Nga ekspozita “Gjurmët Këtu dhe Atje” e skulptorit Mal Myrtaj në Pejë

Art

Nga ekspozita “Gjurmët Këtu dhe Atje” e skulptorit Mal Myrtaj në Pejë

Nga: Rexhep Elezaj Më: 31 mars 2019 Në ora: 17:04
Eksponate në bronz

Mbrëmë, në galerinë e arteve në qytetin e Pejës, u mbajt ekspozita skulpturore dhe në pikturë e autorit, Mal Myrtaj, skulptor akademik, e cila, përveç se u mirëprit me mjaft kënaqësi dhe dashamirësi nga shumë pjesëmarrës të cilët kishin ardhur në hapjen e saj solemne, mbase shënon hapjen e saj për 10 ditë rresht, sikur që shënon edhe kthimin në atdhe të skulptorit tonë të madh, i cili për më shumë se 30 vite ka punuar dhe krijuar vepra artistike në Zvicër dhe Gjermani, saktësisht në qytetin Singen afër kufirit me Zvicrën.

Pas hapjes së ekspozitës nga moderatori i kësaj mbrëmjeje të bukur artistike në qytetin e Haxhi Zekës, Pejën e artistëve, aktorëve, heronjve dhe mijëra dëshmorëve të Kosovës, e cila si nuse me kurorë shtrihet buzë bjeshkëve magjepse të alpeve të Rugovës, për biografinë, punën dhe krijimtarinë e skulptorit Mal Myrtaj i pari foli z. Zymer Mulliqi, drejtor i galerisë, i cili paraqiti veprimtarinë krijuese të tij në mërgim, duke e vlerësuar lartë kontributin e tij në afirmimin e kulturës shqiptare në Gjermani dhe më gjerë.

Më pas poeti Agim Desku lexoi poezinë me titull; “Ikonës së gjallë, skulptorit Mal Myrtaj”, kushtuar mikut të tij, si një surprizë për të, edhe pse aktorëve të gjallë, siç tha ai, nuk u thuret poezi, por Mala e ka merituar atë me veprimtarinë e tij të madhe krijuese në skulpturë dhe artin pamorë.

Image

Në fund autori i kësaj ekspozite, skulptori Mal Mayrtaj, duke i falënderuar gjithë të pranishmit, në mesin e të cilëve pati poet, artist, shkrimtarë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Ali Lajçi, arsimtarë e mësuese si dhe qytetarë të shumtë, i emocionuar tha se kjo ekspozitë mbase shënon kthimin e tij definitiv nga mërgimi në “Venedikun” shqiptar, e që ajo është Peja e artistëve dhe krijueseve të shquar shqiptar, pra kthim në folenë dhe bukurinë e ëndrrave të tij të rinisë, pjesë te të cilave e realizoi, për fat të keq, larg atdheut dhe miqve të tij krijues..!

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat