Petrit Halilaj, një prej emrave në Bienalen e Lionit në Francë

Art

Petrit Halilaj, një prej emrave në Bienalen e Lionit në Francë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 12:21
Petrit Halilaj

Artisti Petrit Halilaj do të jetë njëri prej pjesëmarrësve në Bienalen e Lionit.

Një prej artistëve më përfaqësues nga Kosova viteve të fundit, fitues i disa çmimeve prestigjioze, mes tyre edhe Mario Merz Prize dhe mirënjohje speciale në Bienalen e Venecias, Halilaj do të paraqitet me punët e tij në këtë organizim.

Bienalja e Lionit këtë vit mban edicionin e 15-të, prej 18 shtatorit 2019 e deri me 5 janar 2020.

Where the Waters Mix – Ku ujërat përzihen, është koncepti i këtij edicioni, kuruar nga Jean de Loisy.

Image

Artistët do ta paraqiten me punët e tyre në Les Usines Fagor në Lion të Francës.

Mes punëve më të mira të Halilajt ndër vite kanë qenë pjesëmarrja e tij në Bienalen e Venecias, Petrit Halilaj: RU në New Museum dhe pjesëmarrje tjera.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat