjerët nuk i kanë. Më së paku, kriza e refugjatëve e vitit 2015, e bëri më të dukshëm hendekun lindje-perëndim.

Por, siç më tha një zyrtar i nivelit të lartë gjerman këtë javë, veprimet e Rusisë mund të japin një nxitje për unitetin evropian, në vend se të thellojnë mosmarrëveshjet. Tani është e mundur që evropiano-perëndimorët, të ndjejnë një afërsi të re me polakët dhe balltikët, që e kanë paralajmëruar prej kohësh Brukselin mbi shkeljet e Rusisë, por që ndjenin (sidomos para luftës në Ukrainë) se ishin si një zë i vetmuar në shkretëtirë. Në fund, asionet ruse mund të ndihmojnë në mbylljen e disa hendeqeve në empatinë evropiane. Ky nuk është një film me spiunë, që do t’i pëlqente Putinit./ “The Guardian”/ Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat