“Piktorët Ulqinakë në Tiranë”

Art

“Piktorët Ulqinakë në Tiranë”

Më: 24 mars 2019 Në ora: 16:02
Pamje nga ekspozita

“Piktorët Ulqinakë në Tiranë” titullohet ekspozita, që u çel për publikun mbrëmjen e djeshme në Muzeun Historik Kombëtar.

Me veprat e autorëve të njohur nga Ulqini si  Bilal Nikeziq, Edin Kapllani, Naser Hasa, Vahida Hasanaga Nimanbegu, ekspozita ofron një larmi veprash në pikturë.

Aty u prezantuan dhjetëra vepra që janë krijime të autorëve, të cilët  kanë studiuar në shkollën e Beogradit, Prishtinës dhe më tej.

Në këtë ekspozitë, dalin në pah pikturat ndërthurje të larmishme të  ngjyrave, të cilat shprehin dhe paraqesin artin ulqinak dhe qytetin e Ulqinit me karakteristikat e tij.

Arti i piktorëve nga Ulqini është një moment i bukur që tregon edhe  shkëmbimnt të vlerave tona mbarëkombëtare.

Piktorët e Ulqinit nuk sjellin vetëm dritën e qytetit, por dhe një atmosfere moderne piktoreske që ndërthur sëbashku formën,  ritmin dhe dinamikën e objekteve që organizohen në çdo element.

Ekspozita “Piktorët Ulqinakë në Tiranë” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 Mars.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat