Bota e madhe e piktorit me aftësi ndryshe që nuk u pranua në Lice!

Art

Bota e madhe e piktorit me aftësi ndryshe që nuk u pranua në Lice!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 13:13
Denis Maloku

Denis Maloku është djaloshi 18 vjeçar më një histori të veçantë, sa të dhimbshme po aq edhe të bukur. Denisi ka lindur me një deformim në veshë dhe nuk dëgjon por komunikon, me vështirësi por arrin të komunikojë. Ky djalosh vjen nga një familje e thjeshtë tironsash, me prindër shembullorë e shumë punëtorë, që si motiv kanë vetëm punën e këtë ndjenjë i kanë kultivuar edhe Denisit. Talentin e pikturës ai e ka dhuratë nga Zoti. Denisi ka lindur me pikturën, por familja e tij e  zbuloi këtë në kohën që ai ishte në nëntëvjeçare.

Më pas kur Denisi donte të vazhdonte studimet në Lice, ai nuk u pranua nga kjo shkollë duke e detyruar të bëjë kurse private për pikturë e duke treguar edhe njëherë se fëmijët me aftësi ndryshe nuk mbështeten përkundrazi ata refuzohen dhe kështu i gjithë “sensibilizimi” mediatik që ata flasin gjithë kohës është tërësisht falls. Familja e Denisit është kujdesur shumë për të nxjerrë në pah artin e tij dhe këtë herë u drejtuan në redaksinë tonë për të bërë publike punën e tij.

Pikturat e Denisit janë të mbushura plot jetë, ai pikturon që nga sendet, kafshët shtëpiake, peizazhe e deri tek portretet e personazheve publike që ai i pëlqen aq shumë. Ne kemi mbledhur pikturat e tij dhe i kemi renditur më poshtë ku edhe mund t’i shikoni vetë madje pse jo edhe t’ia përcillni atyre. Ai frymëzohet në gjithçka sheh dhe kënaqet kur idetë e tij, ashtu siç ai mendon dhe shikon i hedh në letër dhe i pikturon. Denisi është i apasionuar edhe pas makinave, ai ndjek garat me makina dhe pikturon të tilla. 

Thonë, krijuesit e artit janë një botë e pafund. Ata janë të pashtershëm. Kanë imagjinatë magjepsëse. Ashtu është edhe Denisi, nëse një tipar i tij është minimizuar është fuqizuar një tjetër, ai i hedhjes në pikturë të botës së tij. Pikturat e tij duket sikur kanë jetë, sikur flasin dhe nuk është e vështirë ta kuptosh, mjafton të hedhësh një sy. Talent i Denisit është talent i pastër, i pastisur, ai  atë që ndjen e jetëson në pikturë. Një ditë Denisi do bëhet i madh në pikturë, po aq sa e madhe është edhe bota e tij. Një piktori i madh është një njeri i madh në shpirt. Shihni pikturat e tij , mrekullohuni dhe pse jo, porosisni dhe bëni tuajën një prej tyre. Ndiqni Denisin në rrjetin social instagram në adreswn @denis_makoku,  ku edhe mund të zgjidhni pikturën që ju ka prekur zemrën.. !BS

Image
Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat