Gratë, pasi e kanë transformuar një burrë në qengj, arrijnë gjithnjë ta bindin se është luan dhe se ka një karakter të hekurt

Analiza

Gratë, pasi e kanë transformuar një burrë në qengj, arrijnë gjithnjë ta bindin se është luan dhe se ka një karakter të hekurt

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 09:08
Foto

Disa thënie të veçanta për femrat nga kryevepra e Balzak, “Komedia njerëzore”.

“Gratë, pasi e kanë transformuar një burrë në qengj, arrijnë gjithnjë ta bindin se është luan dhe se ka një karakter të hekurt”.

“Të gjitha gratë kanë një sjellje fitimtare, një pozë të studiuar, me të cilën bëhen tejmase të admirueshme. Disa, në sallone, e kalojnë kohën duke rregulluar tylet e dekoltesë, ose duke drejtuar supet e fustanit, të tjera qëndrojnë duke vështruar tavanin për të nxjerrë në pah shkëlqimin e pupilave”.

“Thonë se njerëzit janë të egër, edhe tgrat gjithashtu; por, as mizoritë e tigrave, as të nepërkave, as të diplomatëve, as të përfaqësonjësve të ligjës, as të xhelatëve, as të mbretërve nuk mund të paraqesën me dashurinë plot vrerë, me ligësinë e ëmbël, me përbuzjen barbare që tregon një vajzë kundrejt tjetrës, kur njëra e quan veten më të bukur, më të lartë nga fisi e nga pasuria se tjetra, sidomos kur bëhet fjalë për martesë dhe për epërsi; me një fjalë, mizoritë që përmendëm, nuk mund të paraqiten me rivalitetin që kanë gratë midis tyre”.

“Një femër e dashuruar është më mendjehollë për të krijuar ndryshime, se sa e shkathët për të ndryshuar që t’i pëlqejë të dashurit të saj”.

“Ka disa femra që, kur i braktis i dashuri, venë dhe ia rrëmbejnë nga duart kundërshtares, ose e vrasin atë, ose e degdisin në fund të botës; këto gra i ka rrëmbyer dallga fisnike e pasionit më të lartë nga çdo drejtësi njerëzore; kjo ka bukurinë e saj. Ka femra të tjera që, kur gjenden ballë përballë me fatkeqësinë, ulin kokën dhe vuajnë në heshtje; në rrugën drejt vdekjes, ato ecin gjysmë të vdekura, të ndrydhura, qajnë dhe e ndiejnë fajtorin, luten për të dhe e kuptojnë gjer në çastet e fundit të jetës; de kjo është dashuri, dashuria e vërtetë, dashuria e engjëjve, që ka dhimbjen si ushqim dhe prej dhimbjes vdes”.

“Të ndjesh, të dashurosh, të vuash, të jepesh kokë e këmbë; ky është libri i jetës së një femre”.

“Rrudhosja e lëkurës është një fakt i pashpjegueshëm, e prapë së prapë i natyrshëm, i cili qysh nga krijimi i botës, i ka hedhur në dëshpërim mjekësinë dhe gratë”.

“Ç’i shtyn gratë të shohin, zakonisht, vetëm të metat te një njeri i talentuar dhe vetëm cilësitë te një budalla? Ato kanë simpati të madhe për cilësitë e budallait që lëvdon të metat e tyre, kurse njeriu i talentuar, që ndjehet superior ndaj tyre, nuk u jep as kënaqësi për t’i kompensuar këto të meta”.

“Në çdo cast të jetës, dhimbja e prek më thellë gruan se sa burrin, përderisa ajo vuan edhe më tepër”.

“Zemra e një nëne është një humnerë, në fund të së cilës gjendet gjithnjë falja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat