Gjakova hap ekspozitë për garë mjedisore

Art

Gjakova hap ekspozitë për garë mjedisore

Më: 28 mars 2019 Në ora: 19:39
Gjakova hap ekspozitë për garë mjedisore

Në kuadër të projektit "Zbatimi i skemës së ndarjes së mbetjeve të ricikluara në burim”, në Gjakovë është hapur sot ekspozita “Reuse Art”, në të cilën klubet e gjelbra të shkollave të kësaj komune kanë prezantuar punimet me materialet e ricikluara.

Në emër të Komunës së Gjakovës, udhëheqësja e sektorit për menaxhim të mbeturinave, Albana Hana Bakalli ka falënderuar të gjitha klubet e gjelbra, GAC-in dhe GIZ-in, por dhe gjithë qytetarët, të cilët po angazhohen çdo ditë për garën për një Gjakovë të pastër.

Ndryshe, Gjakova është duke zhvilluar planin për përcaktimin e tarifave për mbeturina, plan operativ që do të funksionalizojë shtrirjen e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në komplet territorin e Gjakovës.

Gjithashtu është duke vijuar riorganizimi dhe pajisja me kontejnerë për mbeturinat në zonën e qytetit, si dhe shtë zhvilluar identifikimi i klientëve në shërbim dhe nevojat përkatëse.

Nën implementimin e GAC-it, janë duke u zgjeruar projektet konkrete për riciklim në lagjet e qytetit, biznese dhe institucione duke u pasuar me kampanjë vetëdijesuese nëpër shkolla për një mjedis të pastër.

Të gjitha këto GIZ-i gjerman në partneritet me GAC-in dhe konsulentët e jashtëm janë duke i funksionalizuar me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe krijimin e kushteve për një qytet ekologjik.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat