E gjithë familja bashkë! Linda, Zaho, Greg dhe Rea pranë kryeministrit Rama për ekspozitën në Berlin

Art

E gjithë familja bashkë! Linda, Zaho, Greg dhe Rea pranë kryeministrit Rama për ekspozitën në Berlin

Më: 26 janar 2019 Në ora: 12:14
Familja e Rames

Familja e kryeminsitrit Edi Rama ka udhëtuar e gjitha drejt Berlinit për të qenë e pranishme në ekspozitën e çelur me veprat e kryeministrit shqiptar atje.

E një foto familjare të të gjithëve bashkë, kryeministri ka zgjedhur ta ndajë me gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke e shoqëruar thjesht me fjalën “Berlin”, me gjasa sepse fotoja flet vetë.

E sigurisht që vëmendja e të gjithëve do t ëjetë te më i vogli i familjes Rama, Zaho. Vogëlushi qëndron pranë babi Edit e ndërsa sytë e mami Lindës e të motrës Reas nuk kanë sesi të shkëputen prej tij. Ajo që bie në sy është marrëdhënia tejet miqësore që Gregu, djali i madh i kryeministrit Edi Rama, ka me bashkëshorten e të atit. Artisti i ka hedhur dorën në qafë Lindës si të ishin dy miq të vërtetë.

Siç shkruajnë mediat e tjera shqiptare, kryeminsitri Edi Rama për herë të parë po ekspozon skulpturat e tij me titull ‘Work’ (Puna) në galerinë Carlier/Gebauer në Berlin.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat